Evakuohen dy qytetarë të Kosovës nga Afganistani, Vjosa Osmani jep lajmin: Së shpejti kthehen në shtëpi

J L

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar përmes një statusi në Twitter se janë evakuuar në mënyrë të sigurt dy qytetaret nga Kosova që ndodheshin në Afganistan.

Ajo ka bërë me dije se për këtë gjë i ka ardhur në ndihmë SHBA-ja dhe shtetet evropiane dhe së shpejti të dy qytetaret do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Për një kohë, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi”.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *