10 veshje që s’duhet të mungojnë këtë sezon në gardërobën tuaj

Mila Hysotoci

Dilema më e madhe e fillimit të ditës është se “Çfarë do të vesh sot?”. Tashmë duhet ta nisimi çdo gjë nga fillimi meqënëse vjeshta sapo ka filluar. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshme  me blerjet që do bëjmë. Harper`s Bazaar na sjell 10 veshje që s’duhet të mungojnë këtë sezon:

Fustan me tyl
Fustanin me mëngët tyl mund ta vishni edhe gjatë ditës duke e kombinuar me aksesorët e duhur dhe me një palë çizme deri te kyçi.

Veshja kokë e këmbë me të bardha
Një veshje totalisht e bardhë nuk mund të mungojë këtë vjeshtë.

Takat e ulëta
Këpucët me takë fare të ulët përveçse të rehatshme janë edhe shumë në modë. Zgjidhni një palë me detaje fjongosh për ta bërë edhe më femërore pamjen tuaj.

Veshjet me detaje puplash
Zgjidhni puplat në vend të printeve këtë vjeshtë. Jo vetëm për në darkë, por edhe gjatë ditës do të duken bukur vetëm kini parasysh që veshjen me pupla gjatë ditës ta kombinoni me bizhuteri jo të rënduara dhe me aksesorë neutralë.

Çantat e mbrëmjes
Çantat e mëdha nuk janë më në modë, vajzat po përdorin gjithmonë dhe më shumë çantat e vogla të mbrëmjes, të cilat e bëjnë të veçantë edhe veshjen më të thjeshtë.

Xhaketat
Zgjidhni një xhaketë pastel dhe në fundjavë kombinojeni me këpucë me takë të lartë dhe vathë që bien në sy.

Fustanet e mbrëmjes, edhe ditën
Fustanet e mbrëmjes nuk kanë pse qëndrojnë në dollap gjatë ditës, mjafton që flokët tuaj të duken sa më natyralë dhe këpucët të mos jenë shumë të larta.

Fustani-këmishë
Një fustan-këmishë me vija është gjithçka që ju duhet këtë vjeshtë.

Sandalet me lidhëse
Këpucët me takë të ulët mund të jenë në modë dhe të rehatshme, por sandalet me lidhëse i japin një tjetër dimension pamjes tuaj.

Një kostum serioz
Një kostum serioz është i domosdoshëm për t`u dukur sa më elegante në përditshmëri.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *