Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.
Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.
Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehabilitim objektesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.
Programi u prezantua ditën e sotme në një vizitë të kryeministrit në një fermë agroturizmi në Radë, Qarku Durrës, shkruan Lexo.al.
Më poshtë, lista e detajuar sipas qarqeve:
Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, Kapinovë.
Qarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i Bardhë.
Qarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh).
Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/Skëndërbej.
Qarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, Hekal.
Qarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë.
Qarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, Zaroshkë.
Qarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, Valbonë.
Qarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, Orosh.
Qarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë.
Qarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, German.
Qarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan.
o.j/dita
