11 maji, afati i fundit i “Kurum” për të paguar HEC-et

redaktor

Të ardhurat nga privatizimi e 4 hidrocentraleve pritet të arkëtohen brenda kësaj jave. Pas thuajse dy javë negociata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë turke “Kurum Internacional” është arritur në një marrëveshje, që kompania të derdhë në llogari të qeverisë shqiptare fondin prej 109.5 milionë euro. Burime nga grupi negociator i ngritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, bëjnë të ditur se, tashmë është hartuar  draft-marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe “Kurum” për mënyrën se si do të rimbursohet Tatimi i Vlerës së Shtuar të akumuluar në vite nga administrata tatimore. Aktualisht, vlera e njohur e TVSH-së së parimbursuar për këtë kompani arrin në 3 miliardë lekë. “Kurum” ka kërkuar që në momentin që të arkëtojë  vlerën 109,5 milionë euro për llogari të qeverisë shqiptare, t’i rimbursohet vlera e njohur e TVSH. Por, për të realizuar këtë kërkesë të “Kurum”, nuk ka asnjë bazë ligjore, prandaj  ky “ngërç”  do të marrë zgjidhje me një vendim të posaçëm të Këshilllit të Ministrave, për mënyrën e arkëtimit të të ardhurave nga ky privatizim. Ky vendim tashmë po hartohet nga Ministria e Ekonomisë dhe pas miratimit në Këshillin e Ministrave, pritet të vihet në zbatim nga Ministria e Financave. Sipas afateve ligjore 11 Maji është limiti kohor për pagesën e 109.5 milionë eurove.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *