105-vjetori, Rama: Jashtë policisë, gjithë drejtuesit e inkriminuar

Ornela

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e organizuar në Lezhë për 105-vjetorin e Policisë së Shtetit, deklaroi se “në vitin 2017, Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike”.

Jemi shumë krenarë për gjithçka është bërë në këtë periudhë rilindjeje të policisë pas asaj situate kaosi të vitit 2013. Jemi krenarë që mund të flasim me gjuhën e thatë të rezultateve, përtej opinioneve që kemi për këtë rilindje të Policisë së Shtetit.

Gjuha e rezultateve thotë se në vitin 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike. Shqipëria mbylli një plagë të vjetër e të thellë. Sot, nuk ka as Lazarat dhe as “Lazaratër” të shpërndarë në territorin e saj”, u shpreh kryeministri.

Rama shtoi se “policia ka hequr nga duart e organizatave kriminale mbi 40 milionë euro pasuri dhe garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas vitit 1990”.

Kryeministri Edi Rama ka bere akuza te renda edhe ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të policisë në vend, për të cilët tha se një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar me trafikantë droge apo janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Kryeministri theksoi se vetingu brenda policisë do të mundësojë largimin e të gjithë efektivëve dhe drejtuesve të inkriminuar të policisë.

“Në vitin 2017 policia shqiptare sekuestroi nga organizatat kriminale 40 milionë Euro pasuri. Të gjitha këto nuk duan të thonë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale me trafikantët e drogës. Të gjitha këto nuk duan të thonë se spastrimet është një proces i përfunduar. Ne jemi absolutisht të sigurt që edhe spastrimi i domosdoshëm është jetik dhe do ta realizojmë me sukses të plotë.

Prandaj brenda 100 ditëve të para të këtij mandati kemi përfunduar hartimin e bazës ligjore për të transformuar në ligj vetingun në Policinë e Shtetit. Vetingu do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari krimnale apo me burime të pajustifikuara të policisë të akumuluar në këto vite. Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë“, u shpreh Rama.

Share This Article
9 Comments
  • Po pse i fute o derman nuk na e the, apo e kishte fajin Tahorri se ti nuk dije gje. Ty te jepnin nje mikrofon per propagande dhe aq. I bie qe te paska perdorur Tahorri dhe jo e kunderta.Po ata te Elbasanit si i largove duke i emreruar gjetke? Keto barcaletat mund ti haje Neti, bejtexhiu, Viktori, Bedriu e ndonje tjeter po kush ka dy para mend e kupton se tashme u ka dale boja fare, po fare, fare.

  • Shko e pirdhu, o gay.
    Ed je i pabesushem beqir dhe i droguar, frikacak sa nuk mban me.
    Kur e ke lene ” 18 Majin ” e dyte me tranvestiten Lul, per te ndare pushtetin, pra tepsine dhe per te caktuar ndonje Avokate Populli qe ti sherbeje Familjes Berisha, se kete te fundit e morem vesh se si e mbrojti Shqiperine ne Strasburg duke i dhene Bashes 13 milion euro, burre pis dhe lengaraq.

  • Po pse nuk jane larguar deri tani ?!! Nuk keni ju nje Aparat Mates qe te skanoje gjithe kriminelet ne Polici ?!

    Ne populli lexues kemi ditur se ju e keni vendosur qysh ne 2013 ?

    E dime qe keni bere ndryshime por apparat mates nuk keni vene ?
    Se keshtu me kete sitem qe keni sa do te ndershem te jeni, pa apparat mates te krimineleve narkotik ne polici, gjykata prokurori nuk keni per t ja dal dot !!
    Mos u ktheni ne Drejtor Policie, Minister I Rendit Minister shendetsise , Drejtor Ujesjellsi, Minister Energjitikes ect ect qe tju shpjegoni popullit se po punoni dhe jeni ne rruge te mbare !

    Vendosni sitem program Aparat Mates dhe kontrolloni si funksionon ne te gjitha sektoret dhe funksionet e shtetit dhe nuk keni nevoje te beni rolin e funksionet e ndryshme, qe paraqiteni cdo dite ne TV duke ulodhur se shpjeguari !
    Ndryshoni sitemin ! Dhe sitemi do tju a beje punen me te lehte !

    Deri tani fale ambasadorve qe po kerkojne te ndryshojne sitemin dhe funksionimin e e shtetit ligjor nepermjet Vetingut nuk eshte menduar asnji here nga Politika korruptuese albanien !

  • hah ,
    mu kujtoa tani rastesishte ,
    kur Ramiu erdhi ne fuqi ,pra ne Pushtet .
    Ne nji Deklarate per shtyp ,ne Media ,
    tha (ateher nen frymen e premtimeve per te cuar para Gjyqit Vrasesit e 4-qytetareve shqiptare ne Protesten e 21-Janarit ) : Do reformojme Policine nga elementi kriminal etj .
    Te nesermen , nga Brukseli u degjua Doris Pack ;
    Kryeministri Shqiptare po kerkon Revansh ,te spastroje Policine (e saliut) te cilen e ka monitoruar e financuar , ne menyre profesionale njelloj si ne shtet europiane nga instruktore Europian ,prandaj i themo Stop – pastrimit te policise qe vet Ne BE-ja i ka pregatit ! looooooooool !
    BE-ja ka kualifikuar vrasesit e 21-janarit ,si te vrasin shqiptaret !!!
    ose ka ber gjasme ka dhen nji ndihme ,sepse ate shume te financuar gjasme per shqiperine e kan marre perseri mbrapsh Instruktoret e bajgave ne policine e shpellarit .
    Eh ci kan bo atij shteti kto mer pu pu pu .
    Sot nuk jane tu i thon asgje nga Bruku Ramiut ,
    sepse Ramiu eshte nji lojtar i mire .
    Tall carin BE-ja i hedh topin ne Lazarat , ngre veshet Ramiu dhe kercen mbi Lazarat si qen besnik ,duke harxhuar atje Miljoina nga buxheti shtetit ,duke len atje shqiptare te vrare ,duke i shkuar pra asaj politike tinzare qe luan europa me shqiptaret ,per varferimin e mjerimin e ktij populli ,qe ka nji shtet ,qe zbaviten vetem te Hujat ne cdo rast .

  • Oh i mjeri ti o Rama. Me ke tallesh ..Pse vete e luajten ata police drogen ? Nga 91 e deri me sot ,mafja shteterore ne shqiperi sa vjen e behet me brutale. Ku jeni kujdesur me se miri ,per cdo sekonde e cdo minute . Cfare kujtoni ju o te zgjuar , gjithe ajo droge qe eshte kapur,ne vendet perendimore ,nuk mbahen shenime kush eshte mbrapa ,keture sklleverve, qe transportojne droge ? Dosjet jane gati .. .Kujt ja hedh ti ,o piktor i deshtuar . Nuk te vjen turp kur flet qe ne vitin 2017 ne i dhame fund doges . Kur ke hype ne pushtet ti o Rame ,apo e ke haruar.2013. Prit pak edhe disa jave ,cfare lajmesh do te vine nga drejtesia Italiane ,ku e luajtet menc BE dhe Ameriken ,te meren me ju capaculat budallenj.

  • O ram kemi 5 vjet qe presim nga ty qe te cosh Sali Berishen para drejtesis, po ti as e shkon ndermend ta besh kete. Kjo do te thote qe nuk keni dallim nga njeri tjetri.

  • Te korruptuarit dhe te inkriminuarit ti i bere drejtore,vihet Kreshnik Tepelena drejtor vetem se shiti gruan dhe kunaten te Afrim Qendro?

  • Nuk ka njeri tjeter pervec Rames dhe “rilindjes” ku BE te luaj per Vetingun dhe me Vetingun .Te luftoj per nje shtet ligjor perendimor !
    Nuk ka nje njeri ne politiken shqiptare te pa korruptuar ! Por nuk eshte vetem politika vetem e korruptuar ! Eshte edhe media ! Rrenjet e korruptimit jane thella ato hyjne edhene kulturen qe eshte krijuar ne keto 27 vjet ! Sa te gjesh nje njeri ne politike, ne media, ne biznes ne administrate publike vendore apo qendrore qe eshte I pa kooruptuar eshte e pa besueshme !

    Ne se shqiptaret duhet te shkojne mbrapa nje gjeje, dhe te investojne ne te ardhmen e tyre, duhet te fokusohen tek Paraja ” te fokusohen ku shkon paraja e tyre, taksat e tyre ku shpenzohen, dhe kush abuzon me taksat, investimet, fondet publike, ect .
    Nuk duhet te besojne fjalete politikaneve, deputeteve kur vjen punatek Paret tek Lek !Aty duken veprat, nesenje politikan deputet ka investuar te bej transparent Shumen e lekeve dhe investimet !
    Por pa nje Veting nuk ka drejtesi nuk ka zhvillim !
    Vetingu duhet perfshij te gjithe sektoret e shtetit qe kane te bejne me sherbimet publike !
    Duhet skanohen shpenzimet dhe pergjegjesit e atyre qe meren me financat !
    Qeverite shqiptare kane bere shpenzime te shumta maramendse por nuk kane kerkuar llogari ligjore personave pergjegjes per super shpenzimet dhe humbjet nga buxhet !

    Pa aftesiane n Shqiperi eshte e tmershme !
    Pa drejtesia ne Shqiperi eshte e tmershme !
    Varferia ne Shqiperi eshte e tmershme !
    Pasurimi ipolitikaneve ne Shqiperi eshte I tmershem !
    Permytjet ne Shqiperi prej lumenjeve jane te tmershme !
    Vjedhjet e lumenjeve pyejeve prones publike jane te tmershme !
    Plerat ne Shqiperi jane te tmershme !
    Kur do t vije ai momenti per ti thene ndal dhe kush do ta marr persiper sistemin per ti thene te gjitha te keqijave – NDAL ?!!

    !

  • “Vetingu do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari krimnale apo me burime të pajustifikuara të policisë të akumuluar në këto vite.”
    o copë mishi!!
    nuk duhen larguar por dorëzuar drejtësisë!!para se ta largosh duhet ta paditësh për veprimtari kriminale,dhe vetëm kur gjykata e dënon atëherë mund ta quash kriminel!!
    kjo mënyrë që po përdor ti është diçka ndërmejt mamnistimit të të korruptuarve dhe spastrimin e kundërshtarëve politik!!
    asgjë më tepër!!
    “Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë“-që për mua do të thotë pastrim nga ata që futi LSIja!!
    tashti e tutje do të jenë mbështësit e tu!!saliu e bëri në mandatin e parë ti po e bën në të dytin!!
    ti ke parlamentin,do të kesh drejtësinë,vetëm presidenti të ka mbetur “jashtë”,por sipas të dhënave dhe fakteve,sidomos të fundit,nënshtetësia e janullatosit,dhe atë e ke!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *