1000 € për një patentë/ Arrestohen 16 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës (Emrat)

Bora Basholli

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e një dite më parë, ku u arrestuan 23 persona si të dyshuar për pazare me patentë-shofer.

Siç thuhet në raport, ata janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”.

“Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy  DVR të kamerave,  dymbëdhjetë  fletore si dhe disa gjësende të tjera”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

“Më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm policor.

Arrestimi i tyre është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Emrat e plotë:

Agim Restelica

Ava Kurteshi

Avdush Topalli

Azem Miftari

Adem Binakaj

Burim Jashari

Dragan Zhivkoviq

Fejzullah Ejupi

Eduart Brahimaj

Filloreta Ajvazi

Filiz Krasniqi

Flamur Lekaj

Flora Ferizi

Haki Jashari

Laurat Shehu

Labinot Ajeti

Liljana Bozhanic

Magbule Mehmeti

Naser Llugaliu

Naser Bislimi

Premtim Topalli

Shkëlqim Statofci

Shaban Zuka.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo eshte tulla e pare qe ka ndertuar “demokracia” 30 vjecare dhe si mund te behet Shqiperia me nje administrate kaq te ulet ?!!
    6 vjet nuk jane shume , por 6 vjet jane te majftueshme te pastrohej administrata nga njerzit e korruptuar !

  • Edhe në Shqipëri është i njëjti fenonen, në mos më keq. Përjashtuar rastit të Korçës disa vite më parë, kur u arrestuan disa, por që nuk dihet a u dënuan, nuk dimë të ketë masa të tjera. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor (Dpshtrr) ka qenë dhe mbetet çerdhe korrupsioni, në shumë fusha, jo vetëm të patentave, sepse edhe funksionet dhe fushat ku mund të abuzosh atje janë shumë të gjera. Një kontroll serioz aty do të mund të zbulonte çudira të ndodhura ndër vite. Një arsye pse ndodhin këto është dhe legjislacioni me të cilin veprojnë, i cili ka shumë të çarra, prej nga ku spekulohet. Dhe në këtë drejtim duhet ndërhyrë, sidomos në atë të kualifikimit dhe vlerësimit të qytetarëve për të marrë një leje drejtimi (patentë) ku dhe interesi është shumë i madh. Jemi shteti me numrin më të lartë të aksidenteve ço ashtu dhe të të vdekurve në Europë, dhe përveç shkaqeve të tjera më kryesori mbetet edukimi për sigurinë rrugore i qytetarëve që kërkojnë të paisen me patentë, përfshirë këtu rolin e autoshkollave që i përgatisin dhe rolin e dpshtrr, që i marrin në provim dhe që pastaj i paisin me patentë.

    Ps. Kujtojmë se drejtori i përgjithshëm në atë institucion emërohet nga kryeministri dhe në fillimet e saj drejtor i Dpshtrr u emërua një djalë 25 vjeçar, vëllai i M. Kryemadhit nga burri i saj Ilir Meta, aso kohe k/m, emërimi i parë i të cilit ishte pikërisht ky. Kjo ishte dhe koha (2000-2001) kur korrupsioni filloi, u instalua dhe u krye në përmasa të frikshme. Më tej vartësisht drejtuesve të rradhës fenomdni pati rrugën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *