Në numrin e sotëm të gazetës DITA sjellim disa faksimile të reja nga dosja e padisë për vjedhje dhe mashtrim në ngarkim të politikanit dhe deputetit Shpëtim Idrizi. Mes dokumentave është edhe faksimilja e aktit noterial ku z.Idrizi pranon marrjen e parave dhe zotohet për kthimin e tyre. Gazeta ka bërë një përmbledhje të asaj që është publikuar këto ditë dhe kritikon qëndrimin e z.Idrizi me blerjen masive të kopjeve të DITA-s në treg dy ditët e fundit. Vec veprimeve nëpër kiosika z.Idrizi u është bashkuar dje edhe ndërhyrjeve (“nga lart” sic është zakon të thuhet) nëpër televizionet që kanë emisione të leximit të shtypit në orët e mëngjesit. DITA është hequr edhe prej këtyre emisioneve.
MË SHUMË, SOT NË DITA