ARMO, 10 pyetje për dy ministra të pas shtatorit

anazapta
gazeta dita cover

“Dita” në disa numra të saj, ka ofruar së fundmi të dhëna dhe detaje që lidhen me procesin e ri-shitjes së kompanisë ARMO. Është një operacion privatizimi domethënës i nisur thuajse katër vite më parë, duke u shtrirë si një telenovelë, që herë pas here na kujtonte se jetojmë në një “Republikë Patëllxhanësh” (toka jonë është e pasur me naftë, por nuk gjeneron banane). Dokumentacioni i botuar në “Dita” nuk lë asnjë vend për dyshim, se zyrtarët publikë aktualë, duke nisur që nga Berisha e duke përfunduar te zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, nuk janë në detyrë për të ruajtur interesin publik. Si të tillë, nuk kemi ç’ti pyesim. Janë të tjerë ata që duhet të merren me ta.

Por këta funksionarë edhe disa ditë janë nëpër zyra; ekipi i ri qeveritar pritet të hyjë aty. Nuk kemi ende ndonjë të dhënë nga ekipi i ri se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme. Maskarada e shitjes u bë publike, mediet denoncuan në mënyrë publike, qeveria e mbron maskaradën në mënyrë publike, punonjësit e ARMO-s protestojnë në mënyrë publike, ekipi i ri qeveritar deri më tani ka heshtur në mënyrë publike, ndaj dhe për të respektuar këtë “trend publik” vendosëm që pyetjet t’i drejtojmë në këtë formë. Ministër I Industrisë dhe Energjitikës në ekipin e ardhshëm qeveritar do të jetë zoti Damian Gjiknuri, ndërsa Ministër i Zhvillimit Ekonomik, tregtisë dhe Sipërmarrjes do të jetë zoti Arben Ahmetaj.

Për pasojë pyetjet do i drejtohen vetëm këtyre të dyve, për shkak të funksionit, por në thelb pyetjet nuk synojnë një përgjigje nga individi “Ahmetaj” dhe individi “Gjiknuri” por një përgjigje nga dy titullarë institucionesh të rëndësishme pas shtatorit e më tej të lidhur doemos me këtë çështje. Me këto pyetje, “Dita” quan të përfunduar ciklin e saj informues disa ditor për çështjen e ri-shitjes së ARMO-s, duke mbetur në pritje të përgjigjeve të zotit Ahmetaj dhe zotit Gjiknuri për ti publikuar në të njëjtin vend ku i ka drejtuar dhe pyetjet. Shpresojmë që përgjigja të mos vijë me heshtje, ndonëse dhe po erdhi e tillë, do të jetë përgjigja më e qartë e mundshme, për të gjithë ne. Pra në çdo rast lexuesit tanë do e kenë një përgjigje…

 

Pyetjet për zotin Ahmetaj dhe zotin Gjiknuri:

1. Si do e përkufizonit privatizimin e kompanisë ARMO që prej fillimit të saj e deri më sot?

2.A ka vend për rishikimin e dosjes së privatizimit të kësaj kompanie që prej vitit 2009 kur u tha se fituesi është një kompani e specializuar në këtë fushë por që më vonë rezultoi ndryshe?

3.A do të hetohet administrativisht mënyra se si u pagua garancia dhe shuma totale për privatizimin e kësaj kompanie në vitin 2009?

4.Procesi aktual i ri-shitjes së kësaj kompanie, çfarë tregon sipas jush?

5. Rezart Taçi në bazë të kontratës me shtetin duhej të realizonte 230 milionë euro investime. Do i verifikoni investimet e tij? Do të kërkoni aplikimin e penaliteteve për 5 vitet që shkuan në lidhje me këto angazhime të pambajtura?

6.Si do zgjidhet çështja e borxhit që ARMO ka ndaj CEZ dhe ndaj institucioneve të tjera shtetërore?

7.Në rast se rezulton se transferimi i aksioneve ka qenë i paligjshëm çfarë do të bëni?

8.Çfarë vlerësimi  keni për shkresën që ministri aktual Florion Mima i dërgoi biznesmenit Taçi, nëpërmjet së cilës i dha dritën jeshile për të kryer shitjen?

9. Si i konsideroni protestat e fundit të punonjësve të ARMO-s për këtë shitje? Do zhvilloni takime me ta?

10. Pyetje për “Albpetrolin” – Duke qenë se dhe në tenderin e dështuar për privatizimin e Albpetrolit është i përfshirë i njëjti biznesmen, si do të veproni ju për garancinë e ofertës që paraqiti ky biznesmen dhe që rezultoi e trukuar?

 

4 gusht –Lamtumirë ARMO

lamtumireGazeta “DITA” informon e para se biznesmeni Rezart Taçi ishte duke fiksuar detajet e fundit të marrëveshjes për shitjen e kompanisë ARMO, me blerësit e rinj, të cilët nga të dhënat paraprake rezultonin azerë. Bëhet fjalë për të njëjtët azerë, të cilëve Taçi u mori hua 75 milionë euro kur e privatizoi ARMO-n në vitin 2009. Deri në këtë datë tratativat për shitjen ishin mbajtur në fshehtësi të plotë. Dy ditë më vonë, më 6 Gusht Taçi nënshkroi Kontratën e shitjes.

 

9 gusht – 50 milionë euro

50Gazeta “DITA boton e para dhe ekskluzivisht kontratën e shitjes së kompanisë ARMO nga Rezart Taçi. Kontrata përfshinte shitjen e 4 kompanive ku ARMO u shit për 35 milionë euro, ndërsa tri kompanitë e tjera u shitën për 15 milionë euro. Totali i Kontratës ishte 50 milionë euro. Në të njëjtin numër  “DITA” botoi dhe shkresën ekzemplare e Ministrit të Ekonomisë Florion Mima, i cili jepte dakordësinë e tij për këtë shitje duke I qarë dhe hallin biznesmenit për vështirësitë që po kalonte.

 

10 gusht –  Një “i mëngjër” në pusin e Rezartit

2KGazeta “DITA” zbardh prapaskenat e konjukturës politike në të cilën u zhvillua lidhja e kontratës për shitjen e ARMO-s, duke zbuluar dhe rolin që një deputet i Partisë Socialiste ka lozur në mbështetje të biznesmenit Taçi duke shitur trafik influence dhe duke dhënë garanci për të ardhmen. Në këtë numër “DITA” botoi ekskluzivisht dhe “certifikatën e pronësisë” të kompanisë blerëse nga Ishujt Virgjine, duke argumentuar se kjo certifikatë nuk  jepte asnjë garanci për  zbardhjen e pronarëve të vërtetë të kompanisë.

 

 

 

“Pataten do e keni nëpër duar, të përvëluar”

Nga Edmond Bejtaj

Edmond Bejtaj është një inxhinier, profesionist i afirmuar në sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri. Nuk është deputet, nuk është funksionar publik, por drejtues në një kompani private e specializuar në fushën e hidrokarbureve në vendin tonë. Por ja që interesi publik nuk është gjithnjë primat i funksionarëve publikë. Në të gjithë këtë klimë “omerta” që ka përfshirë procesin e ri-shitjes së ARMO-s, Edmond Bejtaj nuk ka zgjedhur të bëjë spektatorin duarkryq apo profesionistin “politiko-fejsbukërisht” korrekt. Në faqen e tij në rrjetin social, në të vetmen hapësirë të komunikimit masiv që ai disponon, Bejtaj nxiton të thotë të vetën. Ta thotë në këndvështrimin e një profesionisti, por edhe në këndvështrimin e një kronikani që i ka prekur zhvillimet në terren duke ofruar detaje pikante dhe duke bërë një zbërthim racional të asaj që ka ndodhur vitet e fundit me ARMO-n. Ndaj “DITA” i ofron sot lexuesit shënimin e Bejtajt, të plotë, siç ai e ka shkruar, në përpjekjen për t’i bërë jehonë çdo zëri profesionist dhe racional, por mbi të gjitha çdo zëri kompetent dhe me guxim, për një skandal që prej ditësh po konsumohet në sytë e të gjithëve shqiptarëve, por që çuditërisht nuk ka mundur të ngacmojë dot shqisat e asnjë funksionari publik, apo të një garde të tërë deputetësh të zonës së Fierit, të cilët janë përfaqësues të zgjedhur nga ajo zonë ku ARMO ushtron aktivitetin dhe që janë zgjedhur pikërisht për të mbrojtur interesin publik bash për ata banorë.

 

Nje kafe ne distance, duke pare nga  dritarja shiun, me gazetarin e Dita -s, qe ne keto dite te fundit ka shkruar mbi temen ARMO. Me kane terhequr keto dite lajmet me detaje mbi rishitjen e kompanise ARMO, debatet mbi to, komentet e lexuesve ketu, por mbi te gjitha ankthi qe ka shkaktuar ky lajm tek punonjesit e kesaj kompanie te papaguar prej muajsh. Eshte shume tragjike, ashtu si dhe shume komike ajo qe here pas here shfaqet ne syte e shqiptareve;

– Ne ato dite te para dy javeve, kur punetoret e ARMO-s dilnin ne mitingje, me parulla kunder Ridvan Bodes (?!), dhe pro Taçit (!?) ku me te spikaturat ishin ato me rime te puthur qe thoshin : – “O Ridvan , djali te te rroje/ Rezart Taçi do fitoje !”, dhe – “ O Rezart , o hero, Mallakastra ty te do !”, -me eshte dukur se po jetoja periudhen 96-97; – me eshte dukur se ne te njejten kohe qe kendohej ne Permet kenga per Rrapush Xhaferin si i ngjashem me vellezerit Frasheri ne bëma, ne Tirane i dorezohej Berishes fanella e Milan-it, ne te njejten kohe qe luante REAL-i i Madridit ne Qemal Stafa, ne nje nga kthesat e pistave te Formula Uno shfaqej nje kartele publicitare ku shkruhej VEFAHolding. Historia u perserit ! Natyrisht jo ne menyre identike ;- Jemi apo sjemi vend i NATO-s, kandidat per ne BE, me zgjedhje te pranuara nga faktori, te kontestuara vetem nga Lefterija, me pushtet me ne fund te dorezuar paqesisht edhe nga Berisha !?

Vetem nje gje nuk ndryshon nga ajo kohe ;– Ata qe do e vuajne jane si gjithmone borxhlinjte e krijuar ne vitet e mashtrimit, punetoret dhe ata qe kishin kredituar piramiden me te fundit ( por kujdes : – Jo e fundit ! ) Sa per ata qe presin lajme nga ministria e linjes te mos lodhen kot ;-

Aty banon Enno, i skeduar prej kohesh si debil, i provuar sidomos ne aferen Albpetrol, kur bashke me tufen e nenpunesve te tjere te tredhur, betoheshin se i kishin pare me syte e tyre parate e garancise se paguar nga Taçi. Per mua nuk ka me asnje enigme nekete histori ; – e kisha parashikuar fundin e  saj , vetem daten nuk dija. Enigma ime eshte çfare do ndodhi me mbas me borxhlinjte, ente shteterore qofshin keto, private, apo punonjes. Mbase dikujt nga maxhoranxa e re, me naivitet i ka ardhur per mbare qe ARMO-s t`i gjendej nje pronar i ri, ne menyre qe i vjetri me bemat dhe problemet e tij te mos i rrinte si patate e nxehte ne duar ; – Eshte gabuar ! Edhe pas kesaj qe ndodhi, une parashikoj qe patatja  do jete aty, neper duar, e perveluar !

Ndersa ata qe ngrene zerin te shqetesuar per pasuri kombetare te shitur, te falur te shperdoruar,, le te qetesohen disi, apo le te ngushellohen duke menduar se kjo nuk eshte gjeja e vetme per te cilen duhet te shqetësohen; ARMO realisht nuk ka ndonje vlere te spikatur, ne Shqiperi mund te ndertohen rafineri shume me te mira e moderne se sa ato te ARMO-s, tek e fundit, moratoriumi qe vendosi Berisha per te favorizuar Taçin ne kete fushe, pothuajse ka skaduar ; – Per mua problemi i madh eshte sjellja e nenpunesve dhe politikaneve te shtetit shqiptar ne kete afere ; – Qe nga dita e e pare e procedures per shitjen e pare te ARMO-s, e deri ne diten e rishitjes se saj ! Sepse te gjithe e paten ne dore te flisnin ne kohe, por nuk e bënë ! Me perjashtim te Erion Braçes dhe tim vëllai.

 

Ne nje histori mashtrimi, nuk mund te jene te gjithe te lumtur ! “Ashtu sikurse, – “-Kush ka lindur, nuk mund te rilindë më ! ”

E.B.

 

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Arben Ahmetaj eshte nje nder personat me te korruptuar ne PS . Ketu perfshire jo vetem gjate kohes se Nanos me kompanine @Hermes@ por eshte aksioner ne shume biznese te tjera ku perfshihen Klube Nate ke Blloku, etj. Komplet rrugac dhe i perzier ne korrupsion. Perfaqeson grupin qe ka financuar PS gjate zgjedhjeve. Keta kerkojne aksione ke ARMO, prandaj nuk ndihen. Shpresoj qe puntoret te bejne greva duke i bllokuar punen.

  • FATURA E HESHTJES SE EDI RAMES.

    Eshte si fatura qe pagoi Sali Berisha ne vitin 1997 per HESHTJEN e Fatos Nanos. Prandaj gazeta DITA nuk ka pse i ben apele “Bishtit te Kavallit” por t’ja adresoje apelin e emergjences direkt Edi Rames, qe eshte futur ne Brimen e Miut dhe here [as here leshon renkime per ndertimet pa leje. Ne nje kohe qe Saliu dhe banda e tij po vjedh asetet me te rendesishme te shtetit. Ne cilin vend te Botes shitet nafta dhe pasurite natyrore me kontrata si leter higjenike ne terrin e nates tek nje firme e dyshimte offshore? Ne kete rast termi modern PRIVATIZIM do te ishte baras me VJEDHJE dhe PERVEHTESIM. Kjo duhet te kishte ngritur ne kembe BOSAT e Koalicionit Fitues dhe duhej te kishte aktivizuar Prokurorine per hetime emergjente per te parandaluar krimin makaber qe po kryhet ne syte e shqyptareve ndaj prones publike. Mirpo kjo nuk po ndodh dhe HESHTJA e BOSAVE socialiste po ngjall shume dyshime. Mire Ilir Meta Ryshfetciu, po pse HESHT Edi Rama? Eshte pyetja e pare qe mileti i shqetesuar po ben papushim. Sepse Ilir Meta e ka treguar se kur fjala eshte per LEKA nuk do t’ja dije se kujt do t’i shitet ARMO, por mund t’ja shese azereve edhe nonen dhe baben e vet. Prandaj thelbesore per momentin qendron pyetja: Pse HESHT Edi Rama per shitjen e ARMOS spiuneve te KGB-se ruse nga Azerbaxhani i komunistit Alijev? Dhe jo me pak e rendesishme eshte edhe pyetja e dyte qe vjen menjehere pas pyetjes se pare:

    CILA ESHTE FATURA QE KA PAGUAR SALIU KETE HERE PER HESHTJEN E EDI RAMES?

  • Keni haruar nje pyetje per keta ministra.
    Dje shkruanit se keta birbo dhe disa deputete te tjere te PS,po heshtin,ose po i ferkojne krahet,si Mimes,si Rezartit,gje qe le nje shije te hidhur,dhe une do shtoja pyetjen e 11,
    CILI ESHTE SHPERBLIMI QE DO MARIN NGA REZARTI,PER KETE RAHJE KRAHESH DHE A KA DIJENI EDI RAMA,PERSE PO HESHT,PER MILIARDAT DHE PASURINE KRYESORE KOMBETARE DHE FLET PER CA KONCESIONE HIDROCENTRALESH TE KOTA……
    QE VERIA KA FILLUAR TE MBAJE ERE SAPO U CAKTUAN MINISTRAT.PS NUK ESHTE VETEM ERJON BRAÇE,JANE 84 DEPUTETE,JANE DEPUTETE APO ENUKE,SHURDHA,MEMECE,TE TREDHUR QE DUHET TI SHEBEJNE EDI RAMES,APO SHQIPTAREVE.
    E KENI PARE QE DHE SALIU PO HESHT,A THUA TE KETE MARE GARANCI NGA EDVINI QE PO BREDH BOTEN KOT SE KOTI SE E KA FQLUR PER ZULLUMET DHE GRABITJET. PA KONFISKUAR FUQINE EKONOMIKE TE SALIUT,TE LULIT E MINISTRAVE TE TIJ KY EDVINI ESHTEI DESTINUAR TE DESHTOJE.POPULL DO E DUROJE DERI NE ZGJEDHJET LOKALE.

  • Une si qytetar i ketij shteti dhe patjeter te gjithe te tjeret kerkojme qe Rama te mbaje pergjegjesine dhe te mos fshehe koken nen rere, tani dhe jo me vone.

  • “Shitja” e ARMO-s mund te jete nje skeme pastrimi parash.Me ngjan shume me gjoja shitjen e euromaxit tek Mishkovici qe pas disa vitesh u rikthye tek pronari origjinal per nje vlere shume me te vogel.Azeret te cileve ju ishte borxhli Taci jane kompani e njohur dhe nuk do vinin si bleres emrin e nje kompanie fantazme.Mendoj se eshte nje levizje artificiale e Tacit per te shmangur detyrimet e shumta qe ka ne Shqiperi dhe per te pastruar ca para.Shteti e ka per detyre te nderhyje me patjeter per ta ndalur kete superspekulim.

  • Nuk e kuptoni qe te dyja palet e bllokuan aktivitetin per te futur duart duke vene ne “gjunje” pronarin e tij derisa arriti ta shiste per te marre nje pjese sado te vogel. Implikimin e te dyja paleve mund te kuptohet ku pergjate 2 jave protestash nga 2000 punetore asnje nga eksponentet me te larte nuk u prononcua.. Azerbajxhanasit jane thjesht koperture per tu vjele nga forcat tona politike. E pane qe s’mund t’ia benin nje shqiptari sepse as nuk e lane te punonte dhe shpresojne ta bejne me keta te fundit.

  • Me kete transaksion ARMO dhe bashke me te pjesa derrmuese e tregut te karburanteve ne Shqiperi merret direkt ne dore nga familja qe po iken nga pushteti.Pas asaj kompanise fantazem qe gjoja blen ARMO-n eshte ose Saliu,ose po Taci,ose te dy bashke.
    E bejne kete levizje me qellim qe tani qe po nderron pushteti ti shmangen detyrimeve pa fund qe Taci ka.
    Nga kompania e Tacit eshte bere pa dyshim abuzimi me gjigand ne kurriz te pasurise dhe parave te shqiptareve.Shiten mbi 600.000 ton nafte e benzine ne vit ne Shqiperi qe me nje cmim rreth 1300-1400 euro per ton do te thote nje xhiro rreth 800-900 milione euro ne vit.Thaci qe arketonte shumicen derrmuese te kesaj xhiroje nuk paguante kredite,nuk paguante naften bruto,nuk paguante taksat,paguante pjeserisht punetoret.Pyetja qe te vjen vetvetiu eshte:ku i ka cuar qindra milione eurot qe ka arketuar nga shitja e karburanteve?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *