“Nuk shkohet gjithë jeta me dr. Berishën”

anazapta
gazeta dita cover

Profesori i Universitetit të Oksfordit dhe akademiku anglez, Xhejms Pettifer, në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ paraqet këndvështrimin e tij për situatën politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Para një jave ai ishte në Tiranë dhe në Prishtinë, ku promovoi librin e tij më të ri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Gjatë një bisede që pata me të në “Tirana International” diskutuam gjatë rreth zgjedhjeve të pritshme të 23 qershorit, por këtë intervistë pranoi të ma dërgonte të shkruar. Nuk ishte befasi për mua njohja në detaje e zhvillimeve shqiptare, pasi atë Prof. Xhejmsi dhe Miranda Vickers i kanë dëshmuar në mënyrë të shkëlqyer në librat që kanë shkruar për Shqipërinë, Kosovën dhe Çamërinë.

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë nga 23 qershori, sa të rëndësishme i shikoni ju këto zgjedhje për Shqipërinë?

Unë mendoj se, duke pasur parasysh krizën ekonomike evropiane në përgjithësi e cila vazhdon, si dhe dobësimin e ekonomive rajonale ballkanike, merret me mend se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të fortë dhe efektive. Megjithëse Shqipëria ka shmangur më të keqen e krizës, shumë njerëz janë duke përjetuar një varfëri dhe vështirësi serioze ndërsa niveli në rritje i borxhit dhe ngecja e të ardhurave të qeverisë nga ekonomia mund të shqetësojnëgjithkënd. Unë mendoj se ne vetem sa kemi filluar te shikojme efektet tërësore të krizës greke në hapësirën rajonale.

Si një njohës shumë i mirë i ngjarjeve dhe zhvillimeve politike shqiptare, mendoni ju se klasa aktuale politike është e gatshme për një rotacion të pushtetit?

Unë nuk ndihem aq afër mjaftueshëm për të komentuar këtë, por mund të them se nuk shikoj ndonjë shenjë që Dr. Berisha personalisht dëshiron të kalojë në opozitë.

Prisni ju që rotacioni i pushtetit të ndodhë në këto zgjedhje dhe pse?

Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Përshtypja ime nga njerëzit që takova dhe bisedova javën e kaluar në Tiranë ishte që shumë, shumë njerëz janë të lodhur nga elita e vjetër politike, siç ka ndodhur në shumë vende evropiane dhe, ndërsa dita e votimit po afron, ne mund të shikojmë parti të vjetra dhe besnikëri rajonale të shfaqen në një mënyrë tradicionale. Është e vështirë për të pare se ndonje parti ka nje fitore te qarte, keshtu që një lloj koalicioni duket e pashmangshme. Unë mendoj se ka parti që mund të dalin më mirë nga sa parashikojnë sondazhet, prandaj dhe ato u drejtohen të rinjve të papunë, sidomos në Tiranë. Kjo ndodh nëse ata votojnë. Por po, nëse kjo pjesë njerëzish për të cilët fola për të qenë përfaqësues, unë mendoj se shumë njerëz e ndiejnë se është koha që Dr. Berisha të lerë udhëheqjen politike pas një karriere të gjatë dhe do të ishte një gjest i mirë taktik të arrihej me anë të votimit.

A e konsideroni ju alternativën socialiste dhe atë të opozitës më të mirë se atë të Berishës dhe pse?

Unë mendoj se Partia Socialiste ka një makinë politike shumë efektive në shumë pjesë te vendit, por zgjedhjet ka te ngjare te fitohen ose të humben në qarkun e Tiranës. Këtu ka ndoshta më shumë gjëra që shfaqen mbi atë që do të ndodhë. Ka shumë më tepër para nga sa janë përdorur dhe mbetet një çështje e hapur se sa klasa e mesme e të rinjve do të besojnë në politikat e taksimit të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër unë jam i sigurt se këto politika do të jenë shumë popullore midis të varfërve gjithandej në vend. Ka gjithashtu çështje politike të cilat shkaktojnë probleme. Unë mendoj se udhëheqja e Partisë Socialiste ka një pikëpamje utopike në tërësi mbi atë çfarë Bashkimi Europian është duke pëlqyer tani në të vërtetë. Shikoni Bullgarinë, për shembull. Anëtarësimi në BE ka sjellë rezultate katastrofike dhe kaos ne qeverine e Sofjes dhe në ekonomi.

Ju analistët britanikë kini qenë shumë kritikë me Berishën në periudhën e parë të sundimit të tij në gjysmën e parë të viteve ’90. Cilat shikoni ju si gabimet më serioze të Berishës në të kaluarën dhe më vonë?

Vendi nuk u demokratizua asnjëherë tërësisht në atë periudhë dhe Partia Demokratike dhe udhëheqja e saj ishte shumë larg nga demokracia zgjedhore dhe prirej drejt autoritarizmit ekstrem. Ata lejuan shkatërrimin e ushtrisë dhe u angazhuan në veprime hakmarrëse ndaj kundërshtarëve politikë dhe ata nuk i kuptuan shanset politike që ishin hapur në Ballkan me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata nuk arritën të menaxhonin ashtu si duhej sistemin bankar.

– Kryeministri aktual Sali Berisha, pas tetë vjetësh në qeverisje, është duke luftuar fort për një mandat të tretë. A ka motive që ai ta kërkojë këtë?

Për këtë çështje unë mund të përsëris atë që thashë pak më lart. Shumë njerëz kanë shpenzuar tërë jetën e tyre me Dr Berishën në qeveri ose në përpjekjet e tij për të marrë drejtimin e saj. Çështja shtrohet nëse ata do ta kenë kurajën e mjaftueshme për të pranuar ndryshimin.

Ju keni bërë një analizë të plotë të trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Këto ngjarje ndodhën për shkak të manipulimit të madh që iu bë zgjedhjeve të vitit 1996 dhe me rënien e mëvonshme të skemave piramidale. Sipas mendimit tuaj, cilat janë shanset për përsëritjen e një manipulimi të ri në këto zgjedhje?

Jo, në ditët e sotme, unë mendoj se cilësia e zgjedhjeve është shumë më e mirë dhe me zgjedhje shumë shumëpartiake si tani, do të jetë e vështirë për ndonjë manipulim zgjedhor të konsiderueshëm që mund të ndodhë. Unë jam i sigurt se do të ketë probleme në disa zona dhe komuna, por këto ndodhin në shumë vende. Tani ka gjithashtu një media mjaft të lirë dhe të pavarur. Kjo e ndihmon procesin.

Gjatë qeverisë Berisha kanë ndodhur dy ngjarje të rënda: tragjedia e Gërdecit, në të cilin 26 njerëz humbën jetën e tyre, dhe vrasja e katër protestuesve të opozitës më 21 janar 2011. A mendoni se kujtesa e tyre do të ndikojë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve?

Unë nuk jam plotësisht i informuar dhe nuk jam njeriu i përshtatshëm për të komentuar mbi ngjarjen e Gërdecit, përveç të them se kjo shkaktoi një humbje shumë të trishtuar jetësh njerëzore. Sa u përket të shtënave në janar 2011, kjo mund të them se ishte një ngjarje e tmerrshme. Unë kisha qenë në Shqipëri një ditë më parë, ndërsa isha në Kosovë, kur ajo ndodhi. E ndjeva që ajo që ndodhi ishte e gjitha shumë shqetësuese. Kjo nuk mund të merret me mend se mund të ndodhë në një vend normal demokratik. Unë jam befasuar me komunitetin ndërkombëtar në Tiranë nuk këmbëngul për një hetim shumë më rigoroz. Personeli i aparatit të sigurisë u trajtuan sikur të ishin mbi ligjin, dhe disa ambasadorë të huaj ishin shumë të dobët mbi këtë ngjarje.

Përpara këtyre zgjedhjeve, Kryeministri Berisha është prononcuar fuqishëm në çështjen e nacionalizmit dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare. Sa serioz mendoni se është Berisha në këtë pozicion, apo e bën këtë për qëllime elektorale?

Kjo mendoj se është një prej aseteve të forta elektorale të PD-së përballë problemeve me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, si dhe të çështjes së re kyçe kombëtare, në një mënyrë që PS nuk e ka. Edhe Z. Meta duket se tani ka një interes të mirënjohur në krizën e Preshevës, për shembull. Çështje si rruga e re Tiranë-Prishtinë kanë transformuar vendin. Unë nuk e shoh Z. Rama ta rrokë ashtu si duhet këtë realitet.

Sa të përgatitur e shihni Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për të marrë pushtetin? Perse ata duhet te fitojne dhe mendoni se fenomenet negative të qeverisë së tanishme do të jetë më pak të pranishme në të ardhmen?

Po, unë mendoj se Edi Rama dhe PS-ja mund të udhëheqin një qeveri të re. Pjesa më e madhe e çështjes që shtrohet do të varet nga fakti se kush do të jetë në koalicion, dhe se si njerëzit do ta shohin atë. Mendoj se rreziku është se ata kanë pak optimizëm nga e kaluara, me këshilltarët e ditëve të shkuara, ndërsa ekziston një mungesë e dukshme perspektive për thellësinë e krizës ekonomike në Europë.

 

Kush eshte prof. Pettifer?

Prej më shumë se 20 vjetësh emri i akademikut anglez Xhejms Petiferit është mjaft i njohur në Shqipëri dhe hapësirat mabrëshqiptare. Pas ndërprerjes drastike të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar gjatë gjysmë shekullit të regjimit komunist, Xhejms Petifer dhe Miranda Vickers ishin anglezët e parë që shkelnin në Shqipëri dhe shkruanin për Shqipërinë.

Prof. James Pettifer ka lindur në vitin 1949 në Hereford dhe është arsimuar në Shkollën e Mbretit (King’s School), në Uorçester dhe në Hertford Kollege në Oksford. Ai ka udhëtuar shumë shpesh në Shqipëri, Greqi, Turqi dhe në Ballkan, duke raportuar për ngjarjet kryesore për ‘The Times’ dhe ‘The Scotsman’. Ai është anëtar i Institutit për Çështjet Ndërkombëtare, si dhe një komentator dhe transmetues i rregullt mbi vendet ballkanike në radio dhe televizion.

 Prof. Petifer është autor i këtyre librave të përkthyer në gjuhën shqipe: “Shqipëria, nga anarkia tek një identitet ballkanik”, “Çështja shqiptare, riformësimi i Ballkanit” (me bashkautor Miranda Vickers), “Ekspresi i Kosovës”, “Udhauz, Zerva dhe Çamët”, ndërkohë që sapo është botuar libri i tij “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Por ai ka botuar edhe shumë libra të tjerë për rajonin e Ballkanit, ndërsa pritet që së shpejti të botohet në gjuhën shqipe libri “Grekët”, një libër shterues për historinë e grekëve nga antikiteti deri në ditët tona.

 

Petifer: Sikur të isha 5 minuta çam, nuk do kisha dyshim për kë do votoja

Nga kjo intervistë e mikut tim anglez, Prof. Xhejms Petifer do të më ngelet në mendje kjo shprehje: “Sikur të isha 5 minuta çam…”. Si një nga njohësit më të shkëlqyer të zhvillimeve shqiptare, ai në të gjitha bisedat do ta trajtojë me doemos edhe çështjen çame, në një përpjekje titanike për të ndrequr një gabim të madh të historisë dhe politikës, ku vendi i tij, Britania e Madhe ka luajtur një rol kyç… Ja pyetje-përgjigja me prof Petifer për këtë pjesë:

– Profesor, a mendoni se çështja çame është në rrugën e duhur? Tani në spektrin politik ka një tjetër parti çame, Aleanca Popullore kryesuar nga Artur Dojaka, sepse partia e Shpëtim Idrizit është në të njëjtën linjë me qeverinë Berisha dhe Idrizi personalisht është në listën e Partisë Demokratike si kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit…

– Unë besoj se Partia Demokratike e përdor çështjen çame në një mënyrë shumë oportuniste dhe për qëllime afatshkurtra, kurse udhëheqja e Partisë Socialiste duket se është gjithnjë e frikësuar nga Athina në ngritjen e kësaj çështjeje. Por në qoftë se unë do të isha çam, do të më duheshim vetëm 5 minuta për të mos e votuar PD-në. Mendoj se nisma e re kombëtare për Çamërinë dhe përgjithësisht për të drejtat njerëzore të shqiptarëve në Greqi, është e nevojshme.

Share This Article
49 Comments
  • Nese Berisha do te punonte per shqiptaret le te ishte gjithe jeten ne sofrat tona .Por bemat e tije tregojne se ky eshte varrmihesi i shqiptarve.Jo qe duhet larguar nga politika por te ekstradohet qe fara qe mbolli te thahet.Te ngreje ne emigracjon ,si Zogu, opoziten terroriste kunder Shqiperise .

    • Nuk behet fjale qe te shtyhet e gjithe jeta, saliu deri ne 23 qeshor e jete politike, pas 23 qeshorit do dali ne pension, kot po lodhet se nuk ka per te fituar gje.

      • shume e vertet qe nuk shkohet e gjithe jeta me Berishen dhe kete qytetaret e kane kuptuar shume mire prandaje do ta ndeshkojne me vote me 23 qershore, boll me ka ardhur koha te kemi nje qeveri qe mendon vetem per popullin dhe jo vetem per veten

        • Nese mendoni se nuk shtyhet jeta me salen, imagjinoni sesi jane ndjere prinderit tane qe e votuan.
          Tashme gjithcka po shkon sic duhet te kishte shkuar vite me perpara, kemi salen qe po konsumohet nga lufta (e pashpallur) per kryesimin e PD.
          Dhe kemi Edi Ramen i cili ka bashkuar te gjithe popullin ne flamurin e RILINDJES SHQIPTARE.
          Prisni vetem 23 qeshorin, dhe VOTONI “29”
          Pastaj ska me doktor berisha, pastaj fillon RILINDJA e Shqiperise.

          • Vallai e kemi shtu aq shume me saliu saqe me zi po e presim ate te shkretin 23 qeshor, po ska gje ne 23 qeshor del ne pension saliu dhe me ne fund do kemi larguar edhe komunistin e fundit.

          • Saliu eshte bere macja e zeze e shqiperise
            na i nxiu jeten shqiptareve me vjedhjet me krimet e tij.skandale pa fund dita dites,arriti kulmin me vrasjet ne bulevard qe ne nuk do ti harrojme kurre
            populli nuk ha bar qe ky plera ta trajtoje si e ka trajtuar deri me tani
            ne me vote do ta denojme ne 23 qershor.shpresa jone e vetme eshte partia socialiste.Nr 29

      • Na eshte bere qeveria e Saliut si rregjim, nuk di ta leshoj pushtetin, po e mban ate me te gjitha menyrat edhe me dhune por nuk do ta kete te lefte me 23 qershor sepse te gjithe popullin e ka kunder!

        • Eshte shume e drejte qe ne fakt nuk mund te lejojme me te qeverisemi nga nje njeri qe ka 23 vite ne kry te nje partie dhe qe ne 8 vite pushtet ka treguar qe nuk vlen me per asgje sepse e kane rrenuar kete vend.

          • Une personalisht e falenderoj kete personalitet nga universiteti i Oksfordit sepse nese per disa njerez qe nuk jane te vendos se cfare duhet te bejne me 23 qershor ky eshte argumenti me i mire pasi flet nje intlektual qe i shikon gjerat pertej cdo interesi personal.

      • nuk shkohet dhe nuk ka per te shkuar me ne keto zgjedhje do te denohet me vote masive kunder ky matrapaz qe di vetem te vjedhe te vrase e te genjej. pensioni po afron per saliu edhe 14 dite dhe do shpetojme te gjithe.

      • Po skemi cte themi me aman per kete moster me mbiemrin berisha .ja kemi thene te gjitha vetem tja japim ne lule te ballit ka ngeluar tani se ndryshe nuk shqitet ky vemja e ndyre qe ka zene rrenje.

    • berisha nuk ka bere asgje per shqiptaret per te merituar te jete perseri ne qeveri , perkundrazi, ai ka vrare dhe genjyer perdite per te mbajtur nen kontroll popullin e pakenaqur. Ai nuk do ta kuptoje qe eshte fatkeqesia e ketij vendi, dhe qe duhet te ike sa me pare

    • Jane teper ketov ite qe kemi kaluar me te, me 23 qershor d ta largojme nga pushteti diktatorin e fundit.

    • SALI RAM BERISHA DO TE LARGOHET ME 23 QERSHOR ME NJE VOTE MASIVE KUNDER, NUK KA RRUGE TJETER PER POPULIN SHQIPTAR NESE DUAM NJE TE ARDHME ME TE MIRE.

    • Diktatori po e shkaterron vendin, ky njeri qe na eshte bere si nje diktator i vertete qe nuk e leshon karriken e tij dhe eshte i gatshem te bej cdo gje te mbaj karriken e vete edhe duke perdorur dhune po e shkaterron kete vend dhe duhet ta ndalim me 23 qershor, ne duhet ti japim fund kesaj diktature disa vjecare te Sali Berishes!

    • 23 vjet me sales u duken me keq se 50 vjet me enverin, duhet te rrezohet edhe sala sic u rrezua enveri. Nuk kane vend diktatoret ne vendon e shqiponjave, nuk kane vend diktatoret ne perlen e ballkanit.
      RILINDJE per SHQIPERINE.

    • NESE NUK DO TE KISHTE QEN SALI BERISHA NE SHQIPERI

      SHQIPERIA DO TE ISHTE NJE VEND SHUM NDRYSHE ESHT KOHA TI THEMI

      STOP NJE NJERIU SI SALI BERISHE

      QE NA KA BER TE JETOJM SI NE MES JETE

      DIN VETEM TE PREMTOJ DHE NUK NUK MBAN AS NJE PREMTIM

      DUKE VJEDHUR DHE DUKE KERCENUAR..

    • berisha e kishte pushtetin ne dore dhe nuk dinte ta mbante.nqs do te kishte bere dicka per shqiperine e per popullin ne do ta votonim perseri por ja qe cuditerisht e hoqi nga duart pushtetin prej budallalliqeve qe i beri popullit e se nuk mendoi fare per te por si te mbushte xhepat e tij dhe te familjes se vete e farefisit duke e lene popullin ne harrese.nuk e duam me nje njeri te tille sepse nuk na ka mbeshtatur ne asgje qe i kemi kerkuar kshuqe ne kete 23 qershor rradha per qeverisje e per pushtet i takon tjeterkujt.

      • berisha nuk mbahet as edhe nje dite me shume ne pushtet.e ce du m ne nje kryemister si saliu qe solli vetem pergjakje mashtrime e korrupsion e shtetin me gjithe popull e ka lene per ibret.ne duam njerez qe punojne e qe e duan me te vertete shqiperine dhe nuk do te na lene ne kete kaos qe jemi sot.

    • nuk mund te lejojme qe te kemi ne krye te vendit njerez te pavlere qe mendojne vetem per veten e tyre , qe mendojne te mbushun xhepatt dhe te lene vendit te shkoje drejt rrenimit, duhet votuar rilindja qe te shpetojme nga diktaura e saliut

    • Nuk kemi asgje kunder individeve qe rrine ne pushtet thjesht kemi iden qe ne qeveri dhe pushtet duhet te rrine ata njerez qe e meritojne duhet te qendrojne individe qe punojne per ne per popullin tone . nuk na nevoiten mashtrusa hajduta skemi pare hair nga keta njerez.

    • Ekzistojne disa njerez qe me te vertete vlejne te rrine ne pushtet e falenderojme kete personalitet qe e vlereson gjendjen e shqiperise dhe i kritikon keta njerez qe nuk duhet te qendrojne pasive ndaj gjendjes ne te cilen ndodhemi por duhet te shohin me sy kritik kete gjendje. Vota eshte e ardhmja jone nuk duhet ta shperdorojme ate por duhet te bejme me te miren . Suksese ne kete rruge te gjate dhe plote veshtiresi gjithe skuadres se rilindjes sa me shume andate te fitojme sepse vetem rama dhe skuadra e vete do te beje me te miren per kete vend.

    • Jemi rrethuar me njerez te paafte turp per kete vend qe mbart individe te tille , turp perpara qeverive dhe perfaqesueseve te huja qe na gjykojne duke na treguar se kemi nje qeveri te deshtuar. Ne 23 qershore duhet te japim voten duke ju besuar njerezve te ardhmen tone duhet te dime ku te vleresojme ne rast te kundert do te na duhet te durojme poshteriste dhe gomarlliqet e saliut edhe per disa vite te tjera . keshtu nje mobilizim i fuqishem i joni per te bere me te miren per veten tone .

    • Kemi nje shtet qe ka nevoje per nje reforem ,kemi njerez qe nuk dine nga vene dhe nga shkojne kemi ne qeveri njerez qe dine te vjedhin dhe vetem te vjedhin asgje me shume . urojme qe ne keto zgjedhje te fitoje me i miri dhe dihet qe e mira jone eshte te ecim perpara me edi Ramen.

    • Jemi shume te dobet ne kete gjendje ku ndodhemi perderisa vijne te huajte dhe bejne veleresimin se kush duhet te na qeverise kush jo . Kush duhet te jene udheheqesit tane dhe cilet jo . Ndodhemi ne nje gjendje qe nuk meritojme te jemi megjithate e kemi vete ne dore per te ndryshuar situaten e kemi vete ne dore per te pare cfare do te behet me ne neser . Urojme nje suksese te madhe rilindjes dhe \z.Rama ai meriton te na udheheq

    • Veprimet tona te deritanishme e kane cuar shqiperine ne kete gjendje por jo me nuk do te lejojme asnje individe tjeter te qeverisi ne menyre te pa merituar e kemi ne ne dore fatin tone dhe te ardhmen e ketij vendi , e kemi ne ne dore per ta lene vendin ne kete gjendje apo per ta cuar drejte perparimit. Urojme qe te behet me e mira per te gjithe me e mira per kete vende .Suksese z.Rama dhe skuadres se tij.

    • nuk mund te lejojme qe te jetojme akoma me frike qe te jemi ne diktature qe te kemi frike te shprehim mendimin tone , ky vend duhet te rilinde qe te ndryshoje politika dhe qe te clirohemi nga bisha sali

  • Nuk shjkohet asnje dite me me Berishen, ndaj me 23 Qershore voto skuadren e Rilindjes se per ndryshe do te kemi nje jete sketerr dhe plt mundim me Berishen qe punon vetem per intersat e tij dhe te familjes se tij.

  • Berisha na ka lodhur,gjithe keto vite ne ekranet e televizorit eshte bere i padurueshem,edhe femijeet e tregojne me gisht si te ishte personazh filmash thriler

  • Cfare mund te presesh prej tije,gjithe diten mbjell vrer dhe urrejtje,idete i kane shteruar dhe nuk cfare ti jape shqiperise.

  • Ne shqiperi po instalohet nje neodiktature per sa kohe eshte ne krye te vendit sali berisha,
    Mbeshtetesit fanatike te tije po ngrene kultin e tije tamam si kulti i Hoxhes
    Duhet vota e te gjitheve per ta larguar nga politika

  • nuk shkohet me nje njeri te pa afte se te ishte nje njeri si edi rama u rrite me gjithe qef tere ato vite ne pushtet ! po ky spo jep asgje per popullin !! eshte bere si komunistat qe vetem dun per vete dhe sdin ca bejn ngaqe cmenden nga paranojat e fiksimet qe kan !! Dhe saliu te le per te deshiruar ne keto raste me gjerat qe ben qe nga jeleku e gjer te makina blindume qe ka dhe shuuuum roje qe mere per cdo miting qe ben . sa ndonje here them me vetem per cdo person ai e ka nej badiguard ose spiun

  • Duhet te ndryshoje shqiperia ,njerezit duhte te lihen te lire te mendojne dhe te gjykojne,por me kete qeverisje dhe PD te pareformuar ky duket nje mision i pamundur

  • Me 23 qershori duhet te gjihte te dalim ne zgjedhje te ndihmojme dhet te ndergjegjesojme edhe te tjeret te bejne te njejten gje.Urugani i fitores Roze po afron.

  • Edhe nje ushqim i mire nuk hahet gjihtemone duhet ndryshuar,jo kjo qeversije qe ka sjelle mjerim e varferi,po krijon ndasine jug – veri api i kuq dhe blu
    Ndryshim!

  • Te gjithe shqiptaret e kane kuprtuar qe nuk rrihet me nen nje qeverisje te korruptuar dhe te deshtuar Berishejnae, e tani po na e thone edhe te huajt, zgjoghu o shqiptare dhe voto per Skuadren e Rilindjes, ta Rilindim kete vend per nje te ardhme me te mire.

  • Demokracia mbart ne vetvete rotacionin.berisha e ka mbaruar ciklin e tij prej politikani dhe prej kryeministri.thjesht nuk ka me se cfare te japi sepse eshte plakur nga inteligjenca dhe nuk ka me asnje ide novatore.ne na duhen njerez me pikpamje me te vertete demokratike e me pikpamje me shume rinore e berisha nuk ka me fuqi te sjelli asnje nga keto te lartshkruajtura.novacionin dhe frymen e vertete demokratike do ta sjelli vetem skuadra e rilindjes sepse jane me social dhe me nje fryme me te vertete demokrate.berisha kaq e pati.ne duam te tjera fytyra te tjere njerez qe do te bejne dicka per kete vend.

  • Cti themi berishes ne qe mesa duket nuk do ta leshoje kurre karriken.ka 20 vjet ne pushtet dhe akoma nuk e kupton qe populli tallet dita dites me te,me menyren sesi flet, me mimiken prej psikopati qe ka,me budallalliqet qe nxjerr nga goja.populli thjesht do te eci perpara dhe berisha vetem 3 hapa mbrapa te con kshuqe njerezit inteligjente dhe ata qe duan me te vertete ndryshimin nuk do te votojne per berishen edhe pse pjesa me e madhe e popullsise eshte fshatare.

  • Ne fakt 8 vite realisht dhe nuk shtyhen me kete njeri ne qeveri, sepse 8 vite ju deshem armikut me te betuar te vendit dhe e katandisi kete vend ne kete rrenim dhe ne nje prapambetje te vendit. Eshte per te ardhur keq qe ky vend qe nuk i mungon asgje katandiset ne kete menyre prej te tille njerezve.

  • Me mire me Salen qe i mbushi xhepat sesa te mbushim tani edhe xhepat bosh te Edit dhe Ilir Metes, ky i fundit eshte usta i Hajdutllikut, te rrjep fare.

    Po flisni kot me duket. Edi nuk fiton dot sepse SHBA jo me kot e ka lene kaq gjate Salen ne krye qe te beje shume para dhe ti bleje votat. SHBA nuk i do soc. e PS, per te ata jane bijte e eterve te PPSH dhe SHBA nuk ja harron PPSH e shokut Enver, dajes e babes te Edit ato sharjet e vjetra…..

  • Nuk ka me te ardhme ky vend me kryeminister si Sali Berisha qe vetem e kane shkaterruar kete vend ne 8 vite dhe nuk kane bere asgje qe te meritoje voten e Shqipetareve sepse e kane demtuar kete vend dhe kane menduar vetem sesi te pasurohen vete.

  • Nuk shkohet me asnje moment me nje komunsit dhe gjysh ne pushtet qe genjen cdo dite shqiptaret, duke u treguar perralla se fakte reale nuk ka…..Eshte koha per nje Rilindje rrenjesore, ndaj me 23 Qershor voto partin socialiste per ti dhene fnd pushtetit deshtak te Berishes.

  • Demokracia eshte rotacizem, ndaj duhet kuptuar qe nuk ka pushtet te perjetshem, duhet te nderrohen udheheqesit, duhet te preskohen pushtete me njerez te rinje, me ide dhe pervoja te reaj, me energji te reja qe puna e tyre te jape efekt…Nese kerkon te jesh ne puashtet deri ne vdekje pranoje se je komunist ne mendesi, i tille eshte Kreyministri ne ikje Sali Berisha.

  • , sali berisha ka mnaruar komplet jo vetem ne moshe por dhe si karrier politike vetem rrenime do te na sjell asgje me shume, diktatoret nuk i duam , ai do te shporret shuem shpejt

  • Shqiptaret te cilesdo moshe qofshin duhet te kuptojne dicka , nese nuk rrezojne me vote te lire Saliun, nuk ka te ardhme per ta dhe femijet e tyre, ndaj eshte thelbesisht e rendesishme qe me 23 Qershore te votojme masivisht partin socialiste per ti dhene fusn pushtetit te korruptuar te Berishes…Rilindje

  • Xhemjsi dhe Miranda kane qene anetare te Partise Komuniste Greke. Jane antishqiptare ne thelb dhe nuk ju ben nderi qe i jepni hapesire. Librat e tyre jane te mbushur me tezat greke, njera prej te cilave eshte ajo qe i quan ortodokset e shqipersie si greke. Shuku Xhejms mamje nuk i thote as merin Korçës, por i thote edhe ne botimet shqip me emrtesen greke “Korica”.
    Se çfare i hyn ne qese ketij se kush qeveris Shqiperine ec e mirre vesh. Le te merret me Samarasit apo Papandreun se aty e ka shpirtin.

  • Sali hajduti duhet te futet ne burg. Ka perdhosur cdo standart te shtetit ligjor. Ka dhuruar(jo shitur) pjese te medha te territorit detar. Permasat e tradhetise te ketij njeriu i kalojne disa here ato te esat pashes dhe te ahmet zogut. Vetem per kete monster antishqiptare duhet rikthyer denimi me ngordhje. Rilindasit nuk e realizojne dot kete mision. Kuqezinjte po.

  • Njerezit perfekte nuk luftojne, nuk genjejne, nuk bejne gabime dhe nuk ekzistojne!

    |Aristoteli|

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *