Presidenti Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë pritjes Presidenti Meta mbajti edhe një fjalim përshëndetës, ku vlerësoi progresin ka bërë Kosova në këto 10 vjet dhe kthimin në një faktor stabiliteti për rajonin.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot festojmë 10-vjetorin e shtetit të Kosovës, të shtetit më të ri të Evropës, të një shteti që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 10 vjet dhe të një shteti që ka padyshim një të ardhme akoma më të fortë Evropiane, pas mëngjesit të sotëm dhe deklaratës së Presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Vujanoviç për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e cila do ta përshpejtojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj.’’
Presidenti i Shqipërisë shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjithë aleatët, duke përmendur Presidentin Clinton e më pas atë Bush.
Fjalimi i tij u mbyll duke thënë se ‘’ gjërat kanë ndryshuar shumë pavarësisht se asnjëherë nuk kënaqemi me arritjet,dhe kjo është positive sepse synojmë arritjen më positive.Ndaj i uroj suksese të tjera shtetit të Kosovës,popullit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës.’’
s.a/dita
