Një raport inspektimi i kryer nga Agjencia e Burimeve Natyrore në Teto 2013r, me urdhër të ministrit Gjiknuri, zbulon situatën e asaj që po ndodh në “xhunglën e Bulqizës”. Informacioni dërguar ministrit, zbardh edhe hartën e kompanive që operojnë në “zonën D” të minierës. Janë në total 12 kompani ku 11 prej tyre i kanë marrë licencat pas vitit 2008. Ato operojnë si nënkontraktorë të dorës së parë të koncesionarit “AlbChrome sha” ose si palë të treta apo dhe të katërta.Pas koncesionarit operatori më i madh është kompania “TUR-ALB”, e cila ka nisur të operojë që prej vitit 2002. Ndaj kësaj kompanie së fundmi grupi i kontrollit i ka sugjeruar ministrit Gjiknuri që t’i pezullojë licencën. Kjo kompani ndonëse më e vjetra ndër 12 operatorët, rezulton me probleme serioze në marrjen e masave të sigurisë dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Nga ana tjetër kompania rezulton se ka zhvilluar dhe një gjyq me pronarin e “AlbChrome” Samir Mane pasi ky i fundit ka dashur vitin e kaluar që të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme. Duket se në xhunglën e kromit, nuk ka të mirë e të këqinj, të gjithë janë “hedhur në sulm” për të përfituar sa më shumë dhe nuk mungon as lufta me koncesionarin për zgjerim apo ruajtje të territorit. Kompania turko-shqiptare si nënkontraktorja më e madhe dhe më e rëndësishme e koncesionarit, duket se e ka situatën jashtë kontrollit bazuar në këtë raport. Nga ana tjetër të 11 operatorët e tjerë përveçse kanë nisur të operojnë të gjithë pas vitit 2008, nga kontrolli thuajse të gjithë rezultojnë me probleme në zbatimin e ligjit. DITA, ofron sot konkluzionet e raportit dhe emrat e kompanive që kanë në dorë kromin shqiptar të Bulqizës për herë të parë, duke zbardhur të plotë jo vetëm identitetet e kompanive operuese por edhe problematikën dhe situatën në të cilën ndodhen në raport me detyrimet ligjore.
Raporti i Inspektimit në “zonën D” të minierës së Bulqizës:
Subjekti “TUR-ALB KROM” shpk
Ka marrë lejen minerare më datën 16 Shtator 2002, operon në galeritë: “33,34,46,43, 39?1, 33 dhe 19”. Është nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”, pjesë e “Balfin Group”, ish ACR.
-Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, janë lënë këto detyra të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a.) Projekt Programi dorëzuar për miratim, për vitin 2013-2014
b.) Planimetrinë e punës, shkalla 1:2000, plotësohen, ndërsa pasaportat teknike, për marrje çeliqesh nuk ekzistojnë, pra nuk hartohen
c.) Dokumentet teknike nuk janë të plota pasi; profilet, planimetritë, projeksioni vertikal janë pjesorë si dhe nuk hidhen kufijtë e lejes në të gjitha materialet
d.) Në programin vjetor të zhvillimit të aktivitetit minerar mungon një planimetri bazë, ku të pasqyrohen punimet kapitale, si brenda lejes së tyre dhe me subjektet fqinje, në tre planet
e.) Në materialin grafik nuk janë pasqyruar zonat e rrezikshme, sipas studimit të AKBN-së, hartuar në vitin 2008
f.) Gjatë hartimit të programit vjetor të zhvillimit të aktivitetit minerar, nuk mbahen parasysh “mikrozonat e rrezikshme”, brenda të cilave janë projektuar punime minerare.
g.) Nuk është zbatuar urdhri i RISHM-it, për pezullimin e punimeve minerare në galerinë Nr.34, pjesa Lindore, 18 e 42
h.) Në zbatim të ligjit subjekti zotërues i lejes minerare është përgjegjës për aktivitetin minerar në zonën e tij, ai duhet të zotërojë të gjithë lejen minerare në tërësi dhe në çdo rast duhet të denoncojë në organet kompetente personat e ndryshëm informalë për të cilët ata pohojnë pa qenë konkret për këtë problem shumë shqetësues, siç shkruhet në informacionin e RISHM-it.
— Për sa më sipër grupi i kontrollit, referuar ligjit, propozon pezullimin e lejes së shfrytëzimit për një afat të pacaktuar deri në plotësimin dhe realizimin e të gjitha vërejtjeve dhe mangësive të sipërpërmendura.
Subjekti “EGI-K” shpk
I pajisur me leje minerare më 3 Mars 2010 në objektin “Galeria B”(+1280) Zona D, Bulqizë
-Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, janë lënë këto detyra të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a.) Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugës kryesore, Galeria B(+1280)
b.) Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën e anash, të zbatojë me rigorozitet mos cenimin e kufijve në zonat e rrezikuara
c.) Gjatë kontrollit nuk u konstatua ndonjë shkelje teknike
Subjekti “KEVGER shpk”
Është pajisur me leje minerare më datë 21 Korrik 2010 në objektin “Galeria 44, Zona D, Bulqizë(Z=1240-1320) dhe Galeria 43, (Hor. +1240-1320), Bulqizë, e dhënë me nënkontraktim
– Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, janë lënë këto detyra të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a.) Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugës kryesore Galeria nr.44(si pjesa e galerisë që i përket “Albchrome sha” me nënkontraktor subjektin “Tur-Alb”, po ashtu dhe pjesa që i përket subjektit “Kevger”
b.) Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “KEVGER shpk” dhe subjektit “Albchrome sha” për lejen e përdorimit për kalimin në galerinë Nr.44
c. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet nën e anash, të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufijve të zonave të rrezikuara
d.) Të bëhet armatimi i kryqëzimeve të duckave aktive ku punojnë punonjësit, meqenëse ishin të paarmatosura
e.) Të bëhet mbyllja e punimeve të vjetra me mure guri ose me anë të armatimit me dru(kryq minerar), meqenëse ishin të pambyllura dhe pse ato i përkasin subjektit “Albchrome sha” dhënë me nënkontraktim subjektit “Tur-Alb” shpk.
Shënim: Galeria Nr.43 nuk u kontrollua për mungesë kohe
Subjekti “ISAKU” shpk
Subjekti është pajisur me leje minerare më datë 21 Korrik 2008, në objektin e Galerive 11 dhe 12, Bulqizë(zgjeruar me urdhër të datës 12 Shtator 2012, Z=1360-1440-sip)
– Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, janë lënë këto detyra të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a.) Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugës kryesore
b.) Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “Isaku shpk” dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe me radhën e shfrytëzimit, duke respektuar dhe rregullat e teknikës së sigurimit
c) Në mënyrë të pandërprerë të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash, të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufijve të zonave të rrezikuara
d.) Gjatë kontrollit nuk u konstatua ndonjë shkelje teknike
e.) Ky subjekt, hyrjen e galerisë Nr.12(+1360 m) në kuotë e ka mbi kuotën e subjektit “Albchrome sha” kurse në planin horizontal bie në konturin e subjektit “Albchrome sha” por këto punime përdoren vetëm për kalimin e subjektit “Isaku shpk”
f.) Subjekti u shpreh se ka pasur kontratë me “Albchrome sha” për të drejtë kalimi
Subjekti “BRISEL shpk”
Zotëron lejen minerare të marrë më datën 2 Gusht 2010, operon në kuotat +1200-240-280, nivel bazë në galerinë A
– Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, janë lënë këto detyra të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a.) Projekt Program i dorëzuar për miratim, për vitin 2013-2014
b.) Planimetrinë e punës, shkalla 1:1200, të plotësuara, ndërsa “pasaporta teknike” për marrje çeliqesh nuk ka
c.) Dokumentet teknike nuk janë të plota
d.) Profilet, planimetritë, projeksioni vertikal, janë pjesorë
e.) Nuk janë pasqyruar kufijtë e lejes në të gjithë pamjen grafike
SUBJEKTI “GERDA-07” SH.K.P
Subjekti është pajisur me Lejen minerare Nr.1279, dt. 17/12/2008, objekti: gal.48, 48/1, 48/2, horizonti +1360 deri në sipërfaqe.
Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës janë lënë këto detyra, të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a. Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugëve kryesore 48/1 dhe 48/2
b. Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “GERDA-07” sh.p.k dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe me rradhën e shfrytëzimit, duke respektuar dhe rregullat e teknikës e sigurimit, sidomos me subjektin “Lubima” sh.p.k, i cili ndodhet poshtë tij.
c. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash vendosur dhe të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufijve të zonave të rrezikuara.
d. Gjatë kontrollit nuk u konstatua ndonjë shkelje teknike, punimet ishin armatosur konform pasaportës teknike të miratuar.
e. Ky subjekt hyrjen e galerisë Nr.48/1 (+1360 m) në kuotë e ka mbi kuotën e subjektit “Alb Chrome” Sh.a, kurse në planin horizontal bie në konturin e subjektit “Alb Chrome” Sh.a, por këto punime përdoren vetëm për kalimin e subjektit “GERDA-07”, sh.p.k
SUBJEKTI “ALBLEA INTERNATIONAL” sh.p.k
Subjekti është pajisur me Leje minerare shfrytëzimi Nr.1419, dt. 11/09/2009, objekti: Gal. 34, nga horizonti +1313 derri në horizontin +1360, Zona D, Bulqizë.
Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës janë lënë këto detyra, të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a. Të kihet parasysh mirëmbajta e rrugës kryesore Galerinë Nr.11 dhe Galerinë Nr. 34
b. Të merren masa për rregullimin e ajrimit në mënyrë artificial, çka do të shmangte kalimin e punonjësve në tumin e minave për një kohë të gjatë.
c. Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “Alblea International” sh.p.k dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe me radhën e shfrytëzimit, duke respektuar dhe rregullat e teknikës së sigurimit.
d. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash vendosur dhe të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufijve të zonave të rrezikuar.
e. Subjekti duhet të bëjë kontratën me “Alb Chrome” sh.a dhe të subjektit “Alblea international” sh.p.k për servitutin.
f. Të bëhet armatimi i oxhaqeve të tromozhave, meqënëse janë të pambuluara me rrjeta mbrojtëse.
g. Të merren masa për respektimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me pjerrësinë e shinave në galerinë Nr.11
h. Zjarrmëtari të zbatojë rregulloren e sigurimit teknik gjatë kryerjes së punëve të shpim-plasjes.
i. Të bëhet hedhja e kontureve të hapësirave të shfrytëzuara në materialin grafik (Profile vertikale, projeksion dhe në planimetri).
j. Të rregullohet materiali grafik në profilet 47-50, duke e paraqitur atë më të qartë dhe me sqarimet përkatëse.
k. Të bëjë përditësimin dhe hedhjen e punimeve në material grafik.
l. Të bëhet azhornimi faktik i punimeve në profilet 52-54 dhe të bëhet hedhja në materialin garfik.
m. Punimi i ri kapital i hapur në horizontin e Galerisë Nr.34, duhet ta paraqesë në një planimetri të veçantë, pranë komisionit të miratimit të programit të punës me koordinatat analitike të fillimit dhe të mbarimit të punimit.
SUBJEKTI “KLERVI BRIS” SH.P.K
Subjekti është pajisur me lejen minerare nr.1163/1, dt. 19/07/2012, objekti “Galeria Nr.65&66 (+1280 deri +1316) deri në Sip., Zona D (Zona Jugore), Miniera Bulqizë.
Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës janë lënë këto detyra, të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a. Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugës kryesore Galerine Nr.66
b. Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “KLERVI BRIS” sh.p.k dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe me rradhën e shfrytëzimit, duke respektuar dhe rregullat e teknikës së sigurimit.
c. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash vendosur dhe të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufujve të zonave të rrezikuar.
d. Të bëhet hedhja e kontureve të hapësirave të shfrytëzuara në materialin grafik në mënyrë të vazhdueshme (Profile vertikalë, projeksion dhe në planimetri).
SUBJEKTI “LUBIMA” SH.P.K
Subjekti zotëron lejen minerare Nr.1498, dt. 10/09/2010, objekti: “Galeria Nr.34, Paneli +1313 deri +1360 (Dyshemeja e galerisë Nr.48/1), Zona D”, Bilqizë.
Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës janë lënë këto detyra, të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a. Të kihet parasysh mirëmbajtja e rrugës kryesore Galerinë Nr.34
b. Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “LUBIMA” sh.p.k dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe rradhën e shfrytëzimit, duke zbatuar dhe rregullat e teknikës së sigurimit, sidomos me subjektin “Gerda-07, Sh.p.k.
c. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorojë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash vendosur dhe të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufujve të zonave të rrezikuara.
d. Subjekti duhet të bëjë kontratën me “Alb Chrome” sh.a për servitutin, sepse hyrja e galerisë që subjekti ka hapur për t’u takuar me punimet e galerisë Nr.34 bie Brenda kontureve të saj, si në planin horizontal dhe në kuotë.
e. Të bëhet hedhja e kontureve të hapësirave të shfrytëzuara në materialin grafik (Profile vertikale, projeksion dhe në planimetri)
SUBJEKTI “BRUNES KROM” SH.P.K
Subjekti zotëron lejen minerare Nr.1569, dt. 26/06/2012, objekti: “Galeria Nr.59 (+1240) – Galeria 60 (+1270) dhe me shtesën e sipërfaqes deri +1269, Paneli +1240 – +1270 – +1296, Zona D”, Bulqizë.
Nga kontrolli i ushtruar në objekt nga grupi i punës, subjektit i janë lënë këto detyra, të cilat janë në zbatim të programit vjetor:
a. Të kihet parasysh mirëmbajtja e vazhdueshme e rrugës kryesore, Galerinë Nr.59
b. Të bëhet një marrëveshje midis subjektit “BRUNES KROM” sh.p.k dhe subjekteve fqinjë në planin vertikal dhe horizontal, në lidhje me pozicionin ku do të punohet dhe me rradhën e shfrytëzimit, duke respektuar dhe rregullat e teknikës së sigurimit.
c. Në mënyrë të pandërprerë, të monitorijë punimet minerare, nëse do të ketë influencë të hapësirave të shfrytëzimeve të mëparshme nga nivelet e nën dhe anash vendosur dhe të zbatojë me rigorozitet moscënimin e kufijve të zonave të rrezikuara.
d. Subjekti duhet të bëjë kontratën me “Alb Chrome” sh.a, meqënëse hyrja e galerisë Nr.59, ndodhet jashtë zonës së subjektit “Brunes Krom” sh.p.k.
EDITORIAL
Në Bulqizë duhet ndërhyrje radikale
Nga Erjon Braçe
Lexova në gazetën Dita se ministri i Industrisë dhe Energjitikës ka pezulluar lejet koncesionare të shfrytëzimit të minierave të kromit dhe posaçërisht edhe kompaninë “Albchrome” të zotëruar nga biznesmeni Samir Mane. Ka bërë shumë mirë! Madje ti shkojë deri në fund! Por u bë kohë, 8 vite kohë, qe këta pezullohen, verifikohen, dënohen, çlirohen, shesin tek njëri-tjetri lejet e licencat, kuotat dhe gjithë kompanitë që zotërojnë lejet dhe cikli rinis nga e para. Pra, përsëri pezullohen, verifikohen, dënohen, çlirohen, ndërrojnë pronësin137 dhe fitojnë para pa pushim. Shteti nuk merr gjë për ta rishpërndarë. Ka ardhur koha që çdo gjë të ndryshojë! Të gjithë ata që nuk kanë zbatuar kontratat; veçanërisht ata që:
a) nuk kanë përmbushur planin e investimeve duke shfrytëzuar dhe afruar kohën e mbylljes së minierave për shkak të investimeve të munguara;
b)nuk kanë përmbushur planin e përmirësimit të kushteve të punës, kushteve teknike dhe të sigurisë në punë;
c) nuk kanë përmbushur planin e të punësuarve, veçanërisht të punësuarve ligjorë, me kontrata të rregullta dhe sigurime shoqërore e shëndetësore të garantuara;
DUHET TË LARGOHEN!
Me ta duhet zgjidhur kontrata e papërmbushur menjëherë!
Pa u larguar këta nuk mund të ketë as një reformë, asnjë plan të ri zhvillimi. Nuk vjen investitor i huaj të zhvillojë këto kapacitete të mëdha ekonomike me krimin e organizuar dhe klientët gjithfarësh nëpër këmbë. Duhen larguar këta; duhet një reformë e tërë në fushën minerare që paraqet, garanton dhe zbaton një plan strategjik të zhvillimit minerar; duhet një reformë e tërë standardesh që përcaktojnë qartë se çfarë është një minierë, qoftë nga pikëpamja teknike, ashtu dhe nga pikëpamja e zhvillimit të sigurt të saj. Historia e vrimave që jepen me koncesion e shfrytëzojnë njerëzit si në skllavëri deri në marrjen e jetës, duhet të marrë fund! Duhen thirrur investitorë strategjik që merren me minierat. Duhet ti jepet fund marrëdhënieve me shoqëri tregtare që mburren se kanë para por nuk dinë kurrë të menaxhojnë e zhvillojnë një minierë. Kështu e mendoj unë. Ka plot të tjerë që kanë edhe më shumë për të sugjeruar.
Por; gjithçka duhet bërë shpejt e ndershëm! Ekonomia ka nevojë për prodhim, nevojë për eksporte! Njerëzit kanë nevojë për punë të ligjshme e të sigurt! Këtë duhet tu japim!
(Shkëputur nga faqja zyrtare në “Facebook” e deputetit socialist)