100 kg drogë pranë kufirit grek, arrestohet një shqiptar dhe një grek

Dita

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur në kufirin shqiptaro-grek duke transportuar lëndë narkotike.

Policia greke ka ndërmarrë dy operacione për ndalimin e tyre.

Ai i pari u zhvillua në Pella, ku një mjet u vendos në ndjekje. Makina u gjet e braktisur në një zonë bujqësore dhe pranë saj u gjendën 5 çanta me 90 kg e 200 gram marijuanë.

Policia greke ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit, i cili rezulton të jetë 52 vjeç dhe grek. Përgjatë këtij operacioni, është kapur edhe makina që shërbente për kontrollin e rrugës, si dhe është arrestuar shoferi grek, 38 vjeç.

Sipas hetimeve, droga ishte marrë në kufirin shqiptaro-grek nga 52-vjeçari.

Sa i takon operacionit të dytë, policia ka sekuestruar dy çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg e 964 gram marijuanë, e për pasojë në pranga ka përfunduar një 29-vjeçar shqiptar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *