Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët islamikë të Al Kaedas, të drejtuar nga Osama Bin Laden rrëmbyen avionë me udhëtarë dhe u ndryshuan kursin, duke i përplasur pas kullave binjake të “Qendrës Tregtare Botërore”, dy nga ndërtesat më krenare dhe simbolike të Nju Jorkut, të cilat u shembën plotësisht.
Persona që merren me mbledhjen e CD-ve kanë gjetur rastësisht, në një shtëpi që po shitej, 2400 foto të reja nga “Ground Zero” në Nju Jork, të shkrepura pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Fotot duket se janë bërë nga një punëtor ndërtimi që ka ndihmuar me pastrimin e rrënojave pas sulmit terrorist.

j.l./ dita

Shume njerez jane shume me te keqinj ,me barbare se kafshet.