Eci neper nje rruge te qete , me trotuare dhe me dyqane ne te dy krahet e saj. Qetesi. Eshte dite jave ,dhe gumezhima e lehte qe te ze veshi eshte vetem e qeshura dhe bisedat e turisteve qe popullojne kete mengjes rrugen ne te cilen po kaloj. Pas disa metrash jam ne destinacionin tim , per te cilin kam lexuar aq shume neper faqe te shumta te internetit , ku te gjithe vizitoret e Hollandes lene mbresat e tyre.
Jam ne Mastricht. Qytetin e vogel ne trekendeshin Belgjike,Hollande,Gjermani.
Hap deren e shopit dhe hyje pak me drojtje brenda, duke pare me medyshje rreth meje se ku mund te ulesha dhe ke mund te kisha prane per te kembyer ndonje batute.Nje fakt anesor me ben te qetesohem menjehere. Nuk fytyra te erreta nga dyshimet, te vrenjtura nga vuajtjet ose me shprehje te eger nga shtrengimi i detyruar . Automatikisht kembet me shoien drejt e ne banakun ngjyre blu dhe mbrapa te cilit eshte duke sherbyer nje vajze tek te tridhjetat. E pershendes dhe porosis nje kakao. Nderkohe edhe jam ulur ne nje nga stolat e larte perpara banakut , duke u kujtuar se ne te vertete doja te ulesha ne kolltuqet e rehatshme qe rrethojne lokalin, duke formuar nje hapsire ne mes tij , e cila siç duket eshte dhe korridori qe te shpie tek tualetet . Banakierja me buzeqesh dhe une i buzeqesh mbrapsht. Tani eshte e qarte qe nuk dua te leviiz me nga stoli im. Perpara meje ndodhen fletushka me ngjyra nga me te bukura ,te cilat i bejne rreklama ketij apo atij dyqani veshjeje ose restoranti. Mua me intereson diçka tjeter , me intereson te gjej listen e çmimeve ne gram te mariuanes qe shitet ne kete shop. Me vjen te qesh me veten , dhe nuk e mbaj dote nje buzeqeshje e cila me rreshkete ne fytyre., edhe banakierja me buzeqesh duke me sjell kakaon e porositur.
Per te bere pak shaka e pyes se cilen nga llojet e mariuanes qe ofrohet ne menu ( 99 lloje ) i ka pelqyer asaj me shume. Ajo vazhdone te buzeqesh dhe duke hyre perseri mbrapa banakut me thote numrin 79 te menuse . I shtyre nga çiltersia e saj, hedh menjehere syte ne liste dhe shoh nje emer te bukur , Magic Jack … 39€/gr… !!!
Nuk e mbaj dote nje, Uauuuuu. ! Dhe e pyes menjehere se ku eshte dallimi midis Magic Jack-ut dhe nje tjetri asortimenti ne te njejten menu per 7€g ? Ajo sikur ta priste kete pyetje me pergjigjet me te njejten shpejtesi, duke me thene se, perpata se te takohesha me Jack-un duhej te shtrengoja mire rripat e sigurimit , se perndryshe do te fluturoja shume larg. Qeshim te dy dhe ne te njejten kohe, egoja ime e gervishur , urdheron shqisat e marrjes se vendimeve ne tru , qe duhet ti vertetoje pa tjeter kesaj vajze , e cila pa me njohur , mendon se ka ndonje lule te thare e cila mund te me nxjerre kaq lehte jashte orbite .
Por prit pak … ka nje problem te vogel …. me thote banakierja e qeshur.
Ka disa rregulla qe duhen rrespektuar perpara se te mund te porosis.
Une vazhdoje te buzeqesh si ajo,por me bindje te plote , qe per çdo rregull , ka edhe nje nen rregull, i cili do te lironte rrugen time drejt nje udhetimi ne hapesiren e pafundme te universit.
Banakierja me zgjat qe prej anes tjeter te banakut nje pamflet te vogel dyfletesh, ne te cilin jane te shkruara te gjitha kriteret per te ardhur ne shijen e konsumimit te Magic Jack-ut. E zeze mbi te bardhe , po lexoja qe vetem nenshtetas Hollandez dhe te EU , mund te blenin nje sasi jo me shume se 5gr .!!!!
Zhgrnjimi im duhet te jete dukur kaq i hapur saqe terhowi vemendjen e klienteve te tjere rreth e rrotull meje. Me nje ze pak te dridhur dhe pak te mumduar per ta çuar situacioni ne nje rrjedhe shakaje, i tregoj punetores , se e ndjeja veten paksa te diskriminuar… Si ka mundesi ,,,,, po ne nenshtetasit e tjere te Europes.? Çduhet te bejme ?
Mos duhet ta sjell me vete …. !!!! Nga shqiperia….!!!! Edhe kjo do te ishte nje zgjidhje , sepse fundi i fundit , tek ne nuk jane keto çmime kaq te larta. Por si mund ta kaloja ne Durres nje gr luleje jeshile , pa mu bere gjaku uje perpara policit te kontrollit si Durres ashtu edhe ne Bari ose diku tjeter..?…. Duke ngritur supet banakierja qe deri tani me buzeqeshte, ne çast u shnderrua ne nje objekt urrejtjeje. Çfare zhgenjimi . U mundoba te mos e jap me veten , te pakten ne aparence. Dhe ne çast gjeta edhe nen rregullin tim se si te minoja kete rregull te Brukselit, i cili po mundohej te pengonte fluturimin tim me kete lule magjike.
Degjoj qe tek dera sapo kane hyre nje grup te rinjsh franceze. E di dhe e vlersoj shume tolerancen dhe çiltersine e ketij populli dhe pa e menduar dy here i drejtohem atij qe flet me ze me te larte ne grup, duke e pyetur a mund te blej edhe per mua diçka , pasi mua nuk me lejohet. Djaloshi ndalet dhe per te mos humbur rrolin drejtues qe ka ne geupin e tij, me pyet se çfare dhe sa dua te blej. Banakierja e ndjek me vemendje te gjithe skenen, por nuk dha snje tjeter prej vetes, perveçse nje buzeqeshje.
Çfare erdhi me vone do te ishte me te vertete nje nga udhetimet me mahnitese qe mund te bej njeriu kur eshte i ulur ne nje kolltuk, ne nje coffee shop ne Hollande. Midis nje frengjishteje ,qe me shume ishte italisht, beme nje udhetim te bukur imagjinar , duke nisur qe nga Marsei per te vazhduar me Palermon e Totos dhe duke u futur ne ngushticen e Otrantos me shpejtesine e skafeve te transportit bimor, e duke perfunduar deri ne brigjet e derdhjes se Bunes . Ishte nje mrekulli e vertete. Per ta pershkruar do te me duhej gjuha e Göthes.
Nder kohe kishin kaluar 4 ore dhe une mbas 3 kakaosh dhe 2 leng portokallesh e ndjeva uljen ne toke qe po shfaqej ngadale , por me vendosmeri. Sikur donte te me thoshte qe nga orbita e saj nuk dilej edhe aq kollaj , se së fundmi ishte ajo ne te cilen do te ktheheshim , ,, gjithmone.
Dola duke u pershendetur me te gjithe perzemersisht, jashte ishte nje qetesi e embel. Mu duk e çuditshme , se si mund te kaloja ne ate gjendje normaliteti mbas atij kercimi te llahtarshem ne hapesira te pa eksploruara ndonjehere. Por ja qe keshtu ishte . Dhe mua me erdhi mire qe ishte keshtu. E ndjeja veten me te sigurt ne rutinen time te perditshme . Sesa ne dimensione te panjohura, ku vetedija ime luftonte me vetveten per tu siguruar a ishto kjo realitet apo jo..
Po shihja nga larg makinen time te parkuar ne breg te Maas-it ne nje parkim sa parku Rinia. Ne xhamin e perparm diçka e bardhe valvitej ne eren e lehte . U afrova duke u perpjekur nga larg te dalloja se çfare ishte ajo leter, duke mos me shkuar mendja kurre qe ora e parkimit kishte kaluar me kohe. Me ne fund po e kuptoja qe ky isjte realiteti i vertete dhe pak i hidhur per mua , ate moment. 55€ per parkim te gabuar !!! Per se dyti po e ndjeja veten te diskriminuar kete dite. Palosa letren ne xhep dhe me deshiren qe ishte me e madhe per tu kthyer ne Shop se sa per tu kthyer ne shtepi , u nisa duke pershendetur me koke puntoret e venies se gjobave te cilat ishin akoma ne dalje te parkimit duke bere punen e tyre.
Fatjon Merkohasani