10 truke që do t’ju lehtësojnë jetën

Leda Hysa

 

Disa truke dhe hile që janë shumë funksionale kanë ekzistuar shumë kohë më parë. Duke qenë shumë të lashta, mund edhe t’i keni harrur me kalimin e kohës.

Për t’ju rikujtuar memorien ju sjellim 10 truke të dobishme që ishin shumë praktike dhe të përdorura në kohën e gjyshëve tanë.

  1. Trëndafilat mund të jetojnë dy herë më gjatë nëse në ujë vendosni një gjysmë aspirinë.

Aspirina parandalon prishjen e ujit dhe mban të freskët trëndafilat. Gjithashtu mund të përdorni dhe pak kripë ose uthull në ujë.

  1. Për të mësuar fëmijën tuaj që të mbajë stilolapsin siç duhet, përdorni një llastik gome.

Vendosni një llastik gome në dorë, dhe pastaj bashkëngjitni stilolapsin me dorën. Pozicionojeni në 180 ° dhe stililapsi do të qëndrojë në pozicionin e duhur.

  1. Vendosni kripë në njollën e yndyrës sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kripa do thithë shumicën e yndyrnave. Vetëm spërkateni, prisni pak dhe shkundni. Njollat e vogla zhduken menjëherë, ndërsa për njollat e mëdha duhet të lani rrobën.

  1. Manikyri i thatë mund të bëhet i njome nëse i hidhni pastrues manikyri.

Manikyri i thatë mund të bëhet si më parë, por vetëm pak më i holluar nëse i hidhni pastrues manikyri.

  1. Një enë e djegur mund të pastrohet nëse hedhim në të ujë me kripë.

Nëse shpesh tenxheret apo tiganët ju digjen dhe e keni të vështirë t’i pastroni. Mos u lodhni, hidhni disa lugë të vogla kripë në enë, shtoni pak ujë dhe lëreni të valojë për 15-20 minuta.

  1. Një limon pastron ngjyrën e panxharit nga duart.

Nëse keni duart ngjyrë të purpurt nga panxhari përdorimi i një sapuni mund të forcojë ngjyrën. Për të hequr qafe njollat e panxharit, përdorni lëng limoni ose fshijini duart me copë limoni.

  1. Nëse fusni kripë në ujin ku zieni vezët, veza nuk do të thyhet.

Kripja nuk do të ndikojë në plasaritje të vezëve, duke lënë shijen natyrore ashtu siç është.

  1. Për të mos bërë thërrime kur prisni bukën, lageni thikën me ujë të nxehtë.

Para se të prisni bukën, thikën zhyteni në një ujë të valuar dhe në këtë mënyrë nuk do të bëni thërrime. Thikën duhet ta fshini para se ta përdorni.

  1. Patatet ndalojnë acarimin dhe inflamacion nga pickimet e insekteve.

Merrni një patate të vogël, lajeni dhe prijeni atë. Ngjiteni anën e prerë në plagën e pastruar dhe mbulojeni atë me një fashë. Patatet e zvogëlojnë kruajtjen, inflamacionin dhe rrit shpejtësinë e shërimit

  1. Përcaktoni orientimin me orën e dorës.

Merrni një orë dore, dhe rrotulloni atë në mënyrë që dora të jetë përball me diellin. Pastaj ndani këndin midis dorës së orës dhe numrit 1 në gjysmë. Linja që ndan këndin do të tregojë në jug. Deri në mesditë, jugu do të jetë në anën e djathtë të diellit dhe pas mesditës – në të majtë./dritare.net

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *