Hyundai Auto Albania ka festuar mbrëmë 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit në tregun shqiptar. Në këto 10 vjet Hyundai ka sjell për tregun shqiptar teknologjinë më të avancuar duke ofruar një gamë të plotë të markave Hyundai.
Risia e jashtëzakonshme e këtij 10-vjetori ka qënë prezantimi për herë të parë i dy super modeleve IONIQ Electric dhe IONIQ Hybrid, si dhe shfaqja e GENESIS G90, makina e luksit, elegancës dhe magjisë së vërtetë, shfaqja e së cilës krijoi një atmosferë të veçantë te të gjithë të pranishmit.
IONIQ Electric është super makina e së ardhmes ndërsa IONIQ Hybrid është më miqësorja me mjedisin.
Gjatë fjalës së tij Presidenti Rajonal i kompanisë Simon Jeong theksoi se Hyndai do të vijojë investimet në tregun e automjeteve.
“Infrastruktura në të gjithë botën dhe në Shqipëri na lejon që makinat elektrike të përhapen kudo dhe ne besojmë se kjo do të bëhet e ardhmja e shqiptarëve”,- tha Simon Jeong.
Të pranishëm në event ishin krahas miqve, bashkëpunëtorëve, emrave të njohur të biznesit e politikës edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi si dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku. Ministrja Ekonomi uroi kompaninë për suksesin, duke përmendur statistikat, sipas së cilave “Hyundai” është sot në Shqipëri makina më e shitur.


Pershendetje!
pse ka ndryshim cmimi i ketushem me ate jashte shqiperise?