105 njollat e zeza të rrjetit rrugor shqiptar

Edona Llukacaj

Në të gjithë vendin, në rrjetin rrugor shqiptar janë 105 njolla të zeza.

Sipas raportit të vitit 2018 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përpiluar nga Instituti i Transportit, shumica e pikave të zeza ku ndodhin më shumë aksidente janë në rrjetin rrugor kombëtar, 80 të tilla. Ndërsa 40 pika të zeza ndodhen në zonat urbane.

Po sipas raportit të bërë publik nga Tv Klan, disa nga akset më problematike janë akset Lezhë-Laç, Milot-Thumanë, Elbasan-Librazhd dhe Lushnje – Fier. Me numër të lartë aksidentesh renditet edhe Tirana, në veçanti rruga e Laprakës.

Ekspertët që kanë përpiluar raportin thonë se në studim është marrë një seksion rruge prej 500 metrash.

Vetëm në këto njolla të zeza, në harkun kohor të dy viteve 2015 – 2017 kanë ndodhur mbi 1 mijë aksidente. Por raporti saktëson se jo në të gjitha rastet faji i aksidenteve është për shkak të infrastrukturës rrugore, por edhe për shkelje te rregullave të qarkullimit.

Këtë vit ARRSH pritet të ndërhyjë në 41 pika të zeza, ku pjesë e masave që do ndërmerren është vendosja e barrierave e metalike, ndërtimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve, si dhe sinjalizimet vertikale dhe horizontale.

Disa akse të tjera po zgjerohen apo rindërtohen. Përveç krijimit të lehtësirave në trafik, ata priten  të rrisin edhe sigurinë rrugore.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Po te ishin 105 njolla te zeza, do ishte fantastike.
    Por, jane 1005 njolla super te zeza. Dhe fatkeqesia me e madhe eshte qe nuk kemi nje ekspert rrugesh.
    Shikoni by pass- in provizor te Fierit qe eshte hapur. Ne vend qe sinjalistika, vijezimi ne mes te rruges te jete me dy viza , pra te mos lejohen kategorikisht parakalimet, e kane vijezuar pothuajse shumicen e rruges me viza te nderprera, pra , qe mund te parakalosh…., !!??
    A ekziston ARRSH-ja ??

  • Keta jane ”heronjte e heshtur” qe po japin jeten e tyre per funksionimin e sakte te sistemit demokartik.

  • Nuk e di a ka eksperte rrugor bashkia e Tiranes pasi edhe brenda Tiranes ka shume nonsense ku jane vendosur stacione autobuzi ne kryqezime si ai I selvise, apo poshte diges se liqenit dhe te kopshti zoologjik. Nuk vendosen stacionet e autobuzit ne fillim kryqezimi apo kthese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *