Mos prisni ta ndëshkojë kush Boden

redaktor

Nga Bedri Islami

Disa kohë më parë, kur në DITA kam shkruar për mosndëshkimin e krimit, sidomos kur vjen nga politika dhe oligarkia financiare e lidhur me të, një analist nga Italia më është përgjigjur se vendi tani ka nevojë për qetësi e pajtim, e jo për ndëshkim.

Unë vazhdoj të rri në mendimin e parë: Ndëshkimi është shfaqje e qytetarisë së një kombi, i cili nuk e lidh veten me të keqen, përkundrazi, bëhet pjesë e aktit të së Vërtetës dhe përmes saj bën të njohur mesazhin se nuk mund të ketë përparim dhe jetesë të përbashkët, nëse, edhe në kupolën drejtuese të shtetit, krimi është ulur si në shtëpinë e tij.

Në 25 vitet e fundit krimi ka pasur një strukturë tjetër: Pak herë ka qenë krim politik, si më herët,megjithëse dajaku i politikës ka qenë i pranishëm. Në 25 vitet e fundit krimi është përshfaqur përmes monopoleve dhe asnjë qeveri nuk i ndëshkoi ato. Zonja e hekurt Theçer, në ditët e para si kryeministre, filloi detyrën e saj duke shkërmoqur monopolet, megjithëse ishte një politikane e së djathtës.1

Në Shqipërinë postkomuniste, kur askush nuk mendonte se do të vinte koha e dhunës së rrugës dhe e krimit, u krijuan monopolet, u ngritën falangat e krimit, që u bënë pjesë e qeverisë, u sanksionua në heshtje që çdo qeveri, qoftë e së majtës, qoftë e së djathtës, të kishte monopolet e saj, oligarkinë e saj financiare, të dhuronte konçesione, që janë bërë të padurueshme, të shikonte në heshtje se si grabitej kromi, bakri, nafta, vetëm që të kenë milionat e tyre; shikonin në heshtje se si derdhej gjaku i minatorëve nga një firmë e tyre dhe, natën, tinzisht, merrnin zarfet e rëndë ose mbushnin çantat me milionat që janë shndërruar në vila luksi, restorante, në aksione dhe në para të dërguara në parajsat fiskale.

Mosndëshkimi, nga një qeveri në tjetrën, solli këtë kataklizmë financiare dhe ndasi të përbindshme, solli shndërrimin në atë akt normal të vjedhjes duke e quajtur meritë.

Nuk duhet të jesh shumë i ditur për të ditur se mafia financiare sundon mbi politikën e sotme dhe se, sado të çirren deri në ngjirje liderët e politikës, e vërteta mbetet e njëjtë: mosndëshkimi i krimit ia merr frymën njerëzve.

Në këto ditë UEFA publikoi një raport mbi ekipin e futbollit Skënderbeu, përmes të cilit dëshmohet se janë trukuar më shumë se 50 ndeshje futbolli dhe përmes këtij trukimi masiv, janë fituar miliona euro.

Mes atyre që citohen në këtë dëshmi është edhe ish ministri i Financave, Ridvan Bode. Eshtë njëri ndër aksionierët e ekipit dhe përmes tij janë bërë trysnitë më të mëdha për të bërë trukimin e ndeshjeve.

Ridvan Bode për 8 vite ka qenë ministër i Financave. Njeriu, përmes të cilit është bërë vjelja e taksave, pagimi i detyrimeve, lëvrimi i shumave të mëdha, janë bërë financime e dënime. Shumë ekipe futbolli kanë sponsorë pikërisht pronarë të fuqishëm, ndërtues, prodhues. Të gjithë këta kanë kaluar përmes derës së Bodes dhe si të tillë, ka qenë detyrimi i tyre të ulin kokën për një trukim, për më tepër, edhe të paguajnë tek Bode për “nderin” që u bën duke u kërkuar të lënë një ndeshje apo një tjetër.

Bode e ka bërë këtë si njëra nga rrugët e përfitimit masiv, dërmues dhe askush nuk i ka thënë gjë. As shefi i federatës sonë, Duka, për të cilin dikur Berisha thoshte se ishte Duka i krimit, nuk e ka bërë këtë. Sepse edhe ai është sipërmarrës. është edhe familje e politikës. Ka heshtur dhe hesht sepse e di se ata që janë sipër tij janë më të fortë se sa ai.

Mos prisni të dënojë dikush Boden. Krimi është një spirale që vazhdon të ngjitet, ashtu si është një spirale në ulje pritja e njerëzve.

Askush nuk u çudit se Bode ka qenë pjesë e trukimeve. Ka mjaft që do të thonë se “është i zoti”, sepse askush nuk i ka ndëshkuar krimet dhe njerëzit e krimeve. Mos prisni t’i ndëshkojë Vettingu. Deri sa të miratohen 7 ligjet e tij dhe të hyjnë në fuqi, shumë gjëra do të jenë harruar.

Sepse kemi harruar ndëshkimin e krimit dhe sepse ende nuk ka burra që mund të ndëshkojnë krimin.

Mjerisht.

 

Share This Article
2 Comments
  • LOBISTET DHE LUBITE !
    A kane nevoje shqipetaret pas nje Çerek shekulli per ‘terxhumane’ qe tu perkthejne ‘burrat e shtetit’ ne gjuhen shqipe!?
    ——————————–
    Shqipetaret pas 25 vjetesh ku ne kete vend gjuha zyrtare ka qene dhe eshte jo shqipja po ‘SALISHTJA’ e ku fliten tere gjuhet e tjera si arabisht,turqisht,anglisht,serbisht,serbo-kroacisht.greqisht po jo SHQIP Kemi urgjent nevoje per ‘TERXHUMANE’ te na ‘perkthejne’ krimin e ‘burrave te shtetit’ dhe pse jo kurse kunder analfabetizmit per ate 40 perqind te shqipetareve te mjere qe vazhdojne te votojne KRIMIN!

    ‘BODE-gardet’ e krimit ekonomik financiar e bankar te ketij vendi e ketij populli jane vetem deget rrenjet duhen kerkuar ne Amerike ,trungu tek dizinformacioni gobbelsian Biberaj -Fevzi qe 25 vjet nuk kane folur SHQIP!
    Miliardat e armatimit e municionit shqipetar qe si force goditese ishin sa 3 bomba atomike qe u perdoren ne Jeroshima e Negasaki e qe u kthyen ne MILIARDA i kane rrenjet ne Amerike prandaj Kali i Xenit kullot bar pa shkop ne kete vend duke u bere bajgat ne koke femijeve te pa ngrene e tulla e Fevziut shkelqen si rrote kaçkavalli e miqte e tij te fullanerise fshijne bythen me monedha 500 eurshe!
    Miliardat e nentokes shqipetare qe u derdhen 25 vjet jashte e vetem nafte 60 MILION ton ju vodhen popullit nga LUBITE nepermjet LOBISTEVE ‘PODESTA’ e Elez Salise e GSIS te Like florise ku vetem kete 6 mujor ka derdhur lobisteve ne Ameriqi 123 MILION!
    O FATKEQESI QE E KE EMRIN ‘INFORMACION’!
    -A di gje ky popull i mjere qe tere puset naftembajtese te paurise kombetare i vodhi nje kompani fantazem ‘Bankers -Petroleum’ dhe MILIARDAT qe duhet te paguante popullit nuk pagoi asnje qindarke biles jo vetem fitoi gjyqin por po shet ‘pasurine e shqipetareve’ nje kompanije kineze GIO -JADE!
    Njesoj sikur gruan te ta perdore tjetri per prostitucion 25 vjet pa te dhene asgje te rrisesh femijet qe i ke me te e pas 25 vjetesh tja lere ne perdorim nje kinezi!
    Ku i gjeten Miliardat parite e Salise e LSISE te blejne gjysmen e ‘POLITIKES’ se AMERIQISE!!?
    Kush do tua perktheje shqipetareve fjalet:
    -LOBIST,LOBIZEM(Rrufjan.shejtan.sekser)
    -BIZNES( Matrapazllik Rryshfet)
    -AFFERE(xhambasllik
    -MONOPOL(Kuçeder ,fajdexhi)
    -KONÇENSION(Qiraxhi,Fajdexhi)………..
    Me kete gjuhe kane folur 25 vjet ‘burrat e shtetit’ qe ne tere piramiden shteterore perfaqesojne injorancen krimin korrupsionin xhambasllikun maskarakllikun shejtanin ,rrufjanin nepotizmin,klientalizmin qe :NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET ME ‘EKONOMINE E LIRE TE TREGUT’ DHE ME ASNJE SISTEM EKONOMIK E SHOQEROR TE TE TERA KOHERAVE E PERIUDHAVE TE NJEREZIMIT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *