10 vjeçarja mbetet tullace pas përdorimit të një shampoje

Ornela

Mbetet tullace vetëm 10 vjeçe, për shkak të përdorimit të një shampoje. Eliana Lawrence është një vogëlushe angleze, e cila i lau flokët me Wen Cleansing Conditioner të cilën e pëlqente nga reklamat, por pas tre përdorimeve flokët e saj nisën të bien.

Produkti i hedhur në treg në vitin 2014, u reklamua nga shumë personazhe të famshëm, dhe për këtë arsye, nëna e vajzës e mendoi si të një cilësie të mirë.

Produkti thuhej se kishte përbërës natyralë, mes tyre, fruta, lajthi dhe veti antioksidante. E vogla nisi të humbte tufa të mëdha me flokë, duke u tallur nga shokët, çka bëri që nëna të blinte paruke për të bijën.

Duke parë që situata po përkeqësohej nga larja në larje, çka bëri që të ndërpritet përdorimi i shampos. Pas dy vitesh Eliana ka rifituar 70% të flokëve të saj.

Siç shkruan “Metro” nënë e bijë kanë nisur një betejë ligjore kundër kompanisë prodhuese të shampos, ku nga hetimet u zbuluan dhe raste të ngjashme të shkaktuara prej përdorimit të shampos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *