11-vjeçari vret me pushkë 8-vjeçaren

redaktor

Një 11-vjeçar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndaluar nga policia për vrasjen e fqinjës së tij 8-vjeçare.

Shkak i ngjarjes që tronditi opinionin publik amerikan është bërë një mosmarrëveshje mes dy të miturve për një qenush.

Pasi vajza nuk e ka lënë 11-vjeçarin të shohë këlyshin, ky i fundit ka marrë pushkën e gjahut të të atit dhe e ka qëlluar për vdekje. Viktima është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha tha se të dy fëmijët frekuentonin të njëjtën shkollë.

Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë si minoren. Organizata jofitimprurëse “Arkivi i dhunës nga armët” thotë se vetëm këtë vit, në SHBA janë vrarë apo plagosur me armë zjarri 559 fëmijë të moshës 11 vjeç e poshtë.

Share This Article
2 Comments
  • Kesaj i them “DEMOKRACI E KULLUAR PERENDIMORE” une. Kampioni e demokracise ne bote,ka aq shume shthurje (qe duan ta quajne liri),sa qe vetem ne keto 9 muaj,ka gati 600 femije nen 11 vjec,viktima te KAMPIONEVE.Eksperienca e Rajersoneve na ka mesuar shume gjera,qe s`i dinim,edhe ne shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *