Kjo listë është bërë nga e përditshmja spanjolle “Marca”.
CELTIC: Celtic Park

Është stadiumi më i madh i Skocisë. Antonio Conte ka thënë se të zbresësh në atë fushë është njësoj si të futesh në ferr.
FEYENOORD: Feyenoord Stadium

Një nga tifozeritë më të dhunshme në Europë është ajo e Feyenoord me “Legjinet” e saj.
FENERBAHCE: Şükrü Saracoğlu

Tifozët e Fenerbahce shaqin një koreografi mbresëlënëse në çdo ndeshje.
GALATASARAY: Turk Telecom Arena

Ka marrë emrin ferri turk, ky stadium është shtëpia e denjë e skuadrës më prestigjioze të Turqisë.
LIVERPOOL: Anfield Road

Tifozët “Reds” janë bërë legjendarë me “You’ll never walk alone” që shoqëron gjithmonë skuadrën duke frikësuar (dhe jo pak) kundërshtarin e radhës.
BESIKTAS: Vodafone Park

Këta tifozë kanë detyruar lojtarin e një skuadre rivale (Timo Werner) të kërkonte zëvendësimin, i shqetësuar nga zhurma e madhe.
Crvena Zvezda: Red Stadium

Edhe në këtë kampionat nuk bëhet shaka: tifozët e Crvena Zvezda janë shumë të zjarrtë dhe shumë të dhunshëm.
BORUSSIA DORTMUND: Westfalen Stadium

Në 2009-ën prestigjiozja “Times” e ka cilësuar si impiantin më të mirë. Aty ndodhet ‘muri’ i verdhë legjendar.
PANATHINAIKOS: Apostolos Nikolaidis

Në çdo ndeshje tifozët vishen me të bardhë dhe jeshile, ngjyrat e klubit, duke i dhënë jetë një spektakli vizual.
NAPOLI: San Paolo

Është një stadiumet më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Europës. Tifozët napolitanë nuk kanë asgjë për t’i patur zili tifozerive të tjera të përmendura më sipër.
