111-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta: Dashuria duhet vënë në veprim!

J L

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 111-vjetorin e lindjes së shenjtores Nënë Tereza.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit shkruan se shenjtorja ishte simboli i frymëzimit të humanizmit de nënës së dhembshur shqiptare.

Mesazhi i Metës:

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare.Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor.“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Sot është 111 vjetori i lindjes i Nënë Terezës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën. Jetën ajo ua dedikoj të gjithë njerëzve që ishin në nevojë. Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *