Luli, “zbrit” nga minareja, Lëre të merret me shpirtin

anazapta
gazeta dita cover

“Ka ardh Edi Rama dhe nuk po don me u`a ndërtu xhaminë e madhe besimtarëve myslimanë të Tiranës”. Këtë nuk e thotë një besimtar i thjeshtë, i pa shkollë, por kryetari i PD, kryetari i opozitës e në të njëjtën kohë kryetari i bashkisë Tiranë. Luli nuk është ndonjë besimtar praktikant që i qan zemra për të patur në Tiranë një xhami të madhe, komode e funksionale për shërbimet fetare. Me sa shihet nga veprimet, atij më shumë i qan zemra për interesa të grupeve të ndryshme
ekonomike rreth vetes e PD-së.
Gjëja e parë që të shkon në mendje t`u kërkosh këtyre politikanëve është të “lënë kishat e xhamitë të merren me punët e zotit, me besimtarët e tyre, vetëm kur ata duan t`i drejtohen zotit e jo qeverisë”. Të lexojnë e rilexojnë, edhe tani, thënien e Pashko Vasos se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Të tregojnë realisht se sa e vërtetë është “vlera e shoqërisë shqiptare”, shumë e trumbetuar këto vite, para çdo zyrtari a delegacioni të huaj, ”toleranca fetare” . Rreziku i përdorimit të fesë, besimeve fetare, për të arritur synime nacionaliste, politike, ekonomike, etj, është i përhershëm dhe me pasoja katastrofike për çdo vend, i çdo qytetërimi qoftë. Historikisht dhuna, luftrat fetare kanë rezultuar me pasoja jashtëzakonisht të rënda.

Në fillim të viteve ‘90-të, pas ndryshimeve politike, (atëhere të gjithë shkonim bashkë në xhami, në kisha, në teqe e në objekte të tjera fetare), askush nuk e mendonte se vetëm disa vite më pas kishat e xhamitë do të na tërhiqnin si temë. Ka shumë momente të aktivitetit të Janullatosit përshembull, por ndërhyrjet e herëpasherëshme në Himarë, për t`a ligjëruar këtë zonë si “minoritare” dhe në rastin e problemit të Kishës Ortodokse në Permet janë veprime që nuk mund t`i tolerojë asnjë shtet, asnjë qeveri. E gjithë kjo veprimtari në shumë raste ka qenë në kundërshtim me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.
Tani del Luli dhe kërkon që të na vejë edhe xhaminë, myslimanët kundër qeverisë. Inshalla nuk mendon që t`i vejë edhe kundër pjesës së popullit që mbështet qeverinë e re, se edhe kjo mund t`u shkojë nëpërmend. Këto janë veprime të papërgjegjshme. Asnjë mysliman nuk dëshiron një rrjedhë të tillë. Në të njëjtën kohë, asnjë politikan a qeveritar nuk duhet të guxojë t`a përdorë çështjen e ndërtimit të xhamisë në Tiranë si kauzë politike. Mos n`a i ktheni objektet fetare, në ”kala” betejash partiake, e aq më keq në beteja të interesit material. As klerikët myslimanë nuk duhet të pranojnë të përdoren nga politika, aq më keq të përdoren nga grupe të ndryshme interesi. Xhamisë i intereson më shumë “shpirti” se sa “pasuria”. Shpirti i  pastër është pasuria më e madhe. Me atë mund të shkosh në Xhenet (parajsë).Të tjerët e kanë vendin në Xhehenem (ferr). Prandaj të dashur politikanë mos n`a stisni situata të tilla. Mos kërkoni të n`a bëni armik me pushtetin, me qeverinë. Nëse do ndërtohet xhamia në këtë apo atë vend myslimanët e thjeshtë nuk e kanë shumë problem. Nëse ndërtohet me ambiente shtesë, multifunksionale ose jo nuk është shumë problem për ta. Myslimanët duan një vend ku të bëjnë shërbimet e tyre të përditëshme e ceremonitë e festave islame. Na le o Luli të lutemi në atë kënaqesinë tonë si myslimanë, që kur falemi nuk e kemi problem politikën, partitë, politikanët, madje as vendin ku është ndërtuar faltorja. Ne duam vetëm që xhamia të jetë funksionale, pse jo edhe e bukur. Qeveria e re do t`a ndërtojë, edhe përkundër dëshirës tuaj që të ndodhë e kundërta.

 

Komuniteti Mysliman: OK me vendimin e qeverisë për Xhaminë

Myslimanët nuk do të falen më në rrugë ashtu si ka ndodhur në vitet e kaluara. Projekti i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe shumë shpejt besimtarët do të kenë një objekt ku mund të kryejnë ritet e tyre. Kjo ka qenë deklarata e drejtuesve të Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, të cilët nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehen se ashtu sikurse tha edhe Kryeministri Rama ne deklaratën e tij një ditë më parë , projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë, duke hedhur kështu poshtë deklaratat publike te opozitës se xhamia u anulua. Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin  shprehen drejtuesit e komunitetit mysliman, – kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi.

 

Frashëri: Projekti i Xhamisë, thjesht kamuflazh për të mashtruar publikun

Ne si përfaqësues të shoqërisë civile jemi të lumtur që më në fund u vërtetuan dyshimet dhe pretendimet tona që projekti i Xhamisë ka qenë thjesht kamuflazh për të mashtruar opinion publik për të legjitimuar ndërtimin e një kompleksi të madh tregtar pas xhamisë. Ne jemi të angazhuar për ti shkuar deri në fund mbrojtjes së hapësirës publike, si një Rekurs i domosdoshëm për të parandaluar një krim urban. Presim zbardhjen e këtij vendimi për të përcaktuar se cfarë veprimesh apo do të ndërmarrim në të ardhmen – tha dje në një prononcim për DITA , Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, INA, institut i cili para disa javësh ka kërkuar në Gjykatë anullimin e lejes së Bashkisë.

Share This Article
6 Comments
    • Ate qe thote Lulja..e shkruan gazetari. Cka ketu qe indinjohesh ti z..Qyrku? Po te kesh shkolle zotrote, si pretendon, shko bej ndonje pune te mire per vehte, familjen dhe shoqerine.. Shprehja Juaj ne komentin me lart e tregon lartesine e shkolles dhe edukimit tend.

  • Shihet qarte fobia qe keni per Xhamin edhe fare seshte per tu cuditur se po te ishte per ju si pseudo gazetare edhe disave te sojit tuaj ju edhe ata Xhami qe jane doni qe ti shembni, por kjo eshte vetem deshira juaj sepse ska per te ndodhur. Turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *