Kur të duhet të lëvizësh jashtë shtetit, duhet të merrni parasysh shumë gjëra, përfshi këtu edhe nëse marrja e shtetësisë në një vend të veçantë është një mundësi praktike apo jo.
Kur doni të bëheni shtetas i një vendi tjetër, duhet të paktën të keni jetuar disa vite atje. Rregulli i përgjithshëm për vendet e BE-së është 5-10 vjet.
Ka disa mënyra për t’u bërë qytetar i një vendi tjetër. Një prej tyre është të lindësh në kohën që prindërit ndodhen në këtë vend, pra të lindësh brenda kufijve të shtetit. Një tjetër mënyrë është të martohesh me një person që është qytetar i vendit përkatës. Por mënyra më e zakonshme për të fituar shtetësinë është nëpërmjet natyralizimit. Kjo nënkupton të jetuarit në atë vend për disa vite, t’i mësosh gjuhën, dhe të përfshihesh në jetën kulturore e sociale të vendit. Gjithashtu këta persona testohen për të provuar nëse janë përshtatur me jetën e këtij vendi.
Këto janë 10 vendet në BE ku nënshtetësia merret më lehtë:
10 – Hungaria
9 – Portugalia
8 – Finlanda
7 – Malta
6 – Bullgaria
5 – Rumania
4 – Republika Çeke
3 – Suedi
2 – Francë
1 – Britani e Madhe
