100-vjetori i Policisë së Shtetit, Berisha: Sukseset çojini përpara

anazapta

Policia e Shtetit feston sot 100-vjetorin e krijimit. Në përvjetorin e saj të njëqindtë, Policia e Shtetit ka parashikuar zhvillimin e një sërë aktivitetesh, të cilat u hapën me kujtimin dhe nderimin e heronjve të uniformave blu në Shkollën e Policisë. Në ceremoninë përkujtimore në nder të të rënëve në krye të detyrës morën pjesë ministri i Brendshëm, Flamur Noka, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si dhe familjarë të policëve të rënë në detyrë. Ata vendosën kurora pranë memorialit kushtuar policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Gjithashtu, në ceremoni ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeministri Berisha, i cili e ka cilësuar rolin e policisë si një shërbim të jashtëzakonshëm për kombin. Kreu i qeverisë tha se policia ka shënuar arritje vit pas viti, suksese të cilat duhet të vijojnë edhe në të ardhmen.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *