Ultra-ortodoksëve hebrenj u ndalohet afria fizike midis burrave dhe grave nëse ata nuk janë në marrëdhënie apo të kurorëzuar. Kjo është arsyeja pse një çifut qëndroi në këmbë për 11 orë në avion, aq sa zgjat fluturimi nga New York-u për në Tel Aviv.
Ortodoksi hebre i kishte kërkuar një gruaje me të cilën i takoi bileta ngjitur, që të ndërronte vendin e ulëses në aeroplan. Pasi ajo nuk pranoi, ai qëndroi në këmbë për 11 orë, aq zgjati fluturimi nga New York-u për në Tel Aviv.
Gjatë gjithë kohës sa qëndroi në këmbë e kishte lutur vazhdimisht femrën, gjë që kishte vënë në një situatë të pakëndshme pasagjerët e tjerë.
Pas kësaj, në Izrael është iniciuar një peticion, i cili sugjeron që të rezervohen disa vende në avionë për udhëtarët me kërkesa “të veçanta”.

Ne kete bote sduhet te kete standarte te dyfishta.
Nese ne nje krah behet fjale qe feja myslimane eshte shume konservatore dhe te tjeret gjenden ne situata te pakendshme per femrat e mbuluara.
Perse ne kete rast duhet te ngrihej ajo zonja per ti leruar vendin nje ekstremisti fetar, dhe te degjonte perseritje lutjesh per ti leruar vendin.
Do ishte me mire te shkonte te rrinte ne fund te korridorit ne kembe ( Mundesisht prane WC) se edhe te tjeret ndihen ne siklet.
ne shoqeri duhet te funksionoje ndjesia e te ndjerit te barabarte.