Përfundon brenda 2021 Nord Stream!

Rovena Cerka
  1. Ndërtimi i Nord Stream 2 do të finalizohet këtë vit, tha për TASS të premten Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të gazit të Rusisë Gazprom, Viktor Zubkov.

Projekti, i udhëhequr nga Gazprom me partnerët e tij perëndimorë, synon të trasportojë gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Uashingtoni ka thënë se tubacioni do të rrisë në mënyrë të rrezikshme ndikimin rajonal të Moskës.

Gazsjellësi gjithashtu do të anashkalojë Ukrainën, duke e privuar atë me të ardhura fitimprurëse nga tranziti i gazit, në një kohë kur Kyiv është i në një konfrontim me Moskën.

Zubkov tha se puna në Nord Stream 2 ishte tashmë e përfunduar 90 deri 92%.

Puna është duke u zhvilluar në mënyrë aktive, ka mbetur një sasi shumë e vogël,” u shpreh Zubkov.

Sigurisht që do të përfundojë këtë vit, patjetër. Koha e humbur është turp, por kjo është ajo që ndodhi,” shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se i kishte thënë homologut të tij gjerman se sanksionet kundër tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 ishin një mundësi reale dhe nuk kishte “asnjë paqartësi” në kundërshtimin amerikan.

Share This Article
3 Comments
  • Kancelarja gjermane, Angela Merkel blen gaz te lire natyror (metan) per Gjermanine e pasur nga Rusia Bolshevike e Putinit, dallkauku pa shkolle Edi Rama i meshoi TAP-it te Erdoganit dhe Azerbaxhanit pa asnje interes per Shqypnine e vorfen dhe tani i shkon pas avazit zonjes ambasadore Kim per te importuar gaz propan butan te lenget qe do te vije me cmime astronomike ne vendin tone dhe qe shqyptaret pa breke ne bythe do ta paguajne si frengu pulen, por prape me mire se Armet kimike te Asadit qe ambasadori i panerum Arvizu donte t’i depozitonte ne vendin tone pa fat.

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *