SEANCA / 118 vota pro, Kuvendi i hap rrugën arrestimit të deputetit Armando Prenga

anazapta

Kuvendi ka miratuar me 118 vota pro  kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hapur rrugë arrestimit të deputetit Armando Prenga.

Heqja e imunitetit të deputetit, i përfshirë në një konflikt të armatosur mbrëmjen e së premtes në Laç, është miratuar me 118 vota pro dhe një votë kundër.

Duke reaguar ndaj kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Futi kriminelët në Parlament. Parlamenti është kthyer në strofull e kriminalitetit”, tha Berisha.

Share This Article
2 Comments
  • Si do ja beje tani Komisioni i Sigurise Kombetare ne Parlament pa kete mendje te ndritur e kapacitet intelektual si Prenga? Veshtire do ta kete sidomos dhe reforma ne drejtesi ku deputete me pervoje personale si Prenga, Frroku, Doshi, Ndoka etj nuk do japin kontribut pikerisht aty ku jane shume te pregatitur. Elokuenca e tyre kur flasin te tregon shume zgjuarsi.

  • Ky duhej te ishte ne burg me kohe. Krimi qe ka kryer eshte shume i rende ai duhet te rrije ne burg dhe te vuaje denimin si cdo shtetas tjeter.
    Eshte leshuar si bishe mbi nje fis te tere duke harruar se ka shtet dhe se ka akoma popull dhe njerez te tjere Shqiperia qe nuk e lene te beje si te doje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *