Trajneri i ri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, po përgatit një ofertë marramendëse për talentin brazilian të Santosit, Nejmar. Sipas gazetës prestigjoze spanjolle “Sport”, ish-trajneri i Barcelonës është i gatshëm t’i ofrojë Santosit jo më pak se 100 milionë euro për brazilianin. Guardiola, i cili është duke punuar intensivisht në ndërtimin e Bajernit të ri, tashmë është duke kërkuar disa nga yjet e klubeve të mëdha evropiane e botërore. Njëri ndër ta është pikërisht Nejmar, i cili është i lidhur me kalimin e tij tek klubi spanjoll, Barcelona. Sipas “Sport”, Guardiola ka pasur kontakte me Nejmarin dhe ka përgatitur një paketë joshëse për të. Thuhet se strategu spanjoll po përpiqet që ish-klubit të tij, Barcelonës, t’i ‘vjedhë’ Nejmarin, i cili kërkohet edhe nga klubi anglez, Mançester Siti.
