Fondi i qeverisë për likujdimin e biznesit ndaj të cilit ka detyrime të prapambetura do të merret nga buxheti i shtetit. Burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur për gazetën se për të likujduar biznesin, të cilit tashmë i ka ardhur litari në fyt, do të merret nga financat publike me shpresën që zëvendësimi i tyre do të bëhet pas lekëve të privatizimit të katër HEC-eve nga Kurum Internacional. Në të vërtetë lekët e privatizimit pritej të merreshin deri në fund të këtij muaji, por burime nga kompania saktësojnë se do të jetë e vështirë të bëhet një pagesë e tillë. Kështu ekzekutivi shqiptar ka dhënë një “zgjidhje” elektorale, për shkak se tashmë sipërmarrësit nuk mund të presin nga kjo mungesë e theksuar likujditeti. Ministria e Financave u shpreh se ky fond do të merret nëpërmjte bonove të thesarit apo kredive me interes të butë, por që nuk rezulton i tillë si deklarim, pasi fondi do të merret nga buxheti i shtetit duke thellluar kështu deficitin buxhetor. Do të jetë sektori i ndërtimit ai që pritet të përfitojë më së shumti nga ky këst që do të akordohet nga qeveria, por sipërmarrësit kërkojnë që kjo pagesë të shtrihet dhe në sektorë të tjerë si ai i shërbimeve. Megjithatë ky vendim pavarësisht se nga do të merret fondi i parave për sipërmarrësit është një zgjidhje e ngërcit, me argumentin që sipas tyre do tu japë mundësi për kreditim. Sipas drejtuesve të sektorit të ndërtimit, për sipërmarrësit në këtë fushë do ta rigjallëronte këtë sektor, pas krizës në të cilën është futur. Por nga ana tjetër janë dhe bizneset e sektorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në tenderat publikë dhe që ende nuk janë shlyer prej tyre. Sipas tyre qeveria duhet të shlyejë edhe faturat e papaguara për kompanitë e shërbimeve, pasi kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetet e familjeve. Madje sipas drejtuesve të këtyre kompanive institucionet buxhetore kanë devijuar fondet dhe ka mëse 8 muaj që këto kompani nuk marrin pagesat për shërbimet e ofruara. Në këtë situatë të vështirë ku ndodhet biznesi, duket se zgjidhja mbetet e cunguar dhe e cënueshme gjithashtu për financat publike, duke rrezikuar rritjen e borxhit. Ishte Ministria e Financave që vetëm pak ditë më parë njoftoi celjen e një fondi prej 11.5 miliardë lekësh për pagimin e faturave të prapambetura për kompanitë e ndërtimit që kanë kryer punime publike, kryesisht infrastrukturë. Në total, pretendimet e komunitetit të biznesit për faturat e papaguara ndaj tyre vlerësohen në rreth 20 miliardë lekë. Në këtë mënyrë zgjidhja sërish do të jetë e paplotë dhe mund të krijojë gjithashtu precedencën e shlyerjes preferenciale për kompanitë.

Po ja do marrin 100 milion euro nga Kurumi per hidrocentralet, zbrit 40 milion Euro per rimbursimet qe ka pas kerku Kurumi dhe qe Qeveria e ka sanksionu ne VKM, shuma neto per qeverine ngel 60 milion Euro.
Ku i shlyen dot borxhet ndaj firmave te ndertimit per punime te kryera prej mbi 200 milion Euro kjo Qeveri qe do te kete neto nga ky privatizim vetem 60 milionEuro ????
Eh more Sali, nuk di cfar te besh, po terbohesh fare, por nuk gjen dot zgjidhje.