102-vjetori i policisë, Artan Didi: Së bashku për një mjedis të sigurtë

Bledar Lumani

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka mbajtur një konferencë shtypi për 102-vjetorin e krimit të policisë.

Në këtë konferencë Didi shpalli dhe moton e policisë: “Së bashku për një mjedis të sigurtë dhe jetë cilësore në komunitet”.

Ne do të vazhdojmë të zbatojmë filozofinë e policimit në komunitet, duke vendosur standarde për komunikimin, transparencën dhe llogaridhënien e punonjësve të policisë. Motoja e Policisë së Shtetit do të jetë “Sëbashku për një mjedis të sigurtë dhe jetë cilësore në komunitet”, tha ai.

Didi dha garancinë e meritokracisë në radhët e bluve, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut ndër vite për policinë.

Ne do të punojmë me përkushtim për tu shërbyer qytetarëve, mbrojtur të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor në bashkëpunim me komunitetin dhe njëherësh për tu siguruar punonjësve tanë trajtim të njëllojtë, kualifikim, mbojtje dhe karrierë të suksesshme”.

Falenderimet nuk kanë munguar edhe për ata efektivë policie që sakrifikuan jetën për përmbushjen e e detyrës:

Mirënjohja dhe nderimi më i madh në këtë festë është për punonjësit e policisë që kanë dhënë jetën në përmbushjen e detyrës për të mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve shqiptarë si dhe për familjet e tyre.

Gjithashtu dua t’u shpreh një falenderim të veçantë partnerëve tanë ndërkombëtar, të cilët kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin dhe modernizimin e Policisë së Shtetit”.

Duke bërë një bilanc të rezultateve të policisë përgjatë vitit që lamë pas, Didi tha se treguesit pozitivë janë inkurajues për të rritur efektivitetin e veprimtarisë në të gjitha shërbimet e policisë në të ardhmen:

Policia e Shtetit sikundër institucionet e tjera është modeluar dhe funksionon sipas parimit demokratik.

Ajo krahas masave për të përafruar standardet e policimit me ato europerëndimore dhe konsoliduar organizatën po punon me përkushtim për forcimin e zbatimit të ligjit, kontrollin ndaj krimit dhe mbrojtjen e rendit publik.

Treguesit e punës në luftën ndaj paligjshmërisë dhe goditjes së krimit gjatë vitit që u mbyll janë pozitive dhe na inkurajojnë për të rritur efektivitetin e veprimtarisë në të gjitha shërbimet e policisë në të ardhmen”.

Share This Article
3 Comments
  • O Leme o Leme (me thote gjyshja) sot ne korce nje i vdekur dhe nje i plagososur e ky Leme boksjeri po na bene raport per nje mjedis sa me te sigurte….po si ja prete koken atij kecit te kukesit (Flamur Ndokes) mor aman? apo keshtu funksionon sistemi vetem nderrohen emerat.

  • Vetekenaqesia e vartesit arrin kulmin, kur ai shperblen apo dekoron ekipin qe drejton me urdher te eprorit te tij deshtak.

    Keshtu eshte kur s’ka media investigative, qe te mbaje statistike te vecante dhe te informoje rregullisht publikun per numrin e sakte te krimeve te renda.

  • Rrofte festa e Ushtrise Policore Shqiptare me ne krye Artan Didin, nuk mbahet policia me injorante te integruar nga miqte e tyre ne ish Policine Popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *