A nuk është ide e madhe?

redaktor

Gojët e liga thonë se opozita e tij është e dobët, e vogël, e pafuqishme, që nuk lë gjurmë, që nuk është e aftë të bashkojë, por vetëm të ndajë (ose t’i lërë ashtu si janë), pa ide të mëdha… etj. Unë nuk kam qenë plotësisht i bindur… Gjithmonë kam dyshuar se këto opinione janë thjesht dashakeqe. Por jo më! Tashmë jam i bindur se vërtetë janë thjesht dashakeqe! Madje edhe ziliqare!

Pse e mendoj kështu tani? Epo unë i kam sytë në ballë!

Nëse i keni dhe ju, do mendoni njësoj si unë. Ç’hyjnë sytë e ballit këtu?!

Shikoni foton më poshtë. A nuk flet vetë?

Ai, ndoshta nuk ka bërë asgjë sugjestionuese më parë, por ama këtë e ka bërë më shumë se të tillë! A keni parë ndonjëherë diçka më impresionuese, më të madhe, më të fortë, më domethënëse, më novative?

Për çfarë e kam fjalën?! Po për tavolinën e mbledhjeve, për çfarë tjetër!

Nuk mund të thoni që keni parë ndonjë tavolinë tjetër si ajo: aq të madhe, aq sugjestionuese, aq distancuese, aq kamufluese, aq… e plot “aq”–e të tjera.

Unë do të thosha pa frikë, thjesht “e paparë”!

Askush më parë nuk ka mundur (ose nuk ka guxuar) të bëjë një gjë të tillë. Madje as Obama, Merkel, Putin apo Hu Jintao nuk e kanë një tavolinë të tillë kaq të madhe.

E ka vetëm ai! Është ideja e tij! A nuk është ide e madhe?

 

Ndonjë tendencioz nga ju mund të këmbëngulë që idetë e mëdha janë hedhur në tavolina të vogla, ose pa tavolina fare…

Jeni thjesht tendenciozë, sepse në kohët tona gjërat kanë evoluar bashkë me tavolinat e ideve. Gjërat e mëdha e kanë një pikënisje. Të madhe. Në rastin tonë është filluar nga tavolina. Shumë e madhe. Pastaj gjërat e tjera vijnë më pas. Ku i dihet, ndoshta dhe njerëzit e mëdhenj vijnë e ulen në të. Ndoshta… Shpresa vdes e fundit. Tani për tani kemi tavolinën e madhe: një në dorë!

Ndonjë nihilist mund të vazhdojë të argumentojë që gjerësia dhe gjatësia e tavolinës, nuk mund të mbulojnë cektinën e pellgut të fjalëve dhe mendimeve që tirren mbi të.

Po kjo do të ishte thjesht dashakeqësi!

Ndryshimet sasiore janë zanafilla e ndryshimeve cilësore. Tregohuni të duruar…

Evolucioni kërkon më shume kohë se revolucioni.

Po ka dhe ndonjë skeptik dashamirës, që frigohet se mos populli opozitar ndihet po aq i vogël ndaj asaj tavoline sa dhe lulëzat që përpiqen të ngrenë kokën mes blusë-det, si lulet e kripës.

Le pastaj ndonjë shpotitës vërdallë që mund të thotë se bluja e pafundme e tavolinës nuk mbulon dot zbehtësinë e limontë të fytyrës së kryesuesit të tavolinës, ndërsa përpiqet të bëjë kryetarin.

Aq të djallëzuar sa jeni, mund edhe t’ju shkojë mendja se pikërisht ndaj tavolina është bërë e tillë, për t’i mbajtur bashkëfolësit në distancë mjaftueshëm që të mos vënë re këtë zbehtësi të syunjurit neokryetar.

Mos mendoni “kodra prapa bregut” o njerëz!

Unë për vete jam i qartë…

Po një pikëpyetje e kam edhe unë ama:

Çfarë do ndodhte, nëse kolegu i ulur nga kjo anë e tavolinës do i thoshte kolegut përballë: “Të lutem, më kalo pak shishen e ujit?”

Besoj duhet të jetë një formulë edhe për këtë rast, sepse asgjë nuk ndodh pa një arsye, aq më tepër në një tavolinë të tillë.

Tavolina e madhe është vetëm fillimi i ideve të mëdha…

Share This Article
9 Comments
  • Shkrim shume ironik e gallate, po mire do ishte qe ta vinit edhe foton se ciles i referohet. Une e kam parasysh gjths.

  • Nje tavoline kaq te madhe i shkon edhe nje SALLE STERMADHE!!!
    Sa me shume te zgolohet PD-ja dhe ne krye te saj te jene DORDOLECE si Basha,aq me e madhe do behet tavolina!!!
    Kjo gje eshte bere qe krietari ine holandez te duket madheshor ,ndersa te tjeret para tij vetem EUNUKE!!!
    Edhe HRUSHOVI kur mblodhi perfaqesuesit e 81 PARTIVE KOMUNISTE TE TE GJITHE BOTES NE MOSKE nuk e kishte tavolinen as sa cereku i kesaj te PD=se se SHQUP-it!!!
    Pa llogaritur ketu SALLEN E PARLAMENTIT BRITANIK,qe duket si KAPANON USHTARESH,para GLORIFIKIMIT BERISHIAN!!!
    Sa me shume PORDHE,AQ ME SHUME TANGERLLIK!!!

  • Ik o Ilir i bashkise se dhe ti nuk je pa gje ne korupsionin e bashkise Vlore.Mos u hiq si analist po po ka prokurori duhet te shikoj dhe nga ty!

  • Shkrim i papare, qe thote me shume se editorialet e gazetave qe balten e kane, suksesin e punes se tyre, ose qe flasin me gjuhen e shefit te tyre.

    • Vetem idiotet dhe te shiturit diskutojne se çfare ben opozita, jo, o noterike, kushdo pyet; çfare ben qeveria. Ju e mundet opoziten, ia keni aq shume friken se paguheni per t/u marre me te se qeveria nuk ben asgje dhe doni te terhiqni vemendjen. Nuk i ha kush më keto idiotesira.

      • Vazhdo qendro ne traditen e Saliut deri sa te vi rradha edhe per ju hajdutet, kadal kadal, po vini vete mren dhe me e bukura, po zbertheheni si zonjat, kollaj fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *