Një peticion me firmat e 77 intelektualëve është shpërndarë sot nga Parlamenti, në adresë të kreut të opozitës. Në listën shtesë, e cila e çon në 100 numrin e firmëtarëve, i kërkohet z. Rama që deputetët socialistë në Kuvend të votojnë tre ligjet që kërkon integrimi në BE.
Në listën e gjatë të emrave, mund të konstatosh menjëherë se firmëtarët janë punonjës të institucioneve shtetërore si TKOB apo QSUT.
Lista e sotme është e dyta pas asaj me firmat e 23 intelektualëve që u publikua dje.
“Nismëtarët e kësaj lëvizjeje sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike! Ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama. Nismëtarët e kësaj lëvizjeje qytetare kanë vënë në dijeni për këtë iniciativë edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërisë, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar,” thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.
“Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallëherë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë. Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacenueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z.Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”, thuhet në peticion.
Lista shtesë
1. Ismail Keta, kampion bote në sportin e kick dhe thaibox
2. Kastriot Çipi, regjisor
3. Fatmir Frashëri, ish- futbollist i Sport Klub Tirana
4. Elma Doresi, regjisore
5. Agustin Kola, ish- futbollist
6. Edmond Zhulali, kompozitor
7. Shpëtim Saraçi, kompozitor
8. Rexhep Çeliku, koreograf
9. Prof.DR Nestor Tereska
10. Prof.DR Hysen Heta
11. Prof.DR Anila Godo
12. As.Prof. Petrika Afezolli
13. Prof. Polikron Pulluqi
14. Prof.As Thanas Furrera
15. As.Prof Gerond Hysi
16. As.Prof. Edvin prifti
17. Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli
18. Pjerin Krapi, mjek
19. Esmeralda Kushi, mjek
20. Edlira Ndreu, mjeke
21. Jeta Beli, mjeke
22. Elenka Shehu, mjeke
23. Ilir Peposhi, mjek
24. Kujtim Qenani, mjek
25. Genc Kastrati, valltar solist
26. Sokol Malneu, mjek
27. Klodian Hoxha, aktor
28. Suela Konjari, aktore
29. Ismete Zëmblaku, muzikante
30. Mira Turku, muzikante
31. Merita Spahija, piktore
32. Xhavit Ujkani, muzikant
33. Ornela Bregu, psikologe
34. Danjeta Alia
35. Marilda Furrxhi, aktore
36. Florinda Mazreku, aktore
37. Denardi Xhillari, aktor
38. Kujtim Dimo, mjeshtër
39. Enkelejda Thertori, mjeke
40. Merita Bardhoshi, mjeke
41. Sulejman Balteza, dirigjent
42. Manola Kelmendi, mjeke
43. Jolanda Daka, mjeke
44. Agron Meshi, mjek
45. Fahri Kokiqi, mjek
46. Alban Hatibi, mjek
47. Ilir Shenduli, mjek
48. Fadil Grashica, mjek
49. Arjana Sina, mjeke imazheriste
50. Olvis Petre, mjek pneumo
51. Alma Teferici, mjeke pneumo
52. Ibrahim Selishta, akrobat
53. Ilirjan Mima, pneumo
54. Anila Aliko, mjeke pneumo
55. Ornela Nuredini, mjek pneumo
56. Dafina Todri, mjek pneumo
57. Rezarta Kazazi, mjek pneumo
58. Holta Tafa, mjek pneumo
59. Gerald Shima, akrobat
60. Laureta Ihlami, mjek pneumo
61. Sokol Papa, mjek
62. Jonida Dika, mjeke
63. Vilma Çadri, mjeke
64. Edmond Benusi, mjek
65. Sanije Caka, mjeke
66. Simon Manjani
67. Drane Sula, mjeke
68. Rudian Blakcori, mjek
69. Julia Kollcaku, mjeke
70. Xhentiljan Nezaj, mjeke
71. Tatjana Petriti, mjeke
72. Alma Kalaja, mjeke
73. Makbule Naipi Kastrati, mjeke
74. Florta Konomi, mjeke
75. Suzana Kurti, mjeke
76. Eglantina Debra, mjeke
77. Filloreta Xhomaqi, mjeke
42 mjekë nga 77 firmetarë! interesante!
Nuk besoj se do te kete ne bote Sistem Shendetesor me te ndyre se ky qe eshte ne Shqiperi…dhe vetem per kete do te rrijme jashte Europes edhe nja tridhjet vjet..
Sa maskarenj keta mjek qe nuk ndryshojne stilin e punes se tyre si hajdute!