Gjatë 40 viteve në vijim, ekonomitë që do të njohin rritjen më të madhe janë ato të 11 shteteve, të cilat janë renditur në një studim të bankës amerikane “Goldman Sachs”.
Në 4 dekadat e ardhshme, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Indonezia, Nigeria, Meksika, Filipinet dhe Turqia do të përjetojnë rritje ekonomike më të madhe në krahasim me vendet e tjera.
Sipas vlerësimeve të bankës, rreth 3 miliardë njerëz deri në vitin 2050 do të jenë pjesë e klasë së mesme, me të ardhura vjetore mes 3 dhe 15 mijë dollarë amerikanë. Indonezia këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej gjashtë për qind, Filipinet 5,5, Kili pesë për qind.