Virginia McLaurin, e lindur në vitin 1909, ka takuar më së fundmi Presidentin Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama, pas një peticioni të saj për të patur këtë vizitë.
Teksa Obama është shfaqur para saj, 106 vjeçarja është ekzaltuar teksa ka nisur të kërcejë me Presidentin.
Virginia firmosi një peticion të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014 ku tha se dëshironte të takonte Obamën dhe familjen e tij.
Ajo e përsëriti kërkesën e saj në një video të postuar në Youtube në dhjetor të po atij viti.
https://youtu.be/DYUMpCOVoHY
