Procesi zgjedhor i 23 qershorit do të mbikëqyret nga një strukturë e re e Policisë së Shtetit. Një sërë ndryshimesh të bëra në fund të vitit të shkuar kanë krijuar strukturën e Rendit dhe Sigurisë, e cila është nën vartësinë e zv/drejtorëve të Drejtorive të Policisë në qarqe. Pikërisht këto prurje të reja, që në fakt kanë bërë karrierë në polici pas vitit 2008, njihen si besnikë të ministrit të Brendshëm, Noka, shkruan sot e përditshmja “Tema”. 12 zv/drejtorët e policive kanë trupat e tyre dhe e gjithë struktura është në vartësinë e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili prej një muaji po merret me trajnimin e policave që do të jenë me shërbim në ditën e zgjedhjeve.
12 besnikët
Prej një muaji, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku po shkon në çdo qytet të vendit, për të trajnuar efektivat e policisë që do të jenë në shërbim ditën e zgjedhjeve.
Ndërkohë, në fund të vitit të shkuar, në të gjithë drejtoritë e qarqeve të Shqipërisë u bënë ndryshime, kryesisht në nivelin e zv/drejtorëve pikërisht të departamenteve të rendit dhe sigurisë. Në ato kohë, ndryshimet nuk u komentuan, por sot këta janë 12 drejtuesit e lartë të policisë që kanë përgjegjësi direkte dhe do të menaxhojnë efektivat e policisë në ditën e zgjedhjeve. Kështu 12 zëvendësdrejtorët e emëruar njihen, jo vetëm si besnikë të Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, por kryesisht kanë bërë karrierë në Policinë e Shtetit pas vitit 2008.
Kështu në drejtorinë e qarkut të Policisë së Tiranës, sa i përket administrimit të procesit zgjedhor, përgjegjës do të jetë Erzen Breçani, që aktualisht mban dhe postin e zv.drejtorit. Ndërsa në Durrës është Asllani Shyti, i cili deri në vitin 2011 ka pasur pozicionin e një shefi komisariati.
Në Vlorë, njeriu që do të komandojë efektivat e policisë në ditën e zgjedhjeve është Elidon Veizi, karriera e të cilat ka shkëlqyer pas vitit 2008.
Në Gjirokastër, në postin e zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë është emëruar Roland Çamo, i cili deri dy vjet më parë mbante gradën e nënkomisarit.
Ndërsa në qytetin e Lezhës, njeriu që do të ketë nën urdhra efektivat e policisë është Eduart Cako, i cili është aq i depolitizuar sa në vitin 2005 ka qenë kandidat i Partisë Demokratike.
Në Shkodër, zv/drejtor për rendin dhe sigurinë është emëruar Vladimir Dubraku, për të cilin askush nuk di të thotë meritat që kanë Policinë e Shtetit, por më së shumti njihet si njeri i katapultuar pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet.
Në qarkun e Elbasanit, i cili konsiderohet ndër zonat ku beteja elektorale mes dy forcave politike, PD-së dhe PS-së do të jetë e ashpër, njeriu që do të ketë një rol kyç në procesin zgjedhor është Gjelosh Prendi. Nëndrejtori i policisë së këtij qarku, meritë të vetme në Policinë e Shtetit, ka të qënurit truprojë e Bujar Nishanit, në kohën që ky ishte në Ministrinë e Brendshme. Në qarkun e Korçës, zv/drejtor është emëruar Kosta Naço, i cili dhe pse mban gradën drejtues I, nuk njihet si një polic karriere ndër radhët e uniformave blu.
Ndërsa në qarkun e Beratit, Ministri i Brendshëm ka emëruar në pozicionin e zv/drejtorit, Ridvan Llulin, i cili deri para vitit 2007 ka qenë pjesë e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa Bashkim Shehu është zv/drejtori që do të menaxhojë situatën në qarkun e Kukësit.
Pikërisht këto 12 burra, të njohur si policë që kanë bërë karrierë pas vitit 2008, dhe si besnikë të drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut do të menaxhojnë dhe mbikëqyrin procesin zgjedhor nga incidentet deri tek transporti i kutive të votimit në qendrat e numërimit të votave. / TEMA

Kush guxon te preke voten e Opozites kesaj radhe do i shkepet koka.
ta provoje te preki voten sali qeni edhe te shikoje se cfare e pret!!! ska me shanse!
te mos guxojne keta plerat e nokes te prekin votat e opozites
nuk jane 1 dhe 2 jane me qindra e mijera vota te majta qe opozita do i mbroje me cdo kusht
ne 23 qershor nis rruga e rilindjes
Nul Moka paska krijuar grupin e tij te te forteve per te vjedhur votat e shqipetareve. Kjo nisme per te krijuar nje komisartiat te ri prane kutive te votimit eshte shume e rrezikshme sepse keshtu si ka degraduar policia me militante te PD nuk do te mbrohet vota, por do te vidhet ajo.
Kjo polici eshte krijuar per te vjedhur zgjedhjet dhe jo per ti mbrojtur ato. Prandaj duhet te votojme te gjithe kunder kesaj vjedhje makabere qe po tentohet te kryhet.
Zoti minister eshte komplet jashte loje me keto qe po ben dhe po kerkon qe te provokoje trazira gjate procesit te zgjedhjeve. Policia nuk po arrin qe te mbroje veten e vet dhe jo me te mbroje votat e shqipetareve.
Nul Moka ky krimb i saliut qe per fat te keq ka ne dore zgjedhjet tona. Ne nuk duhet te leme qe zgjedhjet dhe vota jone te perfundojne ne dore te ketyre njerezeve sepse po te shkoje dihet se cfare ndodh. Ajo qe duhet te bejme eshte qe te gjithe te votojme kunder Saliut dhe Nuk Mookes.
12 horrat e MUL NOKES!!! DUHET TE HIQENI QAFE ME 23 QERSHOR PLEHRA!
12 besniket e Mulit qe do te terrorizojn populli dhe do te masakrojn voten, kjo eshte demokracia Sali Berisha?…RILINDJE menjeher.
Ministri sharlatan i pushtetit dhe lolo i Kryeministrit zbaton me perpikmeri urdharat qe vijne nga lart, packa se jane ne kundershtim te plote me ligjin…Rilindje
Muli me paturpersin me te madhe krijon garde qe do te vjedh votat e shqiptareve dhe do te manipuloi rezultatin…Por te jete i sigurt qe nuk do te mund kurre tu’a marre fitorn socialisteve qe me zor po e presin diten historike te 23 Qershorit.
Ka eksperience Mehmet Rumbullaku si ne rastin e 1996 qe rrahu opoziten me shkop.