100-vjetori i Pavarësisë, Kamza mbulohet me flamujt e PD-së

editor

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot vendosjen e flamujve të PD-së si dekor me rastin e 100 vjetorit në Kamëz. Nëpërmjet një deklarate për mediat Aleanca Kuq e Zi duke kujtuar se festa e pavarësisë është e gjithë shqiptarëve, thekson se flamujtë bardh e blu nuk përfaqësojnë shqiptarët.

“Flamujtë e pushtetit bardh e blu nuk përfaqësojnë shqiptarët. Flamuri i PD as 1/100 e vlerave të flamurit kombëtar. Partia-shtet, jo partia e shqiptarëve, por e pushtetarëve të korruptuar”, thuhet në deklaratën e AK.

Aleanca Kuq e Zi thekson se Shqipëria feston 100 vjet Pavarësi, por jo 100 vjet shtet dhe kjo për faj të klasës politike, duke akuzuar PD-në po rrënon simbolet kombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *