1000 gazetarë të huaj do të përcjellin vizitën e Papës në Tiranë

Bledar Lumani

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë është padyshim një nga ngjarjet më të mëdha për vendin tonë.

Ajo pritet që të ketë një jehonë golobale.

Kjo, edhe për faktin se atë ditë në Tiranë do të jenë plot 1000 gazetarë të huaj.

Kjo gjë u bë me dije nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Pallati i Kongreseve do jetë qëndra e medias për gazetarët ndërkombëtarë, shqiptarë dhe nga rajoni që do marrin pjesë.

Vetë Papa do të vijë me 70 gazetarë me avionin e tij, por pritet të kemi rreth 1000 gazetarë të huaj nga stacionet më me zë ndërkombëtarë që janë duke u akredituar për të qenë atë ditë prezent në Shqipëri”, tha Kumbaro.

Sipas saj, “vizita e Papës është një ngjarje e madhe me karakter global dhe do jetë një rast i mirë për të përcjellë atë që Papa e përcolli në mesazhin e tij publik në 15 qershor, për të kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë jo si një vend i skajshëm por si një vend i parë europian ku ai fillon udhëtimine tij në kontinent, me një kulturë që meriton vëmendjen e Europës, një bashkëjetesë të feve dhe një vend që ka kaluar shumë drama në historinë e tij”. /b.l

Share This Article
19 Comments
  • shpresoj se cangat e xhamisse nuk do ti bijne 5 here ne dite ;; se na bote me turp ;;;; ka xhamia edhe ne France ;;;nga arabet ;; por nuk i bijne 5 here cangave ne dite;;;mos e teperoni ;;;tregoheni veten se jeni europiane ;;;

      • A e di kur do te kete “paqe” nderfetare ? Atehere kur te xhduken te gjithe genjeshtrat dhe genjeshtaret fetare dhe te sundoje dija e vertete hyjnore apo e gjithesise !

        Sa kohe te kete kioska me emer kisha , xhami , manastir e sinagoge etjrtj , ku shiten genjeshtra si malli i tjetrit (Zotit) sikur me qene mall i tyne , vec sherr e luftra per kliente do te kete ! Dhe mbi te gjitha lufte ndaj atyre qe i demaskon keta hajdute dhe mashtrues ordiner .

        Gjuha shqipe ua hedh poshte mashtrimet ketyre , prandaj kan ran dakord me e çba shqiptarin ….

  • A mundet me m’a shpjegue kush se ç’impakt mund të ketë n’ekonominë e shqiptarit kjo lloj vizite? Hipokrizi totale, Papa do të pritet nga një president të cilin shqiptarët e urrejnë sepse është zgjedhur pa vullnetin e tyre dhe fizikisht e intelektualisht i paaftë. Do takohet me politikanët tanë të urryer që kanë abuzuar me postet e ofiqet dhe e kanë zhvatur shtetin e tyre duke vënë pasuri pa hesap. Papa vjen në një vend ku pjesa më e madhe nuk besojnë ose shtiren sikur besojnë. Edhe ato pak që besojnë janë myslimanë dhe orthodoksë në grindje të vazhdueshme nga brenda se kush të ketë më shumë dele në grigjën e vet. Papa mund të jetë bonaccio në dukje por i shërben një zoti imagjinar që s’i ka ndihmuar kurrë shqiptarët. Mua si qytetar kjo vizitë s’më thotë asgjë dhe më lë indiferent.

    • ShyqyrZotit,Papa e di ma mire se tij pse vjen ne shqiperi:vjen mbasi ne shqiperia ka shume idiot si ti edhe duhet shume Pune per me kthye per se marrin me Zot e me Fe kete toke ku Shen Pali predikon feje e re.Papa vjen per t’i kujtuar ketij kontinenti qe ishim krishteret e pare ne kontinent.vjen per t’i kujtuar kontinentit se e mbrojtem dikur edhe per t’ju kujtuar se kemi dhane jeten per fe. Pra bekimi i Papes mbi token tone edhe mbi besimtaret ,te cfare do fe qofshin, eshte i mireseardhuar..
      Te harrojme shemtine e shtetit atheist qe vra kleriket katolike ,myslimane e orthodoxe,Njerezete e Librit te shenjte,qe dhane jeten per humanizme kunder barbarise!

      • Le te ndihmoje pak edhe Gjermanine me 33 perqind te popullsise ateiste te deklaruar e me pjesen tjeter qe frekuentojne kishat nje here cdo stine te vitit.
        O mjere ne 2000 vjet prapa botes se perparuar!

  • pse papa e deshiron mishin e qengjit pa e prek
    dor tjeter.
    a dot kerkon sala te papa per te ja fal mekatet
    qe i ka ber deri me sot .
    a dota kthen bustin e fanolit ne kishen e vet, papa.
    a doti punson rinin te pa pun.papa
    a doti ndal vrasjet ne shqiperi. papa.
    a doti pajton xhaqet qe me mia jene te ngujuar. papa.
    a dot ndihmon popullin per te ngrit uzina e fabrik.papa
    a dot nai mbush tryezat per fukaran qe te ngopen.papa
    a dot kthehet moti persmari mos me pas xhkmarrje tjeter.
    MIR:

  • -..papa do te vije ne shqiperi dhe jo ne france,…dhe qellimi i papes nuk eshte ekzekutimi i feve te tjera,qe te ndrije ajo e tija,por pavaresisht se nuk perfaqeson fene time do ta respektoj si njeri te fese..sepse zoti eshte nje,sepse ai qe flet ne emer te fese nuk nxjerr helm nga goja per te perbaltur fete e tjerra ..e per te zgjeruar terren..

  • Po, por nje statistike e policise amerikane thote se besimtaret (e te gjitha feve) ne SHBA kryejne shume me teper krime (proporcionalisht) se sa ata qe nuk besojne ne zot?
    Perse ndodh kjo? Gjejeni vete.

    • Papa të vërë separi rregull në kishën e vet katolike e cila sot për sot është anarki totale? Ka 6000
      rryma apo sekte katolike!?? Zoti nuk ja u ka mbushur mëndjen akoma që të ndjekin një fe katolike të gjithë!?? Çrregullimi ka përfshirë shtëpinë e zotit jo më të kërkojmë nga ai rregull e drejtësi për punët tona!!??? Tung!

  • Per mendimin tim…gabime, jo krime,pasi njerezit jane krijesa te gabueshme ,praktikojne por s’jane personifikim ..
    -feja ka librat e saj si nje kushtetute{kurani,bibla etj} te cilat duhet te zbatoje njeriu gjate jetes per t’u bere model ne komunitet ne kete dynja dhe sado qe mundohet nuk e arrin persosmerine ose asgje dhe prandaj njeriu sado i devotshem i lutet zotit t’ja fale gjynahet..,flas per fete kryesore, jo per te jehovait,apo te tribuve dhe sektet,qe blatimet i kane te tyre.
    ..dhe nga gabimi qofte edhe me i vogel perfundojne ne ferr,sepse feja te udhezon,por nuk eshte jorgan per te mbuluar krimet,te pakten me sa kam degjuar e lexuar{inkuzicion,kukusklan}

  • Papa të vërë separi rregull në kishën e vet katolike e cila sot për sot është anarki totale? Ka 6000
    rryma apo sekte katolike!?? Zoti nuk ja u ka mbushur mëndjen akoma që të ndjekin një fe katolike të gjithë!?? Çrregullimi ka përfshirë shtëpinë e zotit jo më të kërkojmë nga ai rregull e drejtësi për punët tona!!??? Tung!

  • lili@
    krim i madh eshte injoranza juaj,
    fillo te besosh qe toka rrotullohet , se toka rrotullohet Kisha dogji Xhordano brunon .
    edhe pse e dogji prap toka rrotullohet .
    lili
    ha buke me pak , dhe Lexo me shume ,Mos lexo perralla ,
    Lexo , dhe studio Shkencen , keshtu ti i ke shpallur Lufte injoranzes fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *