Komploti kundër Kushtetutës (dhe një letër e Withers-it)

anazapta

Mbi 7 vjet pasi Parlamenti i Shqipërisë mori vendim për të ndryshuar disa nene të Kushtetutës së Republikës edhe ndërkombëtarët po mbështesin pa ekuivok nevojën e disa ndryshimeve të tjera të Kushtetutës. Por këtë herë, për të korrigjuar pikërisht ato ndryshime që u bënë në prill të vitit 2008! Përse? Sepse mjaft nga ato ndryshime kanë rezultuar tejet të gabuara dhe kundërproduktive në raport me sistemin e demokracisë liberal-kushtetuese që themelohet mbi parimin e ndarjes dhe barazpeshimit të pushteteve. Shkurt, ndërkombëtarët e dinë se që reforma në drejtësi të ketë shanse suksesi, duhen zhbërë një pjesë e asaj “reforme kushtetuese” që u votua, vite më parë, një mesnatë prilli, po me pëlqimin e ndërkombëtarëve! Përse ndërkombëtarët jo vetëm toleruan, por përshëndetën ndryshimin nga Kuvendi i Shqipërisë, me votat e bashkuara të PD dhe PS, të Kushtetutës së Republikës në natën e 21 prillit 2008? Përse u shfaqën të shurdhër ndaj atyre zërave që i kundërshtuan këto ndryshime madje edhe protestuan fort kundër tyre? Dhe në mos nuk i dëgjonin dot ata zëra, përse u shfaqën të verbër ndaj parimeve klasike të demokracisë liberale që ato deformime të Kushtetutës i dhunonin aq hapur?!

***

Analiza e sistemit të drejtësisë, një libër voluminoz i përpiluar nga një grup ekspertësh vendas e të huaj në funksion të reformës në drejtësi, nis me çështjen e Presidentit të Republikës saktësisht, me mënyrën si zgjidhet ai. Tashmë, është bërë një shqetësim fakti që kreu i shtetit zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë parlamentare pra, edhe vetëm me votat e mjafta për zgjedhjen e qeverisë. Dhe me të drejtë specialistët kanë konstatuar që zgjedhja në këtë mënyrë e një Presidenti, në thelb partiak dhe jo të pranuar nga të gjitha palët, jo vetëm nuk ka nxitur konsensusin politik në vend duke dëmtuar edhe ndarjen e balancimin e pushteteve, edhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) deri edhe ushtrimin e si duhet nga vetë Presidenti por edhe Parlamenti, të kompetencave kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë. Ndaj analiza sugjeron nevojën e ndryshimit të kësaj situate të krijuar me ndryshimet e Kushtetutës në 2008. Dhe prandaj nuk mund të mos të pyesësh përsëri: Mirë politikanët shqiptarë që, kush më shumë e kush më pak, e kanë në gen nga një dell autokratizmi, po këta ndërkombëtarët ç’patën që e toleruan ato ndryshime të mbrapshta që vetëm me demokracinë dhe lirinë nuk kishin asnjë lidhje?

***

Pak ditë më parë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, ndërsa zhvillohej një tryezë për reformën në drejtësi, ishin prezentë shumica e aktorëve të investuar në ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008. Nga pala shqiptare mungonte opozita e PD. Por nga ndërkombëtarët ishin të gjithë, edhe përfaqësuesit e BE, edhe të OSBE edhe ambasada e SHBA madje, edhe përfaqësuesi i Komisionit të Venecias. Dhe të gjithë folën shumë mirë për nevojën e pavarësimit real të drejtësisë nga politika dhe korrupsioni, për ndarjen e pushteteve dhe rëndësinë jetësore që kanë gjëra të tilla për demokracinë. Madje, theksuan se këto duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët dhe të mos i presin nga ndërkombëtarët. Folën në bazë të principeve të demokracisë. Por mos vallë këto principe të çmuara dhe vitale, nuk i dinin përfaqësuesit e po këtyre institucioneve, ambasadave apo përfaqësive të nderuara 8 vite më parë kur miratonin ndryshime të Kushtetutës krejt në kundërshtim me to? Shqipëria, pushteti i drejtësisë në Shqipëri, ka patur një kosto shumë të madhe për shkak të atyre ndryshimeve. Prandaj kemi të drejtë të pyesim: A janë në gjendje ndërkombëtarët dhe institucionet e tyre, t’i përmbahen parimeve të demokracisë dhe lirisë pavarësisht ndërrimit periodik të personelit të tyre?  Sepse është vetëm një devocion i tillë që garanton një diplomaci të qëndrueshme, pavarësisht kohërave dhe njerëzve, në favor të demokracisë dhe lirisë. I jemi sot mirënjohës ndërkombëtarëve që po mbështesin reformën në drejtësi. Por ndërkaq, ata i detyrohen një ndjesë shqiptarëve për tolerimin, në mos sugjerimin, e atyre ndryshimeve të Kushtetutës pa të cilat, edhe drejtësia shqiptare nuk do të kish degraduar në pushtet të padrejtësisë. Natyrisht, ambasadori amerikan Lu, ambasadorja e BE Vlahutin, ambasadori i OSBE Raunig nuk kanë asnjë përgjegjësi personale. Por mbetet përgjegjësia e institucioneve apo diplomacive që ata drejtojnë.

***

I vetmi deri më sot, që ka kërkuar falje publike nga aktorët kryesorë të asaj kundër-reforme quhet Edi Rama. Ja çfarë shkruhet në librin “Kurban” për ato ndryshime që në fakt, bënë kurban ndarjen e pushteteve dhe që sipas po Ramës: “…për hir të së vërtetës, rezultuan në një pjesë të tyre të pamatura mirë me kalimin e kohës, vetë mënyra sesi u kryen la atëherë shumë për të dëshiruar në opinionin publik, ku zërat e pakompromentuar kundërshtues…u dëgjuan fort dhe sot ka arsye për të kërkuar ndjesë publike që s’u mor parasysh ai shqetësim i ngritur me të madhe dhe për të mos lejuar më asnjëherë një praktikë të ngjashme…”. Kjo ndjesë nuk është thjesht një standard etik. Është provë mësimi nga një gabim dhe si e tillë, garanci për mos përsëritjen e gabimit. Por garancia themelore, është ajo e sistemit të institucioneve të pavarura që pikërisht ato ndryshime të prillit 2008, e minuan rrezikshëm. Dhe investimi i qeverisë Rama ndaj një reforme që synon pikërisht krijimin e pushtetit të pavarur të drejtësisë, shpresojmë se është provë e shtuar e dedikimit për sistemin.

***

Vite më parë, kam publikuar një artikull mirënjohjeje për John L. Withers II, ish-ambasador i SHBA në Tiranë. E falenderoja sepse për disa vjet, edhe pse larg Shqipërisë dhe jo më në detyrën e ambasadorit, u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe të dedikuar, ndër pak zëra të tillë në radhët e ndërkombëtarëve, në mbështetje të demokracisë dhe kundër kërcënimit të një pushteti autokratik. Por sot e vërteta më detyron t’i drejtoj një qortim. Për heshtjen e mbajtur nga ambasada e SHBA në ato ditë të vështira të prillit 2008. Dhe kush hesht para një të keqeje, e pranon atë.

***

Në librin “Komploti Kundër Lirisë” jam përpjekur të analizoj Pse-të e qëndrimit të ndërkombëtarëve që, nuk shkonte në favor të fuqizimit të një sistemi të demokracisë liberale në Shqipëri. Dhe kam arritur në përfundimin se në ato momente, kryesisht për shkak të konfliktualitetit të pafund politik në Shqipëri, ata u dorëzuan dhe duket ranë dakord mes tyre, se shqiptarët nuk e bëjnë dot demokracinë liberale. Dhe se për hir të një stabiliteti, deri edhe rajonal, do të ishte më realiste instalimi i një demokrature, domethënë, i një autokratizmi “demokratik”. Forma më e sofistikuar e këtij qëndrimi, është një opinion “amicus curie” dërguar, në favor të ndryshimeve të Kushtetutës, nga Komisioni i Venecias dhe që te “Komploti” e kam stigmatizuar jo pa revoltë “armikus curie”! Kur edhe ky institucion, i famshëm për mbrojtjen e parimeve kushtetuese të demokracisë u pajtua me çorbën e 21 prillit, nuk kishte si mos dyshoje për komplot dhe të bërtisje deri në kupë të qiellit: Edhe ti o Brut?! Shkurt, Shqipërisë ju ofrua një formulë stabiliteti por jo lirie. Dhe kjo ishte krejt në kundërshtim me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

***

Në artikullin mirënjohës ndaj ambasadorit Withers, pata nënvizuar se parimet universale të lirisë nuk kanë vlerë vetëm për vendet e mëdha; se ato nuk duhen mbrojtur vetëm atëherë kur përputhen me interesa strategjike të shteteve të mëdha. Ato duhen mbrojtur kudo ku ka njerëz. Ndryshe përse janë universale?! I pata shkruar këto radhë edhe me mllef për ato qëndrime krejtësisht të mjegullta, madje edhe në kundërshtim me parimet universale në fjalë, që kishin mbajtur jo pak ndërkombëtarë. Dhe ambasadori Withers më shkruante: “Në ato rreshta, në pak fjalë të thjeshta, ndesh parimin tim udhëheqës, si diplomat dhe si banor i thjeshtë i globit. Gjithashtu besoj se ato fjalë shprehin edhe elementin kyç se si SHBA i përqaset botës: Një element që na ka dalluar ne (amerikanët) si komb nga shumë të tjerë në trajtimin e fqinjëve; një element që nuk mund të lejojmë ta humbasim pa një kosto të rëndë të një statusi që e gëzojmë për kaq gjatë. Dhe ne nuk mund të tolerojmë humbjen e tij, jo vetëm në Rusi apo në Kinë, ne nuk mund të lejojmë të humbasim atë edhe në Shqipëri”.

Share This Article
9 Comments
  • E lexova me vemendje opinionin tuaj zoti Stefani,por nuk kuptova dot ate “formulen e stabilitetit” te asaj pranvere te 2008-es;kob-pranveres se eksplozionit te Gerdecit dhe themeleve te Kushtetutes,me akordin e papare bipartizan majtas-djathtas,dhe kumbar-llekun edhe te zotit Withers.
    Me vjen seriozisht keq qe nje opinionist si ju (per mua I lavderueshem) te vijoni e te kerkoni pergjegjesi ne faktore qe nuk njihen nga ligji e Kushtetuta e Shqiperise e qe nuk paguhen legalisht nga paraja publike shqiptare,,,,sikunder me vjen keq qe e quani ndjese ate qe shpreh Edi Rama ne librin “Kurbani” .Une kam qene me bindje pjese e protestes se madhe qe kundershtonte ndryshimet kushtetuese ,ne terrin e nates se 21 prillit 2008.
    Shqiperia,zoti Stefani ,nuk eshte republike ambasadoresh,qe vdiqet edhe ju armata e gazetareve duke na I vene (tash e 25 vjet) ne qoshe, si zot vendi dhe arshivimi te paudhesive te politikberesve dhe shtetareve shqiptare.
    Jam me shprese se ne opinione
    TUNG. te tjera do t’a vendosni tamam gishtin ne plaget tona qe duhen sheruar,ju uroj mirseardhjen ne komunitetin qe I jep fryme “DITES” sone te dashur.
    TUNG.

    • LORE, E NDERUAR.

      PASKE NGELUR VETEM DHE PO TE BEJ SHOQERI..

      kENI KOMENTUAR POTHUAJSE SIC MENDOJ DHE UNE..

      KY SHKRIM ME DUKET SI ATO TE APARATCIKEVE TE KQPPSH QE ME VONE U KTHYEN REZEVISTET E ELEZ BIBERIT DHE HORDHIVE TE TJERA ANTISHQIPTARE QE ZBARKUAN NE 1990-1991

      ESHTE IDIOTIZEM QE KY “ASS” ANDREA PO EGZAGJERON 1 MILJON HERE ATE MAREVESHJEN E 21 PRILLIT 2008.

      ESHTE E VERETE QE ISHTE NJE VEPRIM I NXITUAR POR JO TE VAREN TE GJITHA FAJET TE AJO DITE.

      Komploti Kundër Lirisë eshte ajo dita kur prune berishen prej Serbise dhe kete e thote sakte Izet HAXHIA

      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë

      • Nuk dua t’ju kundershtoj per bindjen tuaj.Kam respekt per njerzit qe kane dhe mbrojne bindjen e tyre ekskluzive.
        E quaj vertet nje parameter te rendesishem mortjen brekedhjere,si produkt agjenturash,,,,por parameter dominant,ne 23 vjet krethemelje Shqiperie, quaj burracakerine dhe bordellizmin e se “majtes” ,,,,qe ne kararin e nje make up-I adaptues te nje loje te re,i dorezoi antikombetarisht fatet e Shqiperise ne kthetrat e trustit gangster te geshtenjave te Tropojes,,,edhe pse perhere I pavotuar nga shqiptaret,ne shumice.
        Eshte po ky bordellizem qe e gremisi vendin dhe njerezine ne humneren e kaosit te 1997-es dhe grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998.
        Me kete parameter ka bere xhonglerin dr.tritoli,perhere nen keshillim dhe drejtim (sepse ai balle per balle eshte nje hajvan I tere) nga nje shtet paralel, egersisht antishqiptar, me seli jashte Shqiperise.
        Jam me shume shprese se shqiptaret,ne hallet dhe dertet e parrefyera te ketij tranzicioni te pashpirt,jane bere me te mencur dhe racionale per zgjidhjen optimale te problemeve qe u ka mballosur mbi koke dhe xhep nje e vet-thene klase politike,,,,te ciles ne kushtet e nje normaliteti konkurimi dhe loje te ndershme nuk do t’i njihej as emri.
        TUNG.

  • dhe si konkluzion ,cfare ke thene ne gjithe kete faqe te nxire ????
    kishe shkruar per 21 janarin ,perseri nxire nje faqe gazete dhe as mish as peshk
    sot perseri si tip lakoniku interesant
    o shoku Stefani ,per 21 janarin Mmmmmmmeta ,Berisha dhe Rama jane njesoj
    Rama eshte ca me i felliqur

    per Kushtetuten spjego lameizimet ose legalizimet dhe nenin qe ka me shume se te qarte per pronen .Kur Gjykata e STrasburgut ,nuk po ndalet ,
    qelbesirat e rrrilindura cfare tapish leshojne ????????????
    ore a jeni ne vete ju kur shkruani ?????
    po pse mor shoku Stefani ,ai vend fillon e mbaron me Ramen ????
    ai po e shkel perdite Kushtetuten me ato shfaqet prej majmuni ne cirk , ti vete me qenke lodhur me ca letra ambasadoresh ,apo ca ‘mea culpa ” te nje specie qe po ben aq deme ne 2 vjet sa nuk ka me zot ti rregulloj

    je marrosur shoku Stefani ,ke rrrrilindur shume
    dhe me e keqja eshte se e ben me vetedije ,kjo te ben te neveritshem !

  • Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??

    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE

    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.

    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES

    Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??

    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “

    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.

    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.

    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..

    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”

    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht

    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.

    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.

    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”

    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]

    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.

    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.

    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…

    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?

    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?

    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes 3B=biberaj-berishe-basha dhe aktivitetin e tyre te lexueshem proserb.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
    Kush eshte zgjidhja ?
    Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperize nga nazi-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

  • Iliri
    z. Stefani, e perdorni gabim shprehjen … “sistemin e demokracise liberal-kushtetuese qe themelohet mbi parimet e ndarjes dhe barazpeshimit te pushteteve”, dhe e keni permendur disa here ne shkrimin tuaj me tendence qe te krijoni nje perkufizim te ri mbi demokracine liberale. Per ndarjen e pushteteve jane te gjithe palet te interesuara, me perjashtim te diktaturave. Ne Amerike si liberale konsiderohen demokratet dhe si konservatore republikanet. Ne pergjithesi si liberale njihen te majtet dhe si konservatore te djathtet, madje ne Britani te djathtet quhen partia Konservatore. Por si liberalet ashtu dhe konservatoret perkrahin ndarjen e pushteteve ne menyre qe te funksionoje demokracia. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi, ( qe kushtetuten ja pershtasni njerezve qe keni, si p.sh. Bujar Nishani, ne vend qe te ndodhe e kunderta,) nuk ka lidhje me termin liberal apo konservator.

  • goditjen kushtetutes ja dha dyshia Rama BerishaSi gjithmone nderkombetaret perdoren per mbrojtjen e pislleqeve

  • Rama si nje femije kapricioz,i llastuar nga te tijte,hyri ne kurthin qe i pergatiti Saliu dhe nenshkroi ato ndryshime kushtetuese qe po i sherbejne tash sa vjet,pushtetit te perjetshem te Sali Berishes..Per hir te se vertetes Meta hyri ne nje greve ne parlament per te kundershtuar ato ndryshime kushtetuese dhe kur nuk u perfill,ndryshoi strategjine,qe tja hipte kalit germuq te Kleptokracise shqiptare.I humburi eshte populli shqiptar qe mban ne kurriz dy hiena dhe nje koqe gomari si Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *