11 muaj hetime për gjyqtarin e Apelit, KPK ende pa vendim

J L

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon prej 11 muajsh verifikimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, duke mos dalë në një konkluzion përfundimtar për fatin e një prej gjyqtarëve më të përfolur për pasuri të dyshimta dhe influencë në gjyqësor.

Në 11 nëntor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi përzgjedhjen me short dhe nisjen e procesit të rivlerësimit për 36 prokurorë dhe gjyqtarë, mes të cilëve edhe Gjin Gjoni, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

11 muaj nuk kanë mjaftuar që stafi i KPK-së të përfundojë hetimin administrativ për Gjin Gjonin dhe për të caktuar seancën, për ta njohur me rezultat e hetimit.

Burime zyrtare nga KPK thanë se për subjektet e kësaj liste vijon ende hetimi administrativ.

Në 11 tetor të 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pak para se të shkrihej për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, vendosi të miratojë një leje dyvjeçare prindërore për anëtarin e këtij Këshilli, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, me kërkesë të vetë gjyqtarit.

Vendimi u cilësua si i paligjshëm nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Nga ana tjetër, KLD i konsideroi komentet e ministres të pasakta dhe vendimin brenda kornizave ligjore. Ndërsa vetë Gjin Gjoni tha se ishte i gatshëm të përballej me Vettingun.

Megjithatë, ky vendim u perceptua nga opinioni publik si një lëvizje e gjyqtarit për t’i shpëtuar përkohësisht Vettingut.

Disa ditë më vonë, zëvendës/Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Daniel Koski, tha se “Jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë Vettingun”.

Dy javë më vonë, në një listë të përzgjedhur me short për t’iu nënshtruar Vettingut ishte edhe Gjin Gjoni, bashkëshortja e të cili Elona Çaushi, ka pushtuar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, jashtë vullnetit kompanisë koncesionare TIA, pasi ka humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i ka mbaruar në 27 gusht 2019.

Edhe pse tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), dyqanet pa taksa vijojnë të menaxhohen nga kompania e gruas së Gjin Gjonit, falë dy vendimeve tejet të dyshimta të dy gjyqtarëve.

Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj. Sipas ILDKP, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim jo të ligjshëm.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
    • Ndërsa nusja është mbesa e Ismail Çaushit, ish sekretarit të parë të PPSh për rrethin e Tiranës, pa të cilin nuk do ishte dhe babai i saj ambasador, jo vetëm në kohën e Enverit, por deri para 3-4 vjetëve në Beograd. Janë të thella këto punë. Rrënjët janë tek platforma katoviciane e R. Alisë, e cila u vu në jetë dhe përfundoi me sukse falë përkushtimit të emisarëve të tij Berisha, Nano, Godo, Gjinushi etj. Tani është vonë të qajmë. Punët janë rregulluar më së miri, me tapi, hipoteka, noterizime, liçenca, llogari bankare brenda e jashtë, vila në “Bllokun” demokratik të Lalsit etj.etj. dhe me gjyqtarë e avokatë që t’ua mbrojnë. Kush nuk e ka kuptuar ende lëvizjen e pardesyve të bardha e xhupave të zinj, pastë veten në qafë. Ata dolën haptas në meidan, ne i besuam. Ç’faj kanë ata?!…

  • Hajde tani se i di kushdo se kush i ben keto Verifikime, Pushteti!
    Kur Gjin Gjoni paska keto pasuri qe ju te Dita-s i numeroni “me burim jo te ligjshem”, atehere pse zgjat prej 1 viti ai Verifikimi i pasurise tij? Ate Verifikim nuk e ben Sali Ram Berisha, por pushteti Rama! Zgjatja e atij Verifikimit pra behet se Verifikimi nuk po verifikon dot pasuri te pa ligjshme.

  • Ne marrveshjen qe beri Edvin-Struci me Lulezim -Palloshin kur PD u fut ne Cader me preteksin greve -urie kane rene dakort qe :1)Sali -Kadafi te mos hetohet :2)Vjerrit te Lulezimes ti kethehej dem-shperblimi :3)Gjin-Gjoni dhe zonja Hajdari te qendroje ne detyre .Perderisa u kethye ne detyre Hardamataj kjo reforme eshte “FALLCO”.Keta tipa e kane marre SHqiperine penk :Prandaj Presidenti i Frances nuk ra dakort per pranimin e SHqiperise ne BE ;Prandaj Edvin -Struci te beje deturat qe I ve BE ose te beje dorheqje ,po me ILIR-Floririn c’fare do besh o mjeker cap apo ke bere marrveshje te qendroje ne detyre deri sa ti mbaroje koha ;Prandaj SHqiptaret me te drejte largohen nga vendi tyre se SHqiperia eshte ne doren e “Mafjes”dhe per sa te jene ne pushtet keta SHqiperia do qendroje jashte Europes.

  • Tani Edi Rama po bashkepunon me Berishen per t’i shpetuar Vetting-ut per vete, duke e ndare pushtetin gjyqesor.
    Shqiptaret duhet te kerkojne zgjedhje te parakohshme dhe abrogimin e Marreveshjes Rama -Berisha e 23 prillit 2008. Deputetet dhe Presidenti te zgjidhen me voten direkte te popullit,si ne vendet e verteta demokratike.

  • Gjin Gjonet do ti shpetojne vetingut me ndihmen e Ilir Metes zevendesit te pare te Sali Murtajes dhe keshtu Gjin Gjoni do ti ndihmoje “neser”ne detyren qe do ta vendos “vetingu”;njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren;Edhe Mu.i qe emeroi Meta para disa ditesh per ne gjykaten kushtetuse do t’usherbeje me devotshmeri edhe Salinjve edhe Ilirmeteve apo edhe Gjingjoneve me te tjere ; prandaj po shtyhet pambarim vetingu , si pranimi i vendit tone ne BE; me sot-me neser , tashti sefundmi ,per pasneser!Dhe shpresa tretet ;besimi humbet ne cdo hallk te shtetit; sundon ne fund anarshia , krimi, pasiguria !

  • Gjini gjyqëtar supër i korruptuar , duhet flekur menjëher nga sistemi i drejtësisë.Çdo vonesë është e dëmshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *