A ka dosje të Berishës të kohës së diktaturës dhe a u ka shërbyer agjenturave të huaja kryeministri i sotëm i vendit? Klosi përforcon dyshimet e bëra publike dhe shton pikëpyetje të tjera. Në këtë kontekst ai sqaron pse u bë kontrabanda e naftës me serbët, pse u zhduk Remzi Hoxha, rolin e Berishës dhe të PD-së në trazirat e ’97-s dhe në grushtin e shtetit të 98-s, në vrasjen e Azem Hajdarit etj. Ndërkaq ai tregon pse Fatos Nano dhe Sali Berisha kërkonin “kokën” e Fatos Klosit
Biseda me Prof. Fatos Klosin është interesante. Lexuesi i vëmendshëm do të kuptojë menjëherë misterin që fshihet pas disa fakteve të thjeshta, apo koincidencave, që sipas Klosit nuk janë aspak koincidenca. E tillë u zhvillua dhe kjo intervistë me DITA-n. A ka dosje të Berishës të kohës së diktaturës dhe a u ka shërbyer agjenturave të huaja kryeministri i sotëm i vendit? Klosi përforcon dyshimet e bëra publike dhe shton pikëpyetje të tjera. Në këtë kontekst ai sqaron pse u bë kontrabanda e naftës me serbët, pse u zhduk Remzi Hoxha, rolin e Berishës dhe të PD-së në trazirat e ’97-s dhe në grushtin e shtetit të 98-s, në vrasjen e Azem Hajdarit etj. Ndërkaq ai tregon pse Fatos Nano dhe Sali Berisha kërkonin “kokën” e Fatos Klosit.
– Zoti Klosi, flitet se ka një dosje të Sali Berishës në kohën e diktaturës. Kur ishit kreu i Shërbimit Informativ a jeni bërë kurioz të kontrolloni, a keni pyetur dhe a ka diçka rreth historisë së para viteve ’90 të tij që shqiptarët duhet ta dinë?
– Natyrisht , Ju nuk duhet të prisni nga unë të them a ka patur ose jo dosje. Ato dosje nuk i kam konsideruar kurrë si pronën time, që të mund të them se ç’përmbajnë ato. Unë jam i mendimit që shqiptarët kanë parë, dëgjuar e dinë aq shumë për Sali Berishën pas viteve ’90, sa që s’besoj se kanë nevojë t’i shtojnë diçka atyre nga periudhat e mëparshme. Historia e 20 vjetëve të fundit na ka dhënë shumë material në këtë aspekt, “koincidenca” të shumta, që sigurisht për këtë arsye s’mund të jenë thjeshtë “koincidenca”.
– Ish-presidenti Bullatoviç i Malit të Zi është shprehur se ka bërë marrëveshje me Berishën për thyerjen e embargos për naftë në favor të Millosheviçit në Serbi. A keni hetuar për këtë në SHISH kur erdhët në detyrë dhe a ka dosje që nuk është bërë publike, pasi veprimtaria kish cenuar integritetin e vendit?
– Edhe në këtë rast do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Kur Bullatoviçi ka bërë një deklaratë të tillë pse duhet pyetur, a është hetuar dhe nëse ka dosje apo jo. Pastaj s’besoj se e keni harruar që në atë periudhë të gjitha rrugët e Shqipërisë mbanin era naftë. Besoni se për një aktivitet me përmasa të tilla, mund të investohej pa bërë një marrëveshje paraprake? Dhe në fund po ju kujtoj trajtimin grotesk që ju bë problemit kur u tha se embargoja u thye për motive patriotike, “që kosovarët të mos vuanin nga të ftohtit”. E kam dëgjuar këtë version atëherë me një mikun tim kosovar, i cili qeshi duke thënë : “I doli huq, 90% e kosovarëve ngrohen me dru”.
– Çfarë dini për 2 Prillin 1991, pasi është folur për aktivitete të agjenturave të huaja dhe për një nxitje prej tyre të trazirave dhe vrasjeve? A ka patur ish-Sigurimi informacione e materiale me prova, po SHIK dhe më pas SHISH-i juaj?
– Nuk kam prapë ndërmend të implikoj SHIK-un në përgjigjen time. Do të kujtoj për këtë qëllim, opinionet e Z. Nafiz Bezhani, një burri dhe avokati të nderuar, që në procesin e ngjarjeve të 2 prillit ka qenë avokat i familjeve të të rinjve, që u sakrifikuan në atë ngjarje. Avokati ka bërë një punë të madhe investiguese në atë periudhë, ka kërkuar të bënte dhe më shumë, por është penguar. Të gjitha këto ai i ka shkruar në librin e tij “Procesi i Shekullit”, ku shpreh bindjen se në ngjarje kanë gisht serbët dhe ata që përfituan prej saj.
– Pse u rrëmbye Remzi Hoxha ? Gjatë hetimeve që keni kryer, pasi SHISH që ju drejtonit zbardhi këtë zhdukje të biznesmenit, a ka dalë ndonjë material që implikonte ish-presidentin Berisha? A kishte prova Remzi Hoxha se Berisha ishte agjent i UDB-së?
– Tashmë është mbyllur një proces gjyqësor për këtë problem dhe janë dhënë verdikte , qoftë dhe të cunguara për çështjen. Fakti që të gjithë të implikuarit në këtë problem “u arratisën” atëherë, me ndihmën Shërbimit, tregon se faji shkonte “shumë lart”. Kurrëkush akoma nuk e ka thënë zyrtarisht përse u ekzekutua Remzi Hoxha, versione kemi dëgjuar plot. Më i mundshmi është versioni që ka ardhur nga miqtë e tij në Maqedoni, i cili e lidh ngjarjen me një kasetë ku ishte regjistruar një takim i Gazidedes me Arkanin e famëkeq të Serbisë, që kish ndodhur diku në kufirin shqiptaro-maqedonas.
– Pse Berisha bashkë me Fatos Nanon kërkonin “kokën” tuaj më 2002? Çfarë fshihej në të vërtetë pas kërkesës së tij për t’ju hequr dhe burgosur juve? Çfarë i zbuluat Berishës që ai ju qep juve dhe ishte gati t’u eliminonte?
-“Kokën” time e kërkoi i pari Fatos Nano, që ishte Kryeministër i vendit. Berishës, natyrisht i pëlqeu shumë kjo nismë, në gjuhën e popullit thuhet “i doli në shteg “. Natyrisht, Berisha që të nesërmen e emërimit tim në SHIK filloi sulmin kundër meje, bile dhe kundër të parëve të mi, nëpërmjet paçavures “55” dhe vazhdoi deri në Komisionin hetimor, ku foli mbi dy orë kundra meje. Jo se unë kisha zbuluar diçka, Berisha ishte “i zbuluar” nga e gjithë veprimtaria e tij e deriatëhershme , nuk ishte kjo arsyeja, nuk e kishte personalisht me mua. Ai nëpërmjet goditjes së SHIK-ut që unë drejtoja u përpoq të përfitonte politikisht, me shpresën se do të përçante socialistët. Ishte Z. Nano që e ndihmoi në këtë përpjekje.
– A ka Berisha dorë në vrasjen e Azem Hajdarit dhe trazirat e 1998-s? Po në ato të 1997-s? A mund të dalin ndonjë ditë ato dokumente, në se ekzistojnë?
– Unë nuk kam ndërmend të dal mbi Gjykatën, që e gjykoi çështjen. Por dua të theksoj një kriter të artë : “shih kush përfitoi”, dhe gjithashtu, të kujtoj dy fakte : ngutjen e deklaratave pak minuta pas ngjarjes dhe deklaratat se procesi do të rihapej menjëherë pasi të rimerrej pushteti. Po mbyllet viti i tetë pas rimarrjes së pushtetit dhe s’është dëgjuar qoftë dhe një herë të kujtohet ajo deklaratë.
Për sa i takon trazirave që pasuan, ato u programuan dhe u zbatuan nga zyrat e PD-së. Përsa i takon dokumenteve që ju prisni, do të zhgënjeheni, ato u sabotuan që në atë kohë nga Z. Nano dhe u mbyllën përfundimisht me idilin e tyre të 2002-shit. Ca më pak tani e më vonë, pasi i kanë patur nëpër duar për 8 vite të tëra.
Për sa i takon trazirave të 1997-s kam bindjen se situata degjeneroi në kaos, pas dhënies së urdhrit më antikombëtar të mundshëm, për hapjen e depove të armatimit të ushtrisë.
– Çfarë e lidh Kryeministrin e sotëm me miqësitë me biznesmenë dhe politikanë serbë?
– Me biznesmenët dhe politikanët serbë motivi i lidhjeve janë interesat, natyrisht, jo ato shtetërore apo kombëtare.
– Pse nuk është hetuar asnjëherë Berisha për vitin 1994 për embargon, 1995 për Remzi Hoxhën, 1996 për Piramidat, 1997 për trazirat, 1998 për grushtin e shtetit të armatosur dhe vrasjen e Azem Hajdarit? Në se ka pasur nismë për hetimet, kush i ka penguar?
– Pengesë është bërë sigurisht politika, e të dy anëve. Berisha shpalli amnistinë duke mbuluar gjithçka që kish ndodhur para saj, me çështjen Hajdari nuk guxoi të merrej. Nga ana tjetër, asnjë nga ngjarjet që përmendni ju, nuk u hetua seriozisht dhe këtu qëndron papërgjegjshmëria skandaloze e Fatos Nanos, që në dukje “nuk donte telashe” por që në të vërtetë e kish ngrënë “lugën e çorbës së prishur”.
Nisma ka patur, por ata që i merrnin, gjithmonë janë lënë vetëm apo më keq janë sulmuar, në një mënyrë apo në një tjetër, nga politika e të dyja krahëve.
Siç e shihni në përgjigjet e mija unë nuk kam folur si ish-Drejtori i SHIK-ut por si një qytetar i këtij vëndi, që ka qënë gjithnjë i interesuar se ç’ndodhte në vendin e tij.
O zoti Klosi,shume pak e zberthen dhe ti gojen,cka tregopn se e ke friken nga keta monstra politikane
Foli Kosta Trebicka dhe e hoqen qafe. Klosi lavdi zotit nuk eshte qefli gjuetie.
Dhe mjafton fjalia e fundit e tij qe thote qe nuk po flet si ish drejtor i SHIK
Perpara se te shkruash per PROFESORIN duhet te mendohesh shume.
Ai nuk ka frike nga askush. Ndryshimi midis nesh dhe atij qendron se ai eshte shume me lart se ne. Une kam punuar me te. Ai eshte nje person qe gjate gjithe veprimtarise se tij ne institucionet shteterore eshte udhehequr nga parimi I mosngaterrimit te detyres shteterore me interest politike te cdo lloj krahu. Prandaj edhe Nano e sulmonte se per punen respektonte vetem ligjin.
Edhe sot ne kete interviste respekton ligjin mbi sekretin shteteror.
Kjo eshte shume e rendesishme perballe cdo deshire tonen per te mesuar sa me shume mbi te gjithe politikanet.
Respekt per PROFESORIN, respekt per veten.
– Çfarë e lidh Kryeministrin e sotëm me miqësitë me biznesmenë dhe politikanë serbë?
– Me biznesmenët dhe politikanët serbë motivi i lidhjeve janë interesat, natyrisht, jo ato shtetërore apo kombëtare.
Maskarenjte e mbrojne njeri tjetrin normal qe nuk ben hajer ky vend pa ju vene fshesen
Inderuar Z. Profesor Klosi! Ju vertet qe keni folur si nje qytetar i thjeshte i ketij vendi, por keni thene te gjitha te vertetat per krimet qe qendrojne ne ndergjegjen e njeriut me te urryer te shumices se shqiptareve, per te cilet flitet neper te gjitha kafenete e Shqiperise, por qe jane mbuluar me shume kujdes prej tij dhe prej atyre qe ai ka komprometuar de zhdukur, qe te mos ia zbulojne. Perfytyroni vetem nje fakt te thjeshte. Ai ne nje seance te Kuvendit, me ze e figure, duke u drejtuar deputeteve te opozites, deklaroi: “Do t’jua bej si me 21 janar”. Cdo opozite dhe cdo prokurori do te kerkonte domosdoshmerisht qe Berisha te pergjigjej si i pandehur pasi, pa dashje, ne inat e siper, deklaroi te verteten qe po e kerkon drejtesia neper gjurmet e plumbave “rikoshet”, dhe do ta vinte ne bangen e te akuzuarit per ate krim te perbindshem, por edhe per te tjeret. Shpresojme qe keto krime, qe i kane kushtuar vendit me shume viktima nga gjithe vitete e pushtetit diktatorial monist, te vije nje kohe kur drejtesia, ne kuptimin e plote te kesaj fjale, t’i zbardhe dhe keshtu te shkoje gjithcka ne vendin e vet.
Ne se nje shqiptar eshte agjent i Udb nuk mund ta dije kryetari SHISH sepse dosja ndollet ne Beograd.Fatos Klosi mund ta dije se eshte dosja ne Beograd per iks person vetem ne nje rast.Kur vete Fatos Klosi eshte krye shefi i UDB ne Shqiperi dhe UDB ka vendose ta publikoje iks agjenti se nuk i hyne ne pune me.Heren tjeter pyeteni Klosin,Ballenapo Bracen se keta kane thene qe Berisha ka dosje se cfare herarkije kane kete te tre ne UDB.Dosja ne Tirane per Berishen ne se eshte ajo dosje eshte nga sigurimi per te syvrejue si jo te besuar te PPSH Berishen para 1990 .Kush jane spiunet qe e ruanin ate vertet Klosi e dine mire
Pershendetje z. Klosi!
Natyrisht qe ty o Fatos nuk do flasesh si Kr.Sherbimi por disa gjera qe Saliu i mbeshtjell me mjegull duhet ti sqarosh. Nuk perben ndonje sekret te madh kontrabanda e naftes, as dhe qe u krijua nje ndermarje e PD “Shqiponja”, sa futi ne xhep Berisha nga kontrabanda? Ose qe 2 prilli eshte veper e UDB-as ty duhet te thuash se a ka lidhja PD-ja Azemi, Pjetri, Ali Spahija, etj. Apo rolin e Saliut ne 14 Shtator dhe kush ishte pastij?, etj.
Se po qe se nuk ndriqon keto ceshtje mire eshte te mos flasesh fare se do thone qe u be si ata gjysherit qe tregojne perralla.
Z Klosi i tha te gjitha qe mjaftojne te kuptosh karakterin e ndyre prej servili e sherbetori,te njeriut{ ne fakt nuk asht njeri},qe agjenturat e huaja Serbe e Greke sollen ne pushtet. Ne vrasjet e 2 Prillit,ne nxenesit e 29 Nendorit u nxorrem me urdher te drejtorit Qazim Lika ne rrugen kryesore. Atehere vershuan lagjet katolike te Shkodres,Srreqi, Skenderbegu e Arra e Madhe. Per tu vra u vrane vetem 4 mysliman,por A Brocin nuk e pa kush te gjalle e ndoshta asht sjell i vrare ne shesh.Kete Revolte e organizuan Sali Berisha, Azem Hajdari, Ali Spahia,Ferit Hoti dhe Pjeter Arbnori. Te gjithe pesuan vdekje te “Parakoheshme”,por njeriu i lig e i pabese,Sali Kurve Berisha,vazhdon te thure intriga e vrasje kriminale,me ndihmen e padroneve te tije Serbe.Denigrimi i luftes se UCK-se,perndjekja e A Jasharit, Z Pajazitit,A Thacit etj, zhdukja e R Hoxhes, nderthurja e agjentures dhe interesave Serbe me ato te familjes se Saliut,prejardhja e Liries,si bije e dy agjenteve te UDB-se etj,tregojne se Shqiperine nuk e drejtojne Shqiptaret,por dora e zeze e UDB-se nepermjet plakut gungac e te pabese te Vicidolit. Po te ishte gjalle Mjeda do shkruante
Qe Azem Hajdari
Prej vorrit cue
Eshtnat shpuplue
Ec Sali Shpellari
Me fol me mue
Qe dhe viktimat
Pa shpagim mbet
Vorri si tret
O Pleh ulurimat
Nuk t’lajne me fjet
SA NAIV TREGOHENI KUR MENDONI SE F.KLOSI MUND TE BEJE NDONJE DEKLERATE SI ISH DREJTOR I SHIKUT.SI SE KUPTONI SE NJE DEKLERATE PER X SPIUN AI MBANE PERGJEGJESI PENALE DETYRIM PER TE MBYLLUR GOJEN AI E KA FIRMOSUR NE NDERGJEGJEN E TIJE SAPO ESHTE ULUR NE KARRIKEN EDREJTORIT.SIGURISHTE DUKE E DITUR SE KUSHE ESHTE KUJTEDO QE DREJTON SHIKUNDUHET TIA KESH FRIKEN SE,NESE NDODHE GJE ME ATA,QOFTE LARG AKSIDENT EHUMBIN JETEN,VETEM AHERE DIKUSHI QE KA NE MIREBESIM MATERJALE TE CAKTUARA TE TYRE ,MENJEHERE I BOTON DHE SMBAN AS NJE PERGJEGJSI SE ATO DOKUMENTA JANE ME FIRME DHE ME VULE TE PERSONIT TE AKSIDENTUAR.NDAJ ATIJ I KIHET FRIKE,SE PO TE ISHTE PER TE VRARE A ZHDUKUR KETA NJEREZKUR TE DUASHE MUNDE TA BESHE ,POR NUK DIHET SE CNGRICE VJENE PRAPA?
ELAMI
NUK E KUPTOJ A JA DUAN TE MIREN SHQIPERISE KETA NJEREZ APO JO.MORE PO KU SHKOI KARAKTERI ISHQIPTARIT,MORALI,ATDHEDASHURIA,PO KU IDHJEJNE KETA NJEREZ QE3 PER TE RUAJTUR BYTHEN E TYRE LENE QE KY VEND TE DEGJENEROHET NE KETE MENYRE,PO KETA TA SHPIFIN KETA TE BEJNE TA URRESH TE GJITHE ATE TE ASHTUQUAJTUR KLASE INTELEKTUALE OSE ME MIR KETE HALE TE SHKOLLUAR
PO KAQ SA TEGOI KJO PACAVURE I DIN I GJTH POPULLI NE MOS ME DHE UN QE PO SHKRUAJ DI SHUM ME TEPER.DHE NJE GJE TJETER QE ME BEN TE NEVRIKOSEM ESHTE DHE MEFSHTESIA E GAZETAREVE TANE KETA JAN E KEQJA E DYTE ME E MADHE PER VENDIN TONE [ PAS QEVERIVE]
MENDIMI IM ESHTE SE KUR POLITIKANET TETHIRREN NGA SHTYPI DUHET TU DALIN DJERS TE FTOHTA NDERSA TEK NE NDODH E KUNDERTA DJERSITEN GAZETARET SEPSE JANE TE GJITH SERVILE NE KETE RAST BEJ VETEM NJE PERJASHTIM [MARIN MEMA] DO TE DONJA TE VAZHDONJA PO JAM SHUME I IRRITUAR
Prof. Klosi flet per ata qe kane veshe.
Eshte e vertete. No comment.
Me kujohet i ndjeri Namik Hoti….
Sa here shikoj ose degjoj per Sali berishen,me kujtohet i ndjeri Namik Hoti rahmet paste…
Per profesorin kam shume respekt. Kaq tha thote shpesh neper keto intervista nuk perben ndonje gje te re. Ai flet se e pyesin, por pergjigjet si qytetar. Po te fliste si ish drejtues i organit, qe ka drejtuar , me siguri do te ishte ndryshe, por nuk e le ligji te nxjerre sekretet e punes. Qe dosjet nuk jane prone e tij, dihet. Dihet gjithashtu se SHISHI (SHIKU0 ka edhe te dhena per agjentet e UDB-se, se ka patur agjente te tij prane atij zbulimi, por as politika, as ligjet nuk i meshojne aspak ketij problemi, megjithese kerkojne me insistim te hapin dosjet e bashkpunetoreve te sigurimit(dhe mire e bejne), por askush n uk thote qe te hapen dosjet e bashkepunetoreve te zbulimeve te huaja qe kane vepruar kunder Shqiperise, deri sa (mos o zot) ndonje dite te quhen heronj.Keto i di mire edhe profesor Klosi, pranda per te eshte me mire te mos flase gjera te pergjitheshme, qe i dine te gjithe, se te pakten nuk i rriten vlerat shoqrore.
Per profesorin kam shume respekt. Kaq tha thote shpesh neper keto intervista nuk perben ndonje gje te re. Ai flet se e pyesin, por pergjigjet si qytetar. Po te fliste si ish drejtues i organit, qe ka drejtuar , me siguri do te ishte ndryshe, por nuk e le ligji te nxjerre sekretet e punes. Qe dosjet nuk jane prone e tij, dihet. Dihet gjithashtu se SHISHI (SHIKU0 ka edhe te dhena per agjentet e UDB-se, se ka patur agjente te tij prane atij zbulimi, por as politika, as ligjet nuk i meshojne aspak ketij problemi, megjithese kerkojne me insistim te hapin dosjet e bashkpunetoreve te sigurimit(dhe mire e bejne), por askush n uk thote qe te hapen dosjet e bashkepunetoreve te zbulimeve te huaja qe kane vepruar kunder Shqiperise, deri sa (mos o zot) ndonje dite te quhen heronj.Keto i di mire edhe profesor Klosi, pranda per te eshte me mire te mos flase gjera te pergjitheshme, qe i dine te gjithe, se te pakten nuk i rriten vlerat .shoqrore.
Profesori eshte i detyruar t’a mbyll gojen nga Ligji mbi Sekretin Shteteror dhe nuk eshte e mundur prej tij te flas hapur dhe per ata qe kuptojne ai praktikisht i ka thene te gjitha !