Në këtë bisedë pavarësisht botimit të një cikli intervistash që kemi botuar ditët e fundit, Izet Haxhia, duke marrë shkas nga protesta e opozitës më 8 dhjetor, rikthehet sërish në DITA për të rrëfyer një moment kulmor të ngjarjeve tragjike të pranverës së vitit 97:
Momenti kur ish-Presidenti Berisha kishte vendosur të arratisej nga Shqipëria.
Në mea culpa e truprojes kryesore të ish-Presidentit, shoqëruar me një ndjesë ndaj shqiptarëve.
Pak më vonë, në ditët e fundit si president i vendit, Berisha i ka kërkuar Izet Haxhisë të organizojë një sulm mbi ambasadën amerikane në Tiranë.
“Kur të hapen arshivat sekrete të asaj kohe do të më jepni të drejtë në këto që po them…” – thotë ish-njeriu besnik i Sali Berishës.
– Izet a e ndoqët protestën e opozitës më 8 dhjetor?
– Pak. Pashë disa të marrë që luftonin me bunkerin e thyenin xhamat e ministrive. As të majtët nuk ngelen mbrapa për dhunë kur janë në opozitë, por të majtët nuk vrasin. Berisha vret. Vret edhe të vetet po qe nevoja për të justifikuar dhunën.
– Më ke treguar njëherë, se Berisha në ditët e kulmit të trazirave në mars 97, ka dashur të arratisej nga Shqipëria…
Ka ndodhur pasi u bë marrëveshja e papritur e 9 marsit 1997, ku u vendos të krijohej qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon e papunë, kaosi vazhdonte të sundonte gjithë vendin. Veriu, deri më 9 mars nuk i kishte hapur depot e armatimit, me urdhër të Berishës u hapën depot edhe në ato zona. Nga njëra anë flitej e vendosej për qeveri e pajtim kombëtar, nga ana tjetër jepej urdhri për armatosjen e veriut kundër jugut. Skenari i zi duhej çuar deri në fund. Në jug rebelët dhe komitetet e shpëtimit nuk pranonin këtë zgjidhje dhe kërkonin largimin e Berishës.
Ditën e 9 marsit Tritan Shehu fliste në panik se kishte marrë informacione se rreth 5 mijë veta nga jugu ishin nisur drejt Tiranës për të sulmuar Atë. Unë isha në kontakt me shumë miq të mi në Vlorë dhe i thashë Tritanit që mos u mundo të hapësh panik, sepse kjo gjë nuk është e vërtetë.
Por Berisha nga një “luan” i para një jave, kur thoshte se do t’i shtyp të kuqtë, do të ndaj shapin nga sheqeri e broçkulla të tjera si këto, tani na ishte bërë një lepur që po priste të merrte arratinë. Edhe të majtët, pasi kishin nënshtruar Berishën duke e detyruar të pranonte kompromisin me ta, po zvarritnin që të fillonte nga puna qeveria e Pajtimit Kombëtar.
Forcat e dërguara në dy fronte, në atë të Vlorës dhe atë të Përmetit për të nënshtruar e shtypur rebelimin, iu dha urdhëri të tërhiqeshin në Tiranë. Shumë prej tyre e ndjenin veten të mashtruar nga Berisha dhe hoqën përkrahjen ndaj tij. Në këtë situatë kaotike ku shumë eksponentë të qeverisë së PD-së filluan të iknin nga sytë këmbët në panik. Në këtë kohë të gjithë të burgosurit që mbaheshin si “më të rrezikshëm” ishin transportuar në burgun 313 në Tiranë. Në mes tyre ishte edhe Fatos Nano dhe Ramiz Alia.
Unë, së bashku me vëllain tim Isamedinin, i cili kishte qenë komandat i operacionit të forcave që ishin përqendruar në Fier, por që me një urdhër të Gazidedes u thirr në Tiranë për të pushuar dy ditë. Në fakt, ky ishte shkarkimi i tij në fshehtësi nga kjo detyrë. Vëllai im, Isamedini, i zhgënjyer nga kjo lojë e Berishës me Gazideden, së bashku me dy vëllezërit e tjerë, më kërkuan që të shifnim punën tonë dhe të lija Berishën. Por unë u thashë se, edhe sikur i vetëm të ngelem, nuk do ta lej vetëm Berishën.
Dhe ata, për të mos më lenë vetëm, qëndruan pranë meje. Kështu, filluam së bashku me vëllezërit e mij të mblidhnin njerëz për të mbrojtur Berishën dhe Tiranën nga sulmi që pritej nga rebelët e jugut.
– Ju mendonit se mund të sulmohej Presidenca?
– Po. Kulmi i kësaj historie është data 13 mars. Pasi u kishim mbushur mendjen shumë vetave që të na bashkoheshin për të mbrojtur Berishën dhe po blindonim Presidencën me armatime të rënda që morëm nga depot e Gardës, vumë armë të rënda në pikat dominuese tek korpusi i Universitetit dhe ndërtesa të tjera të larta. Ishim gati për luftën finale…
Po kthehesha nga Garda për në Presidencë, kur nga dera e prapme e saj, ngjitur me Klinikën Speciale të ish-udhëheqjes shof një autoblindë, një tank dhe një makinë të blinduar që prisnin. Pyeta njërin nga shoqëruesit se çfarë kërkojnë këto këtu? Më tha: Presidenti po ikën…
Më iku truri. Shkova me vrap dhe u futa në zyrën e Berishës që po dridhej dhe i thashë: “Çfarë ke ndërmend të bësh?
Më tha: “Izet, çdo gjë mori fund…”
“Çfarë mori fund?”, i thashë. “Fëmijët e tu i çuam në Itali ,gruan e ke të strehuar në një vend të sigurt…”
Pas këtyre fjalëve, shtova: “Po bëre një hap të dalësh prej kësaj zyre je i vdekur! Unë me vëllezërit e miqtë e mij po mbledhim njerëz për të mbrojtur ty, ndërsa ti kërkon të ikësh siç ikën shumica e pushtatarëve të tu. Kur të vritem unë me gjithë njerëzit e mij, atëhere mund të ikësh kur të duash…”
– Çfarë ndodhi më tej?
– Ai qendroi. Ndodhi nje sulm i presidencës nga mesnata nga një furgon dhe morën kundërpërgjigjen tonë, ku mbetën të plagosur tre veta nga sulmuesit. Berisha kërkoi t’i sillnin një kallashnikov se donte të luftonte edhe ai.
I thashë që nuk të bjen ty të luftosh se luftojmë neve për ty.
Mora vesh pak më vonë që ai do shkonte në fillim në Laç te vila e një doktori me mbiemrin Ulaj dhe pastaj do vinte një helikopter i forcave ushtarake franceze për ta marrë e larguar, nuk e di se ku.
E kam thënë që ikja e Berishës ka qenë finalja e skenarit të copëtimit të Shqipërisë. Pse e them këtë? Nuk e di a ju kujtohet, por atë natë të gjitha kanalet prestigjioze të botës CNN, Fox, Euro Neës dhanë lajmin për arratisjen e Berishës, madje u hapën lajme se forcat greke hyn në territorin shqiptar rreth 20 km, gjoja për të mbrojtur minoritetin grek.
Jo se Berisha nuk e dinte këtë skenar. Unë e them me bindje se duke mbajtur me zor Berishën atë natë të 13 marsit, kemi prishur këtë skenar, por i lashë në shpinë këtij populli një tradhtar e kriminel që me politikën e tij e çoi vendin buzë greminës duke u bërë bashkëpunëtor në këto skenare.
Kur të hapen arshivat sekrete të asaj kohe do të më jepni të drejtë në këto që po them…
– Ndoshta kur e detyrove të qëndronte këtu, ka qenë një nga ditët më të vështira të Berishës, kur ai është ndjerë i poshtëruar dhe i fyer. Mos që atë ditë nisi armiqësia e tij ndaj teje?
– Duke njohur karakterin e Berishës si njeri me komplekse dhe hakmarrës, mund të them që po. Por pas kësaj ka edhe disa ndodhi të tjera që i vunë vulën kësaj armiqësie të tij ndaj meje. Ka qenë muaji prill më duket i 97-s kur u rraf Nikoll Lesi tek Hotel Rogneri. Më thërret Berisha në zyrë ku po shifte lajmet e Rai Tre që po tregonte për rrafjen e Lesit, i cili më akuzonte mua për keëtë gjë. Berisha në një gjendje të dërrmuar më thotë që “e shef çfarë bëre? Ti po mundohesh të më bësh gropën mua”.
I thashë që mund të kem bërë gjëra të pakontrolluara që mund t’ju kenë dëmtuar juve në radhë të parë, por asnjë nga ato që kam bërë nuk i kam bërë me qëllim që t’ju dëmtoj juve… Më tha “po ç’do ti që del në skenë, ke plot njerëz të tu që mund të bëjnë këto gjera. Ti nuk duhet të ekspozohesh se pastaj do të dyshojnë sikur të kam futur unë”. I thashë që unë po largohem përfundimisht nga mbrojtja juaj sepse dyshimi yt është i rëndë për mua.
– Dhe ju u larguat?
– U largova duke njoftuar edhe njerëzit që kisha pranë që unë po largohem, por pothuajse të gjithë njerëzit që kisha afër u bashkuan me mua duke u larguar edhe ata nga ruajtja e Berishës. Berisha i zënë në panik së bashku me familjen e tij sepse kishte ngelur i vetëm dhe pa mbrojtje fut gruan e tij të më marrë në telefon, duke më thënë që mos ja vërë re Saliut se është i lodhur e mërzitur për ato që ka thënë, por kthehu pranë tij.
Të njëjtën telefonatë mora edhe nga vajza dhe çuni i Salës që të kthehesha. Vendosa të kthehesha por me zemër të thyer dhe pasi fola me miqtë dhe shokët që ishim bashkë, u thashë këtë: Unë po kthehem, por deri në zgjedhjet e 29 qershorit. Më datën 30 fitoi apo nuk fitoi Berisha e PD, unë nuk kam për të punuar kurrë më për të sepse fjalët e tij haluçinante se unë po punoja për ta groposur atë më vranë shumë dhe thyen përfundimisht lidhjet e mia me të..
Këtu hyn dhe rasti i moszbatimit të porosisë së tij për të bombarduar Ambasadën amerikane.
– Izet, këtu ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Si i shkoi mendja Berishës të sulmonte ambasadën amerikane?
– Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.
Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.
Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani.
Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare.
“Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar.
Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.
– Berisha i arratisur në marsin e 97… Ndoshta do ishte krejt ndryshe historia e vendit nëse nuk do ta pengoje…
– Miku im Xhevdet, në jetë njeriu bën shumë gabime dhe pendohet për shumë gjëra që ka bërë apo nuk ka bërë. Një fjalë turke thotë se çfarë vlerë ka pendesa? Unë për vete në jetë kam bërë shumë gabime dhe gjëra të këqija, siç kam bërë edhe gjëra të mira, por nuk kam bërë krime dhe gjëra që të mbaj kokën ulur dhe të turpërohem.
Krimi më i madh që kam bërë është që nuk e lashë Berishën në atë mars të trazuar të merrte rrugën pa kthim të arratisë e tradhtisë, si Ahmet Zogu në 7 prill 1939. Kjo është pendesa ime. Ju kërkoj ndjesë shqiptarëve për këtë. Do kishte shpëtuar Shqipëria njëherë e mirë nga ai dhe nuk do kishin ndodhur as ngjarjet e grushtit të shtetit të shtatorit 1998.
Intervistoi Xhevdet Shehu




Falje duhet te kerkoje I pari Will Rajerson me antishqiptarin dhe antiamerikanin me te madh shqipfoles..elez biberajn
Falje duhet te kerkoje dhe ambasadori I pare gjerman Werner Dawn qe u prit si shpetimtar dhe iku si shkerdhate si double spiun.
Gjithe keto zotrinj me siper jane marre me nje veprim kanibal
Kane mundur komunizmin e vdekur pra fituan me nje kufome me kry-kanibalin e tropojes…e felliqur..e turpeshme…
loja me antikomunizmin elezbiberjan ka mbaruar ne menyre te hidhur…
Kur kam lexuar dy artikuj ne gazeten Dita qe jane: I pari I Shaqir Vukajt me titull : REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN
dhe I dyti I izet haxhise me titull; SI E PRUNE SERBET NE PUSHTET BERISHEN NE 1992 besoj se nuk ka vend per asnje iluzion.
Te pakten,shoqeria civile,te perndjekurit politike,intelektualet,mediat duhet e puhsonin se shkruari dhe te kerkonin me force largimin e salisrbit nga politika dhe arrestimin e tij per krime kombetare ne “llogari te te treteve”
Por kjo nuk ndodh se ai vend dhe ai komb ka vdekur,moralisht,ushtarakisht , psiqikisht dfinacjarisht dhe eshte e kote te vazhdojme te mendojme per ate vend qe quhej dikur Shqiperi dhe e vetmja gje qe mund tju “uroj” eshte PUSHTIM TE KENDSHEM NGA SALISERBI.
Per “clodhje” dhe relaks ndiqni sekuencat e ketyre shkrimeve njerin e izet haxhise dhe tjetri te te shaqir vukajt qe jan te mjaftueshme te themi R.I.P ALBANIA
@@@@@@@@@@@@@@
nuk shikoj asnje fakt qe klani KAPO ka lidhje me BERISHAJT ne kete shkrim te fundit dhe cfare thote Izeti jane vetem mendime qe 99% e shqiptareve e dine.
Izeti ka dhe shume konfuzion ne lidhje me dyshen ramiz alia-sali berisha qe nuk ka fare interference me dyshen Kapo-Berisha.
Ajo qe me habiti per keq eshte se Izet HAXHIA NGATERRON me qellim nje fakt qe eshte kryesor ne kataklizmone qe po kalon vendi sot.
Nuk e kuptoj PSE IZETI anshkalon faktin qe Ramiz Alia kishte fuqi mbi KATOVICEN deri ne 2 prill 1991 kur lobi serb i plotfuqishem ne Amerike dhe Europe i futi thiken pas shpine jo vetem RAMIZ alise por dhe kombit shqiptar.
Izet Haxhia di shume fakte “rrenqethese” per veprimtarine e Elez Biberajt dhe roli i tij antishqiptar sidomos pas 2 prillit dhe 4 dhjetorit te 1991 kur u prish qeveria e stabilitetit qe ishte akti me makaber qe nga 1912.
Izeti nuk duhett e dale nga “linja e artikullit” me titull
“SI E PRUNE SERBET NE PUSHTET BERISHEN. ME LOBIN E TYRE NE AMERKE ne 1992″
me aq sa shkruante IZETI ne ate artikull ishin keto fakte “horror”
1.. Izet Haxhia: SHKRUAN
“Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips.’’’’qe do te thote se berisha komandohej nga cia amerikane sepse nqs do ishte ndryshe kjo vizite duhej pregatitur nga DIPLLOMATE DHE JO NGA SHERBIME SEKRETE.
2 Izet Haxhia: SHKRUAN
Dejvid Philips. NJIHEJ për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. ……..kjo do te thote qe zyrtare amerikane te dipllomacise dhe CIA-S qe merreshin ME shqiperine ishin serbo-file dhe ky eshte fakti me I tmerreshem qe e nxjerr jo vetem berishe por dhe lobin serb ne amerike..regjizoret e “revolucjonit serbo-demokratik te 1992
3.. Izet Haxhia: SHKRUAN
NE RRUGEN E KTHIMIT NE hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi ministry I jashtem serb Ivanovic I cili u takua privatisht me SALISERBIN…..KATASTROFIKJA QE THOTE HAXHIA eshte se IVANOVICI eshte pare ne tribune e mitingut te fitores se 22 MARSIT….
4 Izet Haxhia: SHKRUAN
drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serb & maqedonas
5-Izet Haxhia: SHKRUAN
Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4
I NDERUAR IZET
NQS SE KETO 5 DESHMITE TUAJA JANE TE VERTETA ( QE MENDOJ SE JAN 100 % REALE) ATEHERE NE KOT LODHEMI ME KLANIN KAPO DHE KARAGJOZET RAMA & META
E THENE ME SAKTE:
BERISHA QENKA NJE HIBRID I FELLIQUR I SHERBIMEVE SEKRETE SERBE DHE AMERIKANE I KLLONUAR NE VITET 1991-1992 KUR ISHIN NE MUAJIN E MJALTIT DHE AS ME SHUME DHE AS ME PAK SHQIPTARET DUHET TE NDERGJEGJSOHEN PER CLRIMIN E SHQIPERISE NGA SALISERBI.
PRANDAJ ZOTI IZET MBASI KE HEDHUR “BOMBEN ATOMIKE” PER LIDHJET E FUQISHME TE BERISHIS ME KLANIN SERB NE WASHINGTON (MOS HARRO DHE ELEZ BIBERAJ) NUK KA PSE MERRESH ME KAPSOLLA DHE FISHEKZJARRE DEKORATIVE
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA
I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.
Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.
A……………………………..
Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
B……………………………….
siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
B.Sovjetik,
Hungaria,
Izraeli,
ShBA,
Britania e Madhe etj.
për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
C…………………………………
revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
1- revolucionit popullor,
2- komplotit të opozitës
3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes
Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.
EPILOG:
Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…
eshte koha qe amerika dhe europa te dorzojne koken e frankeshtein monster ..PERBINDESHIN BERISHE…
kur do krijije donaldi me helmutin komisjonin kombetar per krimet e sali elezbiberizmit ??
Lexova kete koment, i barabarte me gjithe artikujte e gazetave te perditshme shqiptare, madje per nga analiza, dekusionet bazuar ne referenca dhe fakte te kohes, i pakrahasueshem me asnje shkrim te lexuar ne keto 25 vjet ne mediat shqiptare dhe kam mbetur jo vetem pa fjale por dhe tejet i zhgenjyer, se mund te kete ndonje drite ne erresiren e pafundme te ketij tuneli.
Te lumte mendia qe ka bere gjithe kete pune kerkimore dhe nje bravo e madhe per gjithe llogjiken e perdorur…
Nje shembull per te gjithe ata qe vetequhen “gazetare investigues”
KATOVICA ?
Akoma me fallsitetin e Servet Pellumbit, me nje cope leter te perkthyer shume vite me pas nga dokumenti origjinal i Solidarnosc te Polonise, botuar ne te gjitha gazetat perendimore te kohes, dhe percjelle me siguri nga kelyshet e ambasades tone ne Varshave, per ta perdorur per konsum mediatik e politik.
Edhe nje here, ne Katovice, Gorbaçovi nuk ka qene as edhe nje here, e specifikisht ne periudhen ne fjale.
Dokumenti i ashtuquajtur “Katovica” ishte programi i sindakalisteve polake qe ju prezantua si kerkese e antareve te saj, gjeneralit Jaruzelski. Ne pergjigje arrestoi e masakroi gjithe grupin drejtues. Lexoni gazetat e kohes e mos perdorni me kete term te shpikur.
Ramiz Alia, se bashku me Xhuglinen, kane qene agjentet me te hershem te Cia-s e bashkepunetoreve te saj serbomalazeze ne USA !
E kishte kuptuar Mehmet Shehu qe ne vitin 1974, kur eshte shprehur “do ti vrisja Ramiz Aline e Kadri Hazbiun…. po ç’ti bej Enverit (nenkupto Nexhmijes !).
Vazhdimin e kam shtjelluar ne shume komente te tjera.
komenti i par me te drejt i permbledh te gjitha shkrimet eketyre 25 vjet BRAVO hapni syt ogazetar POSHT KRIMINELI ME I MADH ITE GJITHA KOHRAVE SALI BI BER ISHA
Dhe qe te mos mbeteni akoma ma shume qorra , sepse po shikoj qe deshmite e mesiperme , po ju duken te reja , akoma me shume bema antishqiptare do t’i dalin ketij klani kanceroz , per shkaterrimin e Shqiperise 1974-1990 , me intensitet me te larte vitet 1980-1990 , e sidomos 1985-1991 !
Akoma me ogurzeza , jane detyrat e ketyre klaneve , per zhdukjen e Shqiperise nga harta e botes , me skeme dhe plan te detajuar dhe te organizuar , te cilin jane duke e vene ne jete !
Juve ju duket “rastesi” shkuarja e nano-Berishes ne San Egidio ! Juve ju duket “rastesi” ardhja e Janullatosit , juve ju duket rastesi shkaterrimi i bazes ekonomike , juve ju duket rastesi çarmatosja e shqiptareve ! Juve ju duken rastesi shpopullimi i Shqiperise dhe Kosoves ! Juve ju duken rastesi qe gjithe fqinjet armatosen dhe ne çarmatosemi ! Juve ju duket “rastesi projekti “Durana” !
Provat i keni pasur gjithe jeten perpara syve tuaj , por do shqisen atdhetare qe te mund t’i shikosh !
Per kete veprim z.Izet te ka denuar zoti te jetosh i ndare nga familja per kaq kohe ne Turqi.Kur nje njeri e merr perendia mos e pengo,ti e mbrojte por ai te syrgjynosi.Per pendesen te pershendes,je nje deshmitar okular pornuk mundesh te deshmosh te mafia e salehhqenserbit te perjetshem.
bravo Izet per guximin dhe te verteten qe thua! Kjo qe po ben eshte nje sherbim i madh ndaj popullit shqiptar dhe sidomos ndaj atyre qe kishin dal ne protest ne emer te ketyre mostrave !!!
Me mire vone se kurre