Nëse krijuesin e Facebook-ut nuk e keni friend në Facebook dhe doni t’i dërgoni një mesazh, përgatituni të paguani 100 dollarë.
Në përpjekje për të gjetur forma që mund të parandalojnë mbërritjen e atyre qëpërdoruesit e rrjetit i njohin si spam, Facebook po teston edhe mundësinë e vendosjes së një tarife të tillë ndaj të gjithë përdoruesve që kërkojnë të komunikojnë me njerëzit e famshëm, të cilët marrin çdo ditë me mijëra e-maile.
Opsioni në fjalë, i cili është zbuluar nga blogu amerikan Mashable, është i dukshëm vetëm për një kategori përdoruesish dhe garanton që mesazhi i dërguar nuk do të përfundojë në folderin “Të tjerë”, i cili nuk kontrollohet pothuajse asnjë herë nga ata që kanë një profil në rrjetin blu.
Në bazë të reagimit të përdoruesve pas këtij eksperimenti, kompania me bazë në Palo Alto do të marrë vendimin nëse do ta aplikojë këtë opsion apo jo dhe me cilat modalitete.