100 vetë vriten gjatë një ofensive pranë Damaskut

redaktor

Aktivistët në Siri thonë se 100 vetë janë vrarë gjatë një ofensive qeveritare pranë kryeqytetit Damask, ku forcat besnike me Presidentin Bashar al Assad, thuhet se kanë përdorur armët kimike.

Siria i mohoi menjëherë këto thënie. Media shtetërore njoftoi për aktivitet ushtarak në rajon, duke thënë se forcat qeveritare kishin vrarë terroristë, një term që i referohet rebelëve kundërshtarë të zotit Assad.

Organizata me bazë në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se ushtria hodhi raketa në drejtim të Ghoutas Lindore dhe Perëndimore. Organizata citoi aktivistë në rajon të kenë thënë se gjatë operacionit janë përdorur gaze helmuese.

Britania dhe Lidhja Arabe i kanë bërë thirrje Sirisë të lejojë hetuesit e Kombeve të Bashkuara që tashmë ndodhen në vend, të hetojnë me kujdes zonat ku thuhet se janë përdorur armët kimike.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se është tepër i shqetësuar lidhur me njoftimet për sulme kimike dhe shtoi se në se provohet të jenë të vërteta, ato përfaqësojnë një shkallëzim shokues të situatës. Ai tha se Britania do ta çojë çështjen për diskutim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *