Nga Habjon Hasani
M.I është një 42 vjeçar nga Fieri. Në botën gri të narko-trafikut ai njihet me disa nofka, si “Specialisti”, “Veterani”, “Kimiku” etj. Mban namin e një lojtari inteligjent dhe tepër të zhdërvjelltë ndër operatorët e narkotrafikut, një njohës në deje i biznesit.
Karakteristikat e tij, janë gjerësisht të njohura mes lojtarëve kryesorë të narko-trafikut. E thënë ndryshe, është një nga ‘autoritetet e sektorit’, ndaj dhe përtej çdo paragjykimi, konsulta me një të tillë, për ngjarjen e Divjakës, ka një rëndësi të padiskutueshme, në përpjekjen për të shpjeguar situatën e stuhishme që shkaktoi në 48 orët e fundit, kapja e avionit dhe dy arrestimet.
E kush më tepër se një narkotrafikant profesionist mund të analizojë ‘teknikisht’ atë që ndodhi në Divjakë. Kurth e quan M.I të gjithë ngjarjen e inskenuar në Divjakë ndërsa ofron dhe një detaj që sipas tij e dekonspiron skemën e kurthit dhe që lidhet me të arrestuarin Saimir Bajrami.
Në një intervistë nën anonimat, M.I ofron dhe të dhëna dhe detaje pikante, nga mënyra se si funksionojnë hesapet dhe kalkulimet e eksportit të kanabisit me avionë të vegjël, ndërsa njëherësh ai zbulon se Shqipëria nuk ka ditur të prodhojë dhe të eksportojë vetëm kanabis. Jo shumë kohë më parë, edhe Extasy por edhe kokaina kanë kaluar në cikle të plota dhe të pjesshme prodhimi në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë eksportues të tyre për disa vende të rajonit e më gjerë….
Zoti M.I si fillim unë dua t’iu falënderoj që pranuat të ndani një intervistë me ne, është e pazakontë, jam kurioz të di si ndihesh kur flet me një gazetar? Është e para herë besoj?
Me gazetarë kam biseduar në disa raste por në rrethana intime, shoqërore etj. Në kushtet e një interviste të negociuar që do botohet është e para herë. Mendoje se jap intervista çdo ‘weekend’? (qesh).
Dhe si është kur një operator i botës së narkotrafikut flet për median? Si e gjen veten?
Do futemi në temë sa nuk kam ndërruar mendje? (qesh)
Për temën jemi këtu…
Epo jepi gaz.
Si u informove për ngjarjen e Divjakës dhe cila ishte gjëja e pare që mendove?
Nga televizori e mësova dhe gjëja e parë që mendova ishte: “Jo s’ka mundësi, këta tipat do jenë të çmendur!”. Nuk mund të bësh një punë kur aty është e gjithë vëmendja e opinionit publik prej disa javësh. Është marrëzi.
Tu duk marrëzi vetëm për faktin se Divjaka ishte lakuar politikisht me përpara apo marrëzi edhe nga pikëpamja logjistik me zbritjen e avionit në rërë?
Të dyja. Ulja në Divjakë për punë në një kohë që gjithë vëmendja është drejtuar në Divjakë. Në një kohë kur Divjaka, avionët panoramikë dhe kanabisi janë diskutuar dhe në parlament. Ata shkojnë pikërisht në Divjakë, me një avion panoramik dhe me një ngarkesë kanabisi. Por dhe nga pikëpamja logjistike që ju thoni nuk ka sens. Ai lloj avioni mund të ulet në çdo luginë tjetër. Pse pikërisht aty?
Më përpara keni dëgjuar apo keni parë të zbatohen skema të ngjashme të logjistikes së transportit me avionë në territorin shqiptar?
Po.
Me avionë kaq të vegjël?
Ekzakt.
Në rastet qe ju keni dijeni, cilat kanë qenë koordinatat dhe vendet e përzgjedhura për uljen e avionit?
Po të marrësh një hartë do gjesh mbi 10 lugina të humbura të përshtatura në kohën e Xhaxhit (në kohën e Enver Hoxhës; shënim redaksional) që janë shumë të përshtatshme për uljen dhe ngritjen e këtyre avionëve. Janë fusha me bar. Këto harta ekzistojnë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Është elementi i radarëve, radarët janë një lloj pike doganore apo jo? Si zgjidhet ky problem zakonisht?
Dëgjo. Me një avion aq të vogël po të jesh i saktë, radari ajror nuk të hap dot probleme. Sepse ti je i regjistruar si një shtetas i huaj që do bësh shëtitje panoramike dhe ndalesh ku të duash. Presupozohet se ti je dashnor i natyrës, më kupton?
Jo nuk e kuptoj. Ka ca rregulla. Duhet të ndalesh vetëm në pista? Pistat kanë koordinata dhe koordinatat kontrollohen nga radari apo jo?
Ka rregulla por me një avion të vogël ti ke avantazhin e kohës. Pasi ky avion nuk të vonon kur ndalesh për ta ngarkuar. Pak minuta duhen. Një pilot i shkathët dhe i saktë në manovra e përballon.
Çfarë leverdie ka transporti ajror në krahasim me atë rrugor apo detar?
Ka të njëjtën kosto me gomonen por është më i shpejtë dhe më i saktë.
Ka rrezik më të lartë zbulimi?
Jo. Përkundrazi.
Ma trego pak pse nuk ka?
Transporti detar ka rreziqe, se ka ndalesa. Nga këtu do e nxjerrësh në breg. Nga bregu ka ngarkim në fugon që hipën lart për në Evropë. Ndërsa në rrugë tokësore me kamionë është akoma më e vështirë sepse ke shumë kufij dhe kanabisi ka volum dhe është e vështirë ta fshehësh. Me avion ke pista sportive pa fund ku ndalon dhe s’ka as doganë e as kontrolle.
Ju si mendoni për të ngritur këtë korridor transporti me avionë, është e domosdoshme të kesh dikë brenda radhëve të policisë apo shërbimit si mbështetje, apo mund ta realizosh dhe me një grup shokësh duke injoruar autoritetet plotësisht?
Nuk ke nevojë fare për autoritete e tërcivërci. Bëja pak këtë pyetje vetes: “Po mos të bëhej kaq publike kjo gjë do më shkonte mendja se ekzistonte ky lloj trafiku me këtë lloj transporti?” Është avantazh që ne e quajmë “biznes i padëgjuar”.
Në ç’kuptim biznes i padëgjuar?
Hmmm. Si të ta them unë ty që ta kuptosh. Po të jap një shembull. Në fillim të viteve 2000 ne arritëm ta prodhojmë në Shqipëri drogën e quajtur “Extasy”. E bindëm kinezin të punonte me ne dhe ia blemë formulën.
Çfarë është kinezi?
Kinezi është kinez, është nga Kina. (qesh). Ja ta shpjegoj unë. Për të gjithë Evropën, “Extasy” prodhohej në Hollandë. Një nga linjat e prodhimit ishin kinezët. Ne kapëm kontakt me ta, ua blemë formulën dhe gjithë katalogun e enëve të prodhimit dhe laboratori u ndërtua në Shqipëri. Në Hollandë ajo prodhohej me kosto 5 euro kokrra. Në Shqipëri ne e nxorëm me kosto 3 euro kokrra pa ndryshuar cilësinë. U kthyem në pikë shumice, pasi komplet tregun turk dhe grek nisëm ta furnizonim si pikë grosiste nga Shqipëria. Me çmim shumice ne e shisnim 12-15 euro një kokërr. Ishin mijëra kokrra që konsumoheshin çdo ditë. Sidomos në sezonet verore, kërkesa trefishohej. Hollanda e humbi rolin si eksportues kryesor mbi vendet e rajonit tonë për “Extasy”. E kapëm ne tregun. E gjitha me 70 mijë euro shpenzim fillestar për blerjen e formulës.
Po thua që përveç kanabisit, Shqipëria ka qenë dhe vend prodhues dhe eksportues i “Extasy”?
Ekzakt. Por jo vetëm “Extasy” por edhe e bardha (kokaina) një pjesë të ciklit të prodhimit e ka kaluar në Shqipëri.
Si ndodhte kjo?
Importohej vetëm esenca e kokainës. Ajo vinte e lëngshme. Më pas formula ekskluzive dhe procesi kimik që i nënshtrohej prodhonte kokainën për përdorim, të një cilësie shumë të mirë. Ju në media keni raportuar disa vite më parë se një çift të dashuruarish humbi jetën pasi konsumoi dy shishe verë. Kjo gjë ndodhi pasi u ngatërruan shishet e verës. Disa shishe vere kishin vetëm verë. Disa të tjera kishin verë të përzier me esencë kokaine. Esenca e kokainës nuk i humb vetitë kur përzihet me lëngje të tjera, me proces kimik i ndan më pas verën nga esenca. Ajo ngjarje ishte aksidentale, pasi u ngatërruan shishet. Pra, këto gjëra janë biznesi i padëgjuar, diçka e re, një hap
i ri, një koncept i ri, kur të gjithë janë në gjumë, nuk dinë asgjë çfarë po ndodh, e di vetëm ti dhe nuk ndihesh por vetëm punon. Më kupton?
Këtë pjesë e kuptova shumë mirë. Dua të të inkuadroj në një situatë hipotetike. Supozojmë sikur ty të kërkohet organizimi i një skeme pune të nxjerrjes së kanabisit nga Shqipëria me avion drejt Italisë apo gjetkë. Më trego në detaje si do e bëje organizimin, dua të di çdo detaj…
Ok Ok të kuptova. Në fillim do dërgoja një njeri në Itali të bisedonte me pilotin. Ka pa fund pilot të tillë apo jo?
Këtë se di. Por me sa duket pa pilotë nuk janë andej…
Janë pilot sportiv dhe janë me shumicë andej. Do bëja pazarin dhe do i thoja që kur të vinte të merrte një femër me vete në avion.
Për tu dukur turist romantik-panoramik?
Po fiks. Do i gjeja vendin ku do ulej dhe do i jepja koordinatat.
Mbi ç’ bazë do e bëje përzgjedhjen e vendit ku do ulej avioni?
O mik ai avion ulet dhe në një rrugë fshati, më kupton?
Dakord. Po fshatrat e cilës prefekture do zgjidhje ti?
Unë për shembull do e ulja ne Ishëm.
Pse në Ishëm?
Sepse është territor i madh dhe s’ka banorë.
Në rregull. Sa kg duhet ngarkesa minimale me kanabis që të justifikohet puna?
Të paktën 400 kilogramë.
Mund të më tregosh si dole në shifrën 400 kg? Si e bëre hesapin?
Për 400 kg me çdo lloj transporti tjetër do të duhen nga 180 – 240 mijë euro.
Po thua që me rrugë tokësore dhe detare shkon 180-240 mije euro vetëm kosto transporti?
E mo pse habitesh kot, s’kam lajthitur akoma unë. Është kanabis nuk janë fara kungulli.
Më bën dot një plan-biznesi të kostove të detajuara, të shpenzimeve e të fitimit?
Për ku do shkoj dhe me çfarë transporti?
Italinë e jugut themi, me transport ajror…
Italia e jugut nuk ja vlen për ajror.
Ku mendon ti se vlen?
Italia e veriut.
Po e jugut pse nuk vlen?
Sepse të leverdis më mirë me gomone dhe e dorëzon aty direkt, por çmimi i shitjes në jug është më i vogël ama.
Ok e kemi zgjedhur, Italinë e Veriut. Mund të më bësh hesapin? Sa më të detajuar….
Kemi në total ngarkesë prej 400 kg me një kosto që është në fshat(Lazarat) 250 euro/kg. Pra blerja e jeshiles në fshat na shkon direkt
100 mijë euro. Është për tu paguar dhe transporti për ta nxjerrë nga fshati dhe për ta çuar tek vendi ku na pret avioni panoramik. Ky transport brenda Shqipërisë ka një kosto mesatare 50 euro/kg, që për 400 kg shkon 20 mijë euro. Pra blerja dhe transporti deri tek avioni na kushton 120 mijë euro për 400 kg. Llogarit që në Italinë e Veriut e ke të shitur menjëherë me 1200 euro/ kg. Llogarite 1200 euro shumëzim 400 kg bëjnë 480 mijë euro. Nga 480 mijë euro të arkëtuara zbresim koston 120 mijë dhe na gjenden në xhep 360 mijë euro. Por kemi dhe pilotin që nuk është likuiduar ende.
Pikërisht, sa merr një pilot?
Jo, e bëjmë ndryshe. I ke të dhënat, zëre se je ti piloti tani, sa do më kërkoje nga 360 mijë euroshi?
Ndoshta 100?
Aty afër je. 80 deri në 100 shkon haka e pilotit. Pasi kam paguar dhe pilotin i bie të më kenë mbetur fitim në xhep 280 mijë euro. Pra ne rrezikuam 120 mijë euro për 280 mijë euro fitim neto. Ja kjo është e gjitha. Isha i qartë?
Më se i qartë. Dua të të pyes për rastin e Divjakës. Të bëri përshtypje fakti që të dy personazhet e arrestuar e kishin «sefte» si eksperiencë? Pra kurrë më parë nuk kishin qenë në Shqipëri në transport me avion dhe u kanë thënë të ulen pikërisht në Divjakë? Të ngjall dyshime kjo gjë?
Me kaq të dhëna sa unë kam, unë dyshoj fort që kjo punë në Divjakë është nxitur nga dikush që ka qenë i interesuar që e gjithë situata të krijohet pikërisht aty.
Mendon se dy të arrestuarit janë orientuar drejt Divjakës me qëllim futjen në kurth?
Po vlla. Madje kur ta shkruash te gazeta, bëje “PO” të madhe.
Më trego si e analizon me veten tënde që je kaq i sigurt?
Kur nis një punë të re e mendon mirë. Në rrugën e parë, sasia nuk duhet të jetë e madhe por sasi e vogël, sa për testim, dhe vendi nuk mund të ishte kurrë Divjaka.
Që do të thotë se ose është kurth ose bëhet fjalë për amatorë idiotë apo jo?
Kurth dhe vetëm kurth.
Si u binde që nuk janë idiotë?
Nuk janë aspak idiotë. Sepse ka një detaj pikant aty që e nxjerr zbuluar kurthin.
Ma thekso pak detajin…
Po të pyes ty më mirë: Një narkotrafikant që ka mundësi të gjejë një avion nga Italia, personin që do caktojë për të çuar kanabisin
deri tek vendi ku e pret avioni ku do ta gjejë?
Në Shqipëri e ka më të thjeshtë ta gjejë…
Jo vetëm më të thjeshtë. Por të domosdoshme. Ai shqiptari i arrestuar (Saimir Bajrami), si transportues me Mitsubishin, ishte i sapo mbërritur në Shqipëri. Kishte vite në emigracion. Atë gjetën ata të fusnin nëpër xhadetë e Divjakës? Mbaruan argatët që njohin territorin dhe vendin ku pret avioni? Pse u zgjodh pikërisht personi më i papërshtatshëm në vendin dhe kohën më të papërshtatshme? Këtu fle lepuri.
Dua t’iu pyes diçka të fundit. Në konstatimet tuaja, shumica e grupeve që janë të përfshira punojnë nën autorizimin shtetëror apo për hesap të tyre?
Harroje që ka autorizime e budallaqe të tilla. Bëhet punë me segmente të policisë por gjithmonë kundrejt pagesës. Kaq.
A ka linja të sigurta në Shqipëri? Linja që funksionojnë të pashqetësuara prej vitesh?
Po ekzistojnë. Por nuk janë linja kanabisi.
Çfarë linjash janë?
Mos kërko detaje që nuk kanë lidhje me rastin e Divjakës dhe kanabisit, për të cilat ramë dakord të flasim.
Ju faleminderit që pranuat të bisedoni…
S’ka problem, do kesh rastin të ma shpërblesh me një drekë në Divjakë (qesh)
******
Hijet e një inskenimi
Ndërkohë që denoncuesi i parë i “trafikut të drogës me aviona” Arben Imami, ish-ministër i Mbrojtjes, duhet të japë shpjegime para Komisionit Hetimor për provat ku mbështeti deklaratën, një italian i çuditshëm i hetuar për mashtrim në vendin e tij bie nga qielli bashkë me një avion në Divjakë. Avioni ishte si ata që nxirreshin për ilustrim në faqen e parë të gazetës RD, disa ditë më parë kur gëlonin lajmet për “drogë em avona Piper”. Si për ta plotësuar sekuencën, pranë avionit, gjendet edhe një makinë me drogë drejtuesi i të cilës arrestohet lehtësisht dhe rrëfehet menjëherë në polici.
Sic edhe pritej, ish-qeveria Berisha, e akuzuar për vrasje dhe krime të rënda ekonomike, por e pandëshkuar sipas premtimit pas 23 qershorit, vërshoi e gjitha dje në një ‘sigurim prove’ se Qeveria bën trafik droge.
Në Shqipëri bëhet sot trafik droge që ç’ke me të, por cilët trafikantë droge do bënin vallë pikërisht të njëjtën rrugë dhe të njëjtin itinerar të denoncuar kaq fort për ditë të tëra?! Sa më shumë orë kalonin pas përhapjes së lajmit dje, aq më shumë shtoheshin dyshimet për një inskenim. Piloti italian është ekspert në fushën e mashtrimeve, i dënuar për këtë akuzë në vendin e tij. Vinte për herë të parë në Shqipëri dhe për çudi, ka hyrë në të njëjtën ditë sikurse edhe i arrestuari tjetër, emigrant shqiptar i kapur në të njëjtën zonë. Hetimet e mëtejshme do zbardhin pjesën tjetër të historisë, ndërkohë që është e pamundur që publiku tani për tani të mos mendojë se këtu ka dorë “i përndershmi Sali”.
Ngjarja të kujton diversantët, dhe si për ta bërë edhe më të fortë ironinë ka ndodhur pikërisht aty ku zbarkoi diversanti Xhevdet Mustafa të dielën e 25 shtatorit 1982.
Bie erë dobiçllëk, nga i njëjti që foli për thika me helm dhe çadra pistoletë në 21 janar, e pas kësaj nxorri dy mjekë të rremë dëshmitarë për të na thënë se viktimat ishin qëlluar nga afër nga vetë protestuesit.

Divjaka dhe Tamponat qi mbajn brenda vetes Saliu dhe Lulushja e Hollandis.
-Ma ne fund e boni Perenija mbare dhe po boheshim gati bashk me Xaken tem me u nis per ne Itali.
Grue vish çitjanet digjoja zanin e Xakes qi vinte prej ahurit,..-se duhet te jena sa ma origjinal para taljonve.
Un e shkreta i kisha rrujt komet me brisk BIC,vetem e vetem qe ti vishja minifun dhe ti mahnisja meshkujt e Romes me bukurin time trupore.
Po ky garipi im me duket se ka frik se mos me kap dikush per bithe,ene me hekin ndonji tul.
Si te dush ti mre Xake i thash,por brenda vlojsha si kazoni i hallves,- per hatrin tat vesh dhe brekushet e momes Sanije,qi jan dhe me dymija ari.
o te morsha te keqen mu hudh Xakja nga mbrapa ,..mir te ka rra mendja.
Me ka dhon nji porosi Xhetani i Maliqit dhe do ja çojm te çunit te tij ne Pes-kara me tha,por ata te doganes s’ jejojn ma shume se 20 kile,njikshtu qe do i feshefesh ne brekushet e Momes.Ene qi te kesh kujtes se mos te dalin pordhet nga groshet qe ti hongre shum mbrom,te kom sjell dhe dy tambona te parfumos qe ti fusesh mrena.
.Xakja hapi thesin qe do tja dergonim çunit te Xhetanit te Maliqit po ç’te shifje ishte mushun plot me gjethe fiku.
Ça jon kto more jahu e pyta une e shashtisme??
Mos boj shum pytje se nuk ta kom terezin me tu pergjigj tyne ,u hakarros Xakja krejt nerva.
Futi dhe kto dy tamponat nji para dhe nji mbarpa dhe vishu shpejt se na iku Sata per ne Rinas.
Vesha breket e najlonit me tantella,mbasi i shtuposa dy vrimat e mija qe jon te ngushtume krej mbas opracjonit qe bona,vesha dhe çitjanet e Momes ku i futa gjethet dhe u nisem per ne Rinas.
Un serbes serbes duke tund vidhjet qe do i kishte zili dhe Xhejlo,kalum kantrrollin shqiptar dhe u ulem ne Avjon drejt Rome.
Flutrimi shkoj per mrekulli.Zbrita ne Rome dhe mue me dukej vetja si gruja e mbretit.Te gjith me shifshin me zili,derisa u afrum tek dogana e Ajroportit.
Sinjorina vjene ka…me tha nji zo burri esmerr..
Jo ka por dy lop i kom lon n’Sauk ja ktheva une,gjith tangorllik.
Shko mi dreç se te kerkon me te bo kantrrol,por mos i hiç breket.
U me morsh te ligat,se ça me din ti mue katnare,un di ta dalloj gavoten nga skanijen e kom pa ne televizjon.
Polici filloi te me prekte nga supet..,masandaj nga sqetllat,dhe kadal zbriti mes kofshve dhe un mylla syt prej qefi dhe kur dora e tij ndaloj mesh kofshve,thosh se don me me heq gjethen e fikut qe po me kuduliste ke burbuqja…dhe bertita mos se osht gjethe FIKU..
Taljoni zgurdulloi syte dhe perserit Fiku Fiku…mi pjaqe.
Ene un jom tu plas i thash po hapam rrugen se me shpetoj shurra.
Ai i thirri nji koleges se vet,me duket se e kishte dashnore se ajo erdhi krej finde dhe me morri me vete ne nji dhome dhe me tha Zhvishu zoje.Dike shqip ti moj shejtone.- i thash un me pergedheli..
Kuku per mue se kisha frike se mos me shpetonte ndonji pordh se me ishte fry barku ene desh plasa.
Fillova tu u zhvesh kur sa hoqa lidhsen e brekusheve fillun tu rra gjethet e fikut…
Spaska patun orek fare kjo lopa jeme i thash asaj italjones,me za te mekun,..se i osht blloku fyti.Prit pak sa ta nxjer njiket shllungen e pambukut qi kom fut brenda,
..çka tju them un e shkreta kur e futa ishte e bardhe kur dolli ishte bo ngjyr lejla e kuqremt…
Ti je socjaliste mu drejtu policja e doganes??
Po i thash un krejt gzim.
Ather neshkruj ktune qi ket kokain dhe gjethet e majuanes ti ka dhane Edi Rama me i sjell ne Itali.
Qyqja mi grue i thash un tu u dridh,,çfar Edi,ai ka te tjera halle,..Xakja ky pelivan me mashtroi se osht demukrat per vete dhe ma ka lan dopje gjashte para dhe mbarapa…..
Isha bo qull ne djers,isha mbshtet 5 dekika ene me kishte zan gjum tek divani,hapa radjon dhe Reiz Çiços me ftyr te shnditshme po jepete lajmet krejt gzim tek TV-Klani…”Ne Divjak u kap nji Avjon me marjuane…Sali Berisha thot se eshte mushkonja e pare”,…
..ather e kuptova se dhe une kisha flutur ne menyr imaxhinare ne Itali,ne te vertet tek Divjaka,per demukratet ishte bo shpresa per te shpetu Sal Berishen dhe Lulushi qi mbajn te fshenum brenda vetes shum TAMPONA krimi.
E shkelqyer!
Nje lloj autogoli qe shpresojme se shume shpejt do te nxjerre autorin e vertete.
Jane vazhdim i skenareve i ai i 2 Prillit 1991;
i nenit famekeq 24/1 te hedhjes ne rruge te mijra specialisteve per tu hapur rruge militanteve famekeq qe vodhen dhe shkaterruan çdo vlere te arritur me mund, djerse dhe sakrifica njerzore;
i firmave piramidale te sudeve dhe xhaferreve;
i shkaterrimit te shtetit me 1997-te, i grushtit te shtetit (te tipit nazist, djegia e raihshtagut) i 14 Shtatorit 1998;
i “bombes se Hieroshima” ne Gerdec me 15 Mars 2008;
i krimit shteteror me 21 Janar 2011;
i vjedhjes se pushtetit nep[ermjet krimit monstruoz elektoral me 2005 dhe 2009-ten, i shitjes se detit sipas stilit mafioz;
i kapjes se drejtesise dhe kultivimit te kultures se mos ndeshkimit ndaj krimit ekonomik, (250 milion euro te vjedhura ne Rrugen e Kombit) i mafies me kostume politikanesh dhe plot te tjera qe kane nje emer:
TRADHETI E INTERESAVE KOMBETARE.
Prandaj z..Bujar Nishani, qe ka marre nga forca e tij politike ne formen dhe llojin e dhurates me minimumin e votave, kolltukun e presidentit dhe Prokurori ne detyre me votat e partise se Bujarit, Llalla, te mos na bejne lojra, por te justifikojne se paku ate page qe marrin nga taksapaguesit shqiptar.
PD-ja, forca politike nder me destruktivet ne 100 vjetet e fundit jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajon, duhet te dije se ky popull nuk eshte turme berihaje, qe te besoje psallmet e saj dhe lodrat e tipit mafioz ne stilin e saj 24 vjeçar. Kultivimi dhe trafikimi i droges ne Shqiperi ka nje ditelindje qe perkon me diten e ardhjes ne pushtet te kesaj force politike.
Ai eshte zgjeruar dhe rritur ne sasi prodhimi ne vitet e drejtimit te saj, por dhe forma e trafikimit jane sofistikuar ne raport me perfitimet finaciare, sikunder dhe mjetet e trafikimit dhe personazhet e implikuara ne te, duke filluar nga kembesoret me çanta, fshtaret me gomer dhe mushka, mjetet e komunikimit rrugor dhe detar dhe deri ne parashikimin alla kasander , shfrytezimin e mjeteve dhe hapsires ajrore.
Ne keto raste mbrojtja me e mire ndaj sulmit te intrigave dhe shpifjeve te paskrupullta, qe kerkojne te lene dobiçin ne preher apo ne dere, eshte sulmi me pikenisje Kushtetuten dhe ligjin dhe mbi bazen e Kushtetutes dhe ligjit, mbi te gjithe organizatoret e vertete, qe fshihen prapa karrikes se institucionit dhe mandatit te dhuruar.
Askush nuk duhet falur kur behet fjale per interesa madhore te demokracise, integrimit europian dhe ndertimit te shtetit te se drejtes.
Ndryshe do te na duhet te degjojme daullet dhe ulerimat e hajduteve nen piskamen e njohur “KAPENI HAJDUTIN”
Injoranca nuk njeh kufi!Kerkoni te beni budallenj nje popull te tere?
Italiani ka paslidhje me Salen ..loooooooooooooooooooooooooooooool hahahahaha \
Biles edhe ate roten e avjonit e ka bere Sala me defekt kastile
ne menyre qe avjoni te ulej ne Divjake ….hahahahaha
Saimir Tahiri duhet te shkakrkohet urgjentisht se eshte nje i pa afte dhe po behet qesharak fare….
Saimiri eshte nje turp
Aty kushedi sa here kane kaluar avjonet me droge –Edhe kete avjon nuk do e kishin kapur nqs nuk do kishte roten me defekt …..
Ne polici dhe ne ushtri gjendja eshte skandaloze –dhe keta dy minsitra duhen shkarkuar urjgentisht …..
Vete PS-ja duhet ti ndjeki keta minsitra te pa afte
Nuk ua ka fajin Sala se behet droga brenda ne infrastrukturen e Uhstrise shqitpare ,
nderkaq qe policia fle gjume bashke me ministrine e mbrojtjes
lojene e udheheq amerika ne populle brkethate jemi dhe ashtu do na leje amerika dukete shikoni si tallene dhe behete loje ne gjithe opinionin publike dhe nuk flitete ne asnje raste pere spitalete qe jane mizerabele prokurori gjykata vazhdojne te japin evendime kushe paguane del kushe spaguan burg perejete nuk flete njeri pere ritje mireqenie pere kete populle te sakatuare deri me sote sa po ekzistone njerzimi dhe po punohete qe keshtu te ngelete dhe kushe e shkatrone jetone si pasha kjo dukete nga te gjitha anete te gjithe faktorete qe po zbatojne urdhrate amerikane pere grabitjene pasurise dhe shkatrime nuk i ze ligji njeriune e shkrete qe roptohete pere te nxjere ato para qe i duhene pere te paguare dritate me te shtrenjta ne bote ate qe spaguan dote ujin qe spaguane dote doktorine dhe vdes po se pagove ate fusine ne burgketa me miliona si ze ligji ska fakte thuhete ja pere kete po punohete dhe me e keqja eta te fusine ne hasmeri
Moj qeveria e socialisteve,je bere si priftat e Mirdites ne kohe te sigurimit,duke nxjerre armet nga altari!Edi Rama,lere kete detyre se nuk eshte per ty e per Tahirin.Saliu eshte GBVD,qe ne ne 1964,Vajza e sigurimit Pina e Pashukut eshte rekrutuar qe ne 1984,Cifti mund te pjelle kopila sa te duash dhe tua lere ne dere!
@@@ Si ja kini vënë titullin kësaj epopeje të sali mushkonjës i nderuar N. Vjosa!? E shkelqyer si epope dhe si ngjajshmeri e dy epopeve,asaj te ballit kombetar dhe kesaj të saliut shpellar! Në te parën ka mish pule,në te dytën drogë !? Nderime! Merni cmimin e republikës te klasit të parë me motivacionin “luftetar i paepur kunder shpellarmushkonjave ajrore te drogës”! Nderim dhe respekt !
A.p.S.(kathrina…) I mrekullushem komenti juaj… Ironia,me lodra fjalesh fin!…
GANGSTERI TAHIRI GARACI PER SIGURINE TONE!
Nga deshmite e banoreve te intervistuar del qarte se avioni eshte ulur me vetedije nga piloti mashtrues Goirgio Riformatto, pasi ka bere dy xhiro rreth plazhit.
Shkeputja e rrotes se pare ka ndodhur ne kontaktin me reren e lagur te plazhit te Divjakes, ose per ndonje “objekt te forte” (p.sh.: trung) nen rere, ose per çedim te tabanit renor nga fenomene te “shpelarjes hidraulike te mikro perberesve argjilore te reres”, fenomen mjaft i njohur nga projektuesit e digave apo themeleve te godinave ne prezence te ujrave nentokesore.
Nuk di sa mund te jete i perkushtuar Tahiri ne luften kunder trafikanteve te droges, sepse vete ai ka patur probleme me drejtesine kur tentoi te studjonte ne Universitetin e Firences, pa permendur te atin e te emen me probleme shpelarje parash e trafikim barnash ilegale ne Shqiperi.
Eshte per te qeshur-qare vetem duke u nisur nga nje hollesi mjaft e vogel:
Targa e fuoristrades per Tahirin eshte AA 794 EU, ne realitet, siç e deshmojne edhe fotot e publikuara ne ORANEWS targa eshte AA 794 HU.
Hollesi e parendesishme, gabim shpejtesie e Tahir gangsterit me shoke?
Jo, eshte thjesht demonstrimi i nje gangsteri qe uzurpon postin e ruajtesit te sigurise tone, eshte katapultuar ne vendin jo te duhur dhe ne momentin me delikat per vendin, nga Edi Rama, qe e pame ne Panairin e librit ne Torino te takohet me njerin nga protagonistet e fshehjes se fakteve te tragjedise se Otrantos, me Piero Fasinon – ish minister i jashtem i kohes.
Dhe si halabak u beri thirje shqiptaro-italianeve te votojne per Renzin, mikun e tij nip i shtate fashisteve te pushkatuar gjate luftes se dyte boterore nga partizanet italiane. E sikur te mos mjaftonte kjo, krijoi nje preçedent te demshem per prospektiven e hyrjes tone ne BE, duke nderyre ne zgjedhjet politike te fund majit.
E se fundi nje pyetje kurioze: a shkoi me pas per te pare ndeshjen ne Rome te Juventusit me parate tona?
KURTH KURTH E VETEM KURTH
e bukurrrrrrrrrrrrr
Ju falemnderit per vleresimin Mikut tim te nderuar Vezhguesi F dhe z. Zaimi, por edhe te tjereve qe ndajne te njejtin mendim.
Ndersa une do te falenderoja gjithashtu autorin e shkrimit gazetarin Xhevdet Shehu, i cili aq konçiz na ka prure te Verteten per “TĔ PERNDERSHMIN SALI”…!
Sjellja e Sali Kodoshit, i cili ka afro Çerek Shekulli qe trazon shqiptaret, nuk me bejne pershtypje vetem mua.
Por pyetja qe dua te shtoj dhe qe trondit ndergjegjen time eshte kjo:
KU E GJEN MBESHTETJEN KY RRUFJAN SHARLATAN QE MBAN PENG SHQIPERINE?!…
KU E GJEN MBESHTETJEN KY POLITIKAN PRIMITIV QE E KA KTHYER POLITIKEN SHQIPTARE NE NJE KOMEDI TRAGJIKO KOMIKE ?
Nuk jam nga ata njerez qe kam nostalgji per kohen e Enver Hoxhes!
Por , natyrisht prisja qe per Çerek Shekulli Shqiperia ta tejkalonte Enver Hoxhen ne Prodhim, ne Kulture dhe ne gjithe jeten ekonomike dhe shoqerore!
Shqiptaret nuk jane te marre qe te kerkojne te kthejne pas Historine, por jane nje Popull qe duanë Progresin, Mirqenien dhe perparimin e Atdheut te tyre!
Ku e gjen Guximin nje Paranojak Sharlatan ti vere gure nen rrota nje Republike te tere?
Pas gjithe atyre ndodhive te tmerrshme, qe tronditen nga themelet shtetin shqiptar,97-ta, Piramidat, 28 Shtatori, Hiroshima e Gerdecit, 21 Janari, dhe vjedhjeve e krimeve te panumurta,
te vazhdoje te mbaje peng Shqiperine?!..
Ne Europe dhe ne Bote ka , natyrisht njerez qe nuk e duane Shqiperine.
Ka qarqe te caktuara ne Europe, por dhe ne Shba, qe e kane mbeshtetur dhe e mbeshtesin Politikanin Skicofren shqiptar.
Disa ambasadore me radhe te Shba-ve ka sfumuar Skicofreni yne!
Per tu habitur, sepse ne njerzit e thjeshte ambasadoret i shohim si perfaqsues te Presidentit dhe te politikes se nje vendi!
Amerika e Demokracise, me sa duket reflekton ne politiken e saj te dy krahet , edhe demokratet, edhe konservatoret.Dhe ne radhet e politikberjes amerikane ka
pesonalitete qe kane mbeshtetur dhe mbeshtesin Sali Sharlatanin.
Por dhe ne Europe , politika konservatore nuk arrin dot te shikoje kush e demton Shqiperine dhe mardheniet e saj me Europen dhe kush kerkon mardhenie korrekte me te!
E dhente Zoti qe SHBA-te te kuptojne ne radhe te pare ambasadoret e tyre dhe Europianet te dalin nga kulisat e ngushta te interesave meskine partiake!
E lexova sot nje permbledhje te fundit te konkluzioneve te BE per Shqiperine, ne prag te vendimit te saj per ti dhene ose jo Shqiperise Statusin e Kandidatit!…
Gati sa nuk e thone cope:
VENDOSNI DREJTESINE,
DENONI FAJTORIN E 21 JANARIT!
Edhe Maçoku im e di se Kryekrimineli i 21 Janarit eshte Sali Horri!…
Edhe sa kohe do te vazhdoje ta luaje Komedin shqiptare ky Monster e paskrupullt?!…
Pa larguar Sali Kodoshin nga drejtimi defakto i Opozites Shqiptare, nuk mund te behet fjale qe Shqiperia te hape Deren e Bashkimit Europian!
Kush te doje le te me kundershtoje!…
“Kronike e nje vetevrasje te paralajmeruar”
Ne pritje te detajeve nga “super-gomarlleku” i trafikimit te nje sasie kanabisi nepermjet ajrit duhen lexuar me kujdes elementet e aventures me teper unike se sa spektakolare:
avion i lehte i hyre legalisht, pilot i njohur per kronikat si mashtrues i rendomte, fikje e transponderit si ne rastin e boingut malazjan!!!, koha e zgjedhur per blicin e uljes eshte nje mesdite me diell dhe ne çelje te sezonit turistik, vendi i zgjedhur per parkim eshte plazh me rere te shkrifet ???
E gjitha kjo ne nje periudhe kur te gjithe divjakasit jane me hunden lart ne pritje te nje objekti te indentifikueshem fluturues sipas premtimit te Saliut ………
U bene disa jave qe opozita shqiptare , sherbimi informativ i shtetit dhe i ushtrise , mediat ne vend , deshmitare okulare dhe banore te zonave ne fjale kane denoncuar nje trafik spektakolar te droges e cila kryhej nepermjet transportit ajror me avione te vegjel nga pistat dytesore te fluturimit ne vend si ajo e Gjadrit , plazhi i Divjakes , lugina e lumit Vjose etj. Keto informata nga qeveria dhe perkatesisht Kryeministri , M. i mbrojtjes , M. i brendshem dhe perfaqesues te maxhorances u pergenjeshtruan dhe u konsideruan qesharake. Madje u arrit deri atje sa Rama-Meta e moren kete akuze per fantazi te shfrenuar dhe u tallen duke thene se avionet ne qiellin e Divjakes fluturonin per te sperkatur mushkonjat perpara sezonit turistik. Dje ne Divjake u rrezua nje avion i vogel me pilot nje italian i cili ne vendin e vet ka precedente penale per mashtrim dhe thyerje te rregulloreve ne fluturim , kundravajtje etj. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Rinasit ne Tirane. Piloti nxirrte pretendim se ai po fluturonte per te vezhguar panoramen e Shqiperise nga ajri dhe papritur kishte patur defekt teknik . Kjo e kishte detyruar qe te ulej me emergjence ne Divjake ku sic u pa avioni kishte te thyer njeren nga rrotat e tij duke ngecur ne rere. Ne te njejten dite dhe kohe me rrezimin e avionit ne pyllin e Divjakes aty afer eshte kapur nga policia e shtetit dhe forcat e tjera te rendit nje automjet fuoristrade me 460 kg canabis sativa ne te , kurse pak me vone u ndalua edhe drejtuesi i mjetit i cili kishte patur me vete plot 27000 euro. Drejtuesi i mjeti kishte dy dite qe kishte ardhur nga Italia dhe sic merret vesh ka aktivitet narkotrafikant te gjere. Drejtuesi i mjetit e ka pranuar se ai po e transportonte drogen ne plazhin e Divjakes me qellim ngarkimin e mallit dhe transortimin ajror te metejshem drejt Italise. Trafikanti dhe llogjika minimale te bejne te mendosh se avioni i rrezuar dhe fuoristrada me droge kishin lidhje me njeri tjetrin ashtu sic ka tenxherja me kapakun. Pra pretendimet e qeverise se nuk ka transport ajror te droges ne Shqiperi jane rrezuar ashtu sic vete avioni u rrezua ne reren e Divjakes. Kjo te ben te mendosh se edhe dyshimet e arsyeshme te meparshme per trafik droge me avion kane qene te verteta. Avioni u rrezua vete dhe me pas erdhi policia per ta kapur , pra ketu nuk ka kurrfare merite nga strukturat e shtetit vec fatit te keq te pilotit avionit te te cilit ju thye rrota.Nuk ka patur asnje operacion te parashikuar dhe koduar nga policia e shtetit per kete trafik konkret qe po kryhej. Ka te dhena se per disa ore eshte penguar nga policia e shtetit qe mediat , deputetet e opozites dhe vete prokuroria e shtetit te benin vezhgime dhe te merrnin te dhena rreth skenes se krimit. Ngjarja e djeshme eshte nje bombe qe i plasi ne dore qeverise. Tashme Tahiri i Brendshem eshte nje minister i diskretituar dhe nuk mund te dali me publikisht si minister. Ai duhet te japi doreheqjen perpara se gangrena qe e ka perfshire ate ta kaploje te gjithe qeverine Rama-Meta.
Kjo eshte prova qe kerkonin socialistet per trafik droge me avione, ja ku e kane, po pret te ngarkohet. Dime mire kush akuzoi per droge me avione, dime mire kush mohoi trafikun duke e quajtur qesharak, ja tani ku eshte prova. Kete radhe dobici eshte ne preher te qeverise. Kete e dine mire te gjithe, e dine dhe socialistet.
Dmth megjithese ne Enverin e konsiderojme diktator gjakatar, USAn e konsiderojme sot si partnerin tone me te rendesishem……… Xhevdet Mustafa vazhdon te konsiderohet “diversant”? Beni nje update te historiografise tuaj shoker Enverista.
Besmir,monolit dhe albi s’paskeni kuptuar asgjë deri tani… Pas disa ditesh ne email-et tuaja do t’ju japim shkaqet e gafes tuaj fatale per arsye te infektimit nga logjika partiake dygishtake. Tung!
kur ky shoku e quan xhevdet mustafen diversant :::enverin duhet ta qujme gjakatar :::kasap njerezish :::gjakpires :::te cmendur ::::shkerdhata me i madh i shekullit per shqiptaret :::flas per shqiptare se ka ca cobane qe ja merrnin ne goje per nje vend pune ne tirane:::::sa per pilotin :::qeveria te beje punen :por ka shume hajduta ministra qe duhen te shkojne ne burg para ketij italiani ::::
Masturbohuni o rilindas kjo ju ka mbetur qe nga koha e xhaxhit e moret ne qafe kete vend me mentalitetin tuaj te perdhunuar nga keta sherbetore te mjere te rilindjes
Toni, beji te fala sekretarit te PPSH-se, shokut Sali.
bej cudi perse nuk zbatohet kushtetuta nga pushteti apsolut i popullit sovran me keta njerz te vertetuar plotesisht e familjarisht se bejne lojen e agjenturave SERBE NEPETMJET SALI SHPELLARIT DHE LULEZIM KOKETHARIT . TE DY KETO KRIMINEL DUHET TE SHKOJNE ATJE KU KA THENE POPULLI. ATYRE U ESHTE NGUSHTUAR RRETHI DHE SPOLENE GJE PA BERE QE TI SHPETOJN DREJTESISE NEN PETKUN E NJE PARTIE NGA ME KRIMINALET E SHEKULLIT ASAJ TE VETQUAJTU DOMOKRATIKE E NE FAKT AJO ESHTE E FAMILJE B E R I SH A KRYEAGJENTI I SHEKULLIT QE KALOI NE VENDIN TONE
Do t’u besojme hetimeve te perpikta, me themel,por perse te mos besojme qe nje skenar i dobiçeve eshte vene ne skenen e droges ne nje moment te tille!. Dobiçet jane gatuar vetem per te bere dobiçlleqe !
Po si nuk foli nje aviator i migeve shqiptare?NQS ky aviator e ka bere rruge,ose ndonje tjeter(Sipas opozites) dhe plazhi i Divjakes eshte kthyer ne piste ajrore te droges,a ka mundesi te mmarre shpejtesi per ngritje ne reren e plazhit te Divjakes?
Nje inskenim i perkryer nga agjenti serb berishovic
Super inskenim as hollivudi nuk arrin te realizoje nje skeme te tille,saleshi kur krijoi+ideoi SUDEN+97-ten jo me keto te tjerat qe nuk i llogarit fare..
Inskenim alla berishe
Prej muajsh ne gazetat dhe tv afer berishes gelojne lajmet fotot dhe informacionet mbi te ashtuquajturen trafik te droges me avion.
Pa diskutim e themi qe ne fillim se ky lloj trafiku eshte I perdorshem nga trafikantet e medhenj pjese e mafies nderkombetare.Fjala te medhnje nenkupton shume te pasur qe me ane te parave kane krijuar vete infraskturen e ketij lloj trafiku apo edhe qe me ane te parave kane korruptuar pjeset ligjzbatuese ten je vendi origjine e trafikut,sikurse eshte edhe Shqiperia.
Po cili lloj trafiku mund te jete aplikuar ne vendin tone e para apo e dyta.
Kete pergjogje pa dashje e ka dhene vete kryetrafikanti I shqiperise Arben Imami ne letren drejtuar prokurorit te pergjithshem ne te cilen citon se informacionet per kete lloj trafiku ja kane dhen e ish policet e liruar qe nga populli dhe pjesa me e madhe e politikes e kane konsideruar kupola e mafies e instaluar ne shtetin Shqiptar.
Duke qene se keta lloj trafikantesh qe tashme jane pa petkun e pushtetit rrezikojne seriozisht jo vetem ndeshkimin penal por edhe ngeljen me gisht ne goje sepse mund tu sekuestrohen asetet prejardhje nga krimi trafikun e aplikuar nga vete ata deshen ta transferojne ne shtetaret e sotem te cilet akoma nuk plotesojne asnje nga dy kushtet e mesiperme per te organizuar kete lloj trafiku.
Keshtu kane inskenuar me te ashtuquajturin komandat nga italia I cili eshte perdorur me edhe me pare prej tyre duke I parapergatitur alibine e demtimit te avionit te tij si dhe distancen nga mjeti I ngarkuar me drogen.
Per kete me kete alibi dhe me nje mbrojtje te mire juridike ai nuk mund te denohet te pakten penalisht,ndersa demtimin e avionit ai duhet ti kete marre parat paradhenie.Ne keto kushte duhet kerkuar dergesat ne llogarite bankare te tij apo rrjetit te tij nga mafia ne ish policine shqiptare.
Per te kompletuar trafikun duhej nje koke turku me nje sasi qesharake per transport ajror droge ne afersi te mjetit fluturues.dhe ky eshte nje ushtar nga MAZHA E MADHE qe njihen nga specilistet si bastion I Saliut,I cili me nje mbrojtje juridike falas nga BYLYKBASHI denohet per trafik te ngelur ne tentative.
Edhe ketij duhet ti kontrollohen dergesat ne nr llogarie apo keshet qe duhet ti jene dhene apo qe do ti jepen.
Ne fund kujt nuk I kujtohet dalja e Sali Berishes kur vrau Fatkeqin Azem Hajdari veten 8 minuta kishin kaluar kur ai e zbertheu vrasjen vrasesit dhe uniformat qe kishin veshur dhe makinat e perdorura.
Kesshtu edhe dje Ai menjehere doli dhe beri zbulimin e madh
Era e kerrmes, ka kapur, jo vetem ata qe kerkojne te bejne politike me pisllikun e radhes, por edhe ata qe vijne nga Italia si mashtrues ordinere, per te l6ajtur rolin e Pablo Escobar. Lum shqiptaret, per kete klase politike qe kane.Kush ka keta, nuk ka nevoje per hasem.
Policia e beri detyren. Futi ne burg aktoret me nga 20 Vjet burg, po kaluar java I tregojn rregjizoret.
SALIU ,DJE dhe SOT!…
Deshe te vije nje vetull,
mirpo kerreve njerin sy!..
sa deshe te vije tjetren,
u qorrove me te dy…
S’na u ndane : “Adhamudhet”
duket i heqka kjo dere…
Kur na thosh, se – koke e dhembur
te shpetoje,u dashka prere!
Me i lumte Policise se htetit.Tani del detyra per ta shpene me tej analizen per te gjetur strofkullen e lepurit dhe vete “..lepurin me dy kembe..”
Ju ka zene paniku dhe nuk dini cfare shpikni e cfare shkruani.
Paniku ka kapur Salukun tend, familjen e tij, biologjike dhe politike, si dhe gjithe ndjekesit e tij, parazite qe po i pijne gjakun ketij populli.
Jeni llumi i shoqerise, pasardhes te paraziteve te tjere, qe per mbi 5 shekuj kalbezojne shoqerine shqiptare.
Uroj qe populli shqiptar te rilinde vertete dhe qe mbeturinat parazito-osmane te kalben ne perjetesi!
Skenari: paraprakisht eshte pergatitur nga Sali-Bylykbashi,te presim e te shofim konkluzjonet e prekurorise.
I nderuar botues,kryeredaktor,gazetare te “DITA”.Ju lutem tregohuni profesioniste dhe mos u merrni me skenare e sterskenare.Jo 21 janari,jo kjo,jo ajo.Rama ka pushtetin dhe le te rizbuloje e te ridenoje Saliun,Lulin e Co,por lerini skenaret tuaj,sikur avionin,italianin e trafikantin,qe per ironi te fatit e paskerka emrin SAIMIR dhe lerini specialistet te punojne e te hetojne.Perndryshe,nese vazhdoni keshtu,me karikatura fyese e shkrime imagjinare,nuk do te jeni aspak te besueshem per shqiptaret,pervecse disa nostlagjikeve te kohes se Enverit e te ndonje injoranti.Shpresoj ta postoni kete koment.Nuk jam as antare dhe as simpatizante e ndonje partie,jam thjesht nje shqiptare qe dua te drejten e te verteten.Nuk me intereson as Luli e Rama,as Berisha e Sala e Co.Edhe njehere,lerini skenaret dhe pasqyroni ngjarjet.U ngopem me skenare nga Berisha.
Po kush do ishte ai shqiptar apo italian qe po ti premtosh nja 5 milion euro per 10 vjet burg e mos ta bente. Biles e kam ekzagjeru shumen se e ben edhe me 1 milon qe sdo i bente kurre per 10 vjet po te ishte i lire. Skenari eshte sh i thjeshte. Hajde ne shqiperi deklaro qe do tranportojme droge me avion. Italianit i japim 1 milion euro se per nja 2 vjet del nga burgu. Ai nxjerr nga garazhdi nje avion te prishur qe nuk vlen as 50 mije euro dhe mbajeni mend qe do jete edhe i siguruar per te thithur parate e siguracionit. Dhe skenari behet realitet edhe pse thyerja e rrotes gjate uljes nuk ishte parashikuar ne skenar. Gjithsesi investuesi dhe iniciatori i ketij skenari njofton instancat perkatese qe ketu do behet transport droge me avion, Instancat e shtetit kane 2 rruge. E para, ta ndjekin dhe ta kapin dhe te pranojne qe opozita paska pasur te drejte kur kane thene qe ne shqiperi ulen avionet e droges. Ne rastin e dyte, mos ta kapnin dhe te zhyteshin edhe vete ne llum dhe opozita do nxirrte filmimet perkatese pasketaj me avionin qe transportonte droge. Ne rastin e pare opozita verteton cka ka thene deri tashti dhe maxhoranca vetdeskrititohet duke pranuar se eshte nxituar kur ka cilesuar avionet si mjete kunder mickonjave. Ne rastin e dyte do kerkohej me prova (filmime dhe deshmitare) qe qeveria eshte ne dijeni te shperndarjes se droges dhe eshte bashkpunetore me krimin. Pra ne te dyja rastet opozita kerkon rrezimin e qeverise. Kaq per tashti.
Nje imagjinate e shkelqyer.Fajin e ka Saliu.Po mir po ai qe e vodhi lopen nuk ka faj.
E mo eee…..,merreni me shtruar o gazeta jone Dita. Se kush eshte Saliu te gjithe e dime dhe ja beme te qarte me 23 Qershor,por se kush jane keta tanet te vetequajtur Rilindas nuk po e marrim vesh. Mendoni ju te Dites se me ket Qeveri kemi gje ne vije ? Une ju lutem te jeni me kritike me keta kalamaqerit e Qeverise. Bejani ju te qarte Rames se nuk drejtohet shteti me pordhe dhe batuta por pa fjale dhe me vepra. Ne Shqiperi sh vete mendojne se te besh nje pune te rendesishme do bythe,e pra nuk po funksionon dhe me sa duket u dashkan BOLE !!
Berisha eshte e zeza e ketij vendi, por kjo qeveri nuk eshte e afte ti jape denimin e merituar.Pjesa e droges mesaduket eshte e vertete.kjo linje ka funksionuar ne kohen kur Sala ishte ne pushtet, por ps-ja as nuk ka buluar gje ne ate kohe dhe as sot.Mos ju duket cudi qe Drejtori I Aviacionit Civil-Nje kokerr hajduti ordiner-i punesuar nga LSI-ja ,ka qene ne kete detyre per 4 vjet kur LSI-ja ishte ne koalicion me pd-ne.Ai ka dhene leje ketyre avioneve gjoja per turizim(kuptohet me lejen e padroneve Meta -Berisha, duke u paguar tksen ketyre te fundit).KY lloj drejtori ka vazhduar kete loje edhe me ardhjen e ps-se ne pushtet,i duhen parate per te uajtur bixhoz dhe per te dhene contribute tek partia,dhe pd-ja dhe familja Berisha bashke me Imamin qe jane iniciatoret e kaesaj rruge trafikimi-e publikuan tani per tia lene ne dere ps-se-Kjo qeveri besoj sse nuyk dinte dhe nuk besonte asgje per cka thuhej,ndersa LSI-ja , u vu ne siklet derisa hoqi nga detyre Drejtorin e famshem te Aviacionit Civil.Rrumpalle, hajdutllek , dhe me vjen keq por qeveria po tregohet shume e paafte,per te vendosur ligjin ne vend.Ne rast se LSI-ja nuk bashkepunon per te ndryshuar institucionet e korruptuara si Prokuroria,Presidenti etj Ps-ja me mire ta coje vendin ne zgjedhje te reja.
Edi,te solli si k/minster shumica dermuese e popullit per te bere shtet dhe per te zbatuar ligjet qe beni vete ne Kuvend.Zbato vetem ligjet per te burgosur te korruptuarit,ish-ekzukatoret e bandes Berisha.Ndaj shume rasteve qe i dime te gjithe u shtua dhe droga ne Divjake dhe po nuk u denua Saliu del se je ti i perlyer.Ky nuk eshte vetem mendimi im por eshte i tere bazes socialiste qe te vune ne krye,ndryshe pa mbushur 4 vjet nuk do te te heqe Saliu por ne socialistet e thjeshte qe te vume per te ndeshkuar gjithe te keqen e demokracise shqiptare qe e ka emrin Sali Berisha.
Skenari i Saliut nuk shkoi deri ne fund, qe droga te ngarkohej ne avion dhe te mberrinte ne Itali. Deshtoi se u kap shume shpejt, keto lloj intriga nuk i beson as Fahri Balliu, pa le te tjeret dhe kane lene te pakenaqur gjeneralin e veteshpallur ne vitin 1996 Arben Bajalldia, gatuesi i corbes se prishur sipas urdherit te Sali C4. Uloku Bujar dha shenja te permiresimit te paralizes ku thirri me urgjence Kryeprokurorin Kosi+Uje. Sipas vajzes se biresuar te Saliut, shoqja Lulezime duhet qe te bien dy qeveri, ajo ne Tirane dhe ajo ne Itali. ku shteti i pertej Adriatikut eshte bashkethemeluesja e BE, qe ne kerkojme ti bashkangjitemi. Cdo gje eshte e mirearganizuar nga Sali C4 sipas skenarit serb, qe Shqiperia te deshtoje ne marrjen e statusit si vend kandidat per ne BE ne muajin qershor. Poshtersite e Kriminelit Sali C4 nuk kane te mbaruar, i do pre koka sa me pare kesaj kucedre.
dhe nuk u durua salihi dhe filloi te ulurise RAMA IK se aty i dhembe mendon se eshte ne kohen e fatosit te nanos por une pyes kur e pagoi kete skenare opozita dhe kush ishte iniciatori ikesaj komedie mendoj se pos salihit as deputetet e tije te nenshtruar nuk e dine kete pune ju lutem juve te gazetes dita te hetoni kete maskarallek dhe nxirrni zbuluar keta opozitar qe po tregojne se po vallzojne ne vallen e armikut te popullit shqiptar te nji te cmenduri plake e hajdut i pa ngopur
po nuk ka dyshim se planet A, B C …….. & pafund do te vazhdojne deri sa ata qe e katandisen shqiperine nga nje vend normal ne nje vend anormal, te mos dalin parapergjegjesise .
Une nje nuk kuptoj keta politikan te vjeter dhe te rinje te cilet nga skenare me monstruoze deri ato me te te cuditshme a dini ti analizojne detajet e nje palani te cilat te nxjerin zbuluar,
1. avioni ra nga mbingarkesa kur ai qenka bosh
2. Makina me droge nuk mund te ikte duke pasur mbeshtejen e policise etj
Pse nuk leni strukturat pergjegjese te marrin pergjegjesit qe ju jepl iigji dhe opinioni publik informohet ne kohen e duhur per problemet qe kane interes per te, po vazhduat keshtu si ne syte popullit dhe te huajve veshtire se i meritoni te jeni politikane.., cdo gje mund te jeni por cfare perfaqesoni nuk ju beson me njeri.
Populii do shtet ligjor,drejtesi dhe mjedis politik qe i sherben vendit dhe jo kush akuzon me shume si ne kuvendin e thashethenmeve, po tju kishte djegur problemi i droges nuk e kultivoni prej vitesh ………………
FIJE QE PRITEN.
Ne kee maskarade te paralajmeruar prej kohesh nga Sali Ballisti i cili po kerkon cdo ti te bej “heroin” dhe se fundi po kerkon ta beje me avion me “droge” Me sa duket keto jane fije qe situate dhe kemngulja e shtetit po i pret dita me dite.
Keta qe flasin me “kopetence” per avion te ulur ne vende te ndryshme me sa duket kato ishin rruget e tyre dhe per te mos dalur dobici Berisha perdori ate fjelen e popullit. Vajza i thas te jemes “ti them mbaje kopilin sa s`me ka then.” Kehstu Berisha nga friga se tashme shteti ne kembe do te kapte keto linje berishiane ata vendosen ta diskretitojen pore duke akuzuar qeverin e re social;iste.
Faktet jane kokefort dhe si te tilla ato po provojne katrciprishte se kjo linje ne se vertetohet eshte vete linja e Sali Berishes dhe qe sote ketu kjo linje fijet e se ciles u prene nje her e mire, pore kryesorj eshte qe keta mytbere te japin llogari para shqiptarve dhe te mos ngelemi ne kuadrin e nje analize te thjesh, pore te pergjigjen ligjerishte.
Berisha duhet te shkoi para drejtesis edhe per keto shpifje qe i ben shtetit te ri shqiptare edhe me ato veprime qe e kompromentojn tersishte Berishen ne keto loje avionesh.!
Skenari nuk u realizua.Qellimi mund te kete qene filmimi ne nje vidjo i gjithe procesit te uljes te avionit. ngarkimit te lendes kanabis,ngritjen ne fluturim te avionit dhe elemente te tjere gje e cila do vertetonte trafikun ajror.Sipas skenarit policia do ishte ne gjume,qeveria e pa afte ose organizatore.Por gabimi i pilotit dhe veprimi i policise qe zbuloi drogen e dogjen skenarin.Tani kemi nje cfaqe si ne portokalli.Skenari deshtoi.Duhet menduar per te tjere skenare.Ketu do jemi dhe do shohim cudira. Lum ne per skenaristin.