Champions, 11 më të mirët dhe 11 më të dobëtit

anazapta

Një vit pas Jesper Hansen të Nordsjælland, është Johan Wiland (Kopenhagen) makthi i Juventusit, dhe të gjithë portierët e ëndërrojnë një natë si të tij. Një lojtar tjetër në formacion është Miranda, që bën gol dhe mbron mirë, është ai simboli i Atletikos fituese edhe në Europën “e madhe”. Mekses (dhe Zapata) përcaktojnë suksesin e Milan, pikërisht reparti më i kritikuar i Milanit, ndërsa David Alaba që hap rrugën e golave të Bajernit, tregon se është anësori më i mirë i futbollit total. Theksojmë edhe rëndësinë e Ramsey, Isco, Salah e Djuricic përpara se të zgjedhim Prince Boateng që pas dopietës në eliminatoret me Milan, shënon edhe dopietën e parë me Shalken; Tiago Mota shënon golin e dytë në ndeshjen “alla italiane” mes PSG dhe Olimpiakos (4-1), një ndeshje me ish protagonistë të Serie A – Cavani, Marquinhos dhe Weiss – mes golashënuesve edhe Alex Teixeira, edhe për atë një dopietë duke u kthyer në një simbol të Shakhtar. Ndërsa nga nata magjike e Napolit vëmë në dukje lojën e mirë të Reina, Maggio, Inler dhe mbi të gjitha të Insigne, dhe zgjedhim Valon Behramin për ndërhyrjet e pastra në mesfushë. Dhe në sulm, pa harruar sigurisht Higuain, ne vëmë në formacionin më të mirë tripltetat e Cristiano Ronaldos, Messit dhe dy golat e Wayne Rooney.

 

Më të dobëtit

Në portë zgjedhim Casillas jo për lojën ndryshe të zgjidhnim Akinfeev ose Weidenfeller – por për fatin e keq që e ndjek për dëmtimet, duke theksuar se Iker mungonte prej një viti Champions League. Inter dhe Kopenhagem: Chiellini bën sërish gafa; Constant, por nuk janë më të mirë Zaccardo apo Nocerino. Në San Paolo zhgënjejnë Reus dhe Mkhitaryan. Akoma më keq tek Gallatasaraji dhe Chelsea: Sneijder jep asiste me duart lart, ndërsa Mourinho merr një degjenerim në shtëpinë e tij. Listën e mbyllin Eto’o dhe Drogba.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *