A është skema e mashtrimit goditja e ekonomisë?
Letër e nënshkruar në Dita
Çudi e madhe! Në këtë çudi nuk mendohet për abuzimet me financat, që është jeta dhe ajri i shqiptarëve, por diskutohet se sa i zoti, i paaftë apo i diskredituar na qenka Braho e Meta. Çështja është: A kanë ndodhur ato që deklaron Braho? A jemi dëmtuar ekonomikisht nga persona që mbajnë mbi shpatulla shtetin e shqiptarëve? A është kjo skema e mashtrimeve dhe korrupsioni që po e themi e stërthemi? Ç’rëndësi ka kush është Braho. Nëse është dhe ky i përlyer për këto çfarë deklaron, është detyrë e organit kompetent të ndajë përgjegjësit dhe fasifikatorët. Ai thotë që ka shkuar me urdhër te Kryeministrit e të ministrit të Financave. Po të akuzojmë Brahon, të akuzohen dhe ata që e kanë urdhëruar. Ose të mos i marrim të vërteta ato që kanë ndodhur me serverët e të lejojmë katrahurën të na mbulojë, të na brejë deri sa t’i japim përsëri pushtetin personave të inkriminuar.
Duken qartë metodat e qeverisjes së shkuar. Një rrumpallë si në zonat e humbura të Afrikës. Është turp që akoma nuk kemi një ide se çfarë ka ndodhur e ndodh me shqiptarët. Turp që nuk kemi kurajon të ndryshojmë e të dënojmë shëmtirat në Kupolë.
