‘Tenderi i rreckave’, një maskaradë me faturë 18 milionë dollarë

anazapta
gazeta dita cover

Rreth 1.8 miliard lekë abuzim (lekë të reja, të kuptohemi) në tenderin me Uniformat e Policisë së Shtetit janë shpërdoruar në një tender që implikon disa nga figurat më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe jo vetëm. Kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Bujar Nishani (sot President i Republikës), kreu i Policisë së Shtetit Burgaj dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal, janë denoncuar në organet e drejtësisë.

Denoncimi i bërë disa muaj më parë, mbështetur në dokumente zyrtare, është bërë nga deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa interpretimin teknik për shkeljet e konstatuara në këtë denoncim e ka hartuar, ndër të tjerë dhe specialisti i standardizimit Sokrat Boçi.  Ky tender dhe produkti që ka sjellë me veshjen e policëve ka sjellë pasoja afatgjata, pasoja që me shumë gjasa ka për ti prekur dhe njohur nga afër edhe ministri i ardhshëm edhe drejtori i ardhshëm i policisë së shtetit.

Dosja e këtij abuzimi gjendet në prokurori prej muajsh, por edhe kjo dosje nuk është se ka bërë ndonjë përjashtim nga “simotrat” e saj në prokurori, e ka zënë pluhuri.

Gazeta “Dita” sjell sot një dëshmi të detajuar të abuzimeve me uniformën e policisë së shtetit, dëshmi e dhënë nga eksperti i standardizimit  Sokrat Boçi, i cili na sqaron teknikisht të gjitha “rrengjet” që kanë bërë organizatorët dhe aplikuesit e këtij tenderi me cilësinë e uniformave të mijëra policëve shqiptarë, për të maksimalizuar fitimet dhe për të bërë atë që ndodh rëndom: Mbush xhepat se s’pyet kush. Po në Shtator a do pyesë kush? Është një zinxhir i tërë i disa zyrtarëve të implikuar në këtë aferë me kosto gati 18 milionë dollarë, duke nisur që nga magazinierët e Mulletit e duke përfunduar deri te nënshkrimet dhe urdhrat nga zyrat komode të ministrisë apo Drejtorisë së Policisë. Prej shumë kohësh është bërë e qartë se reputacioni dhe besimi në policinë e shtetit është në pikën e tij më të ulët. Arsyet janë disa, por që besimi të rikthehet, duhet që policëve, atyre policëve të thjeshtë fare, t’u kthehet dinjiteti.

Dinjitet me rrecka dhe zhele s’mund të ketë kurrsesi, apo jo? Ndaj dhe dëshmia e Boçit është mbi të gjitha edhe një orientim i mirë, për ta nisur ringritjen e dinjitetit duke filluar me sqarimin e asaj që ka ndodhur me elementin që simbolizon dhe identifikon menjëherë efektivin e policisë së shtetit: Uniformën… Zoti Boçi! Keni denoncuar një skandal me tenderin për Uniformat e reja të Policisë së Shtetit me abuzim rreth 1.8 miliard lekë dhe keni denoncuar në organet e drejtësisë kupolën e policisë së shtetit, kryeministrin

Berisha, ish-Ministrin e Brendshëm Nishani dhe disa persona të tjerë. Si është e vërteta?

-Po. Nga ky skandal i është kushtuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën afro 1.8 miliard lekë, realizuar nëpërmjet shkeljeve ligjore dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët përkatës. Nga informacionet që ne kemi, dyshohet se pjesa më e madhe e kësaj vlere abuzive, është përdorur në fushatën e fundit elektorale nga PD, kryesisht në zonën ku kandidonte Ministri i Brendshëm Flamur Noka. Unë, siç e thashë më lart, mbështetur në dokumente zyrtare, kam denoncuar për këtë skandal Sali Berishën, Bujar Nishanin, Hysni Burgajn, Flamur Nokën dhe disa drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme

Më konkretisht, cilat janë shkeljet ligjore të këtij tenderi?

-E para, Uniforma e Policisë së Shtetit është e paligjshme për shkak se miratimi i saj me VKM Nr 79 datë 21 janar 2009 nuk bazohet në ligjin Nr 9769 datë 4.7.2006 “Për Policinë e Shtetit”, neni 69 i këtij ligji. Pra, vetë MVKM e tenderi i zhvilluar, janë në kundërshtim me ligjin e mësipërm. Më konkretisht, tenderi për Uniformat e Policisë së Shtetit me fond 2.176.579.968 lekë, është zhvilluar më datë 23.5.2011 me vendim të veçantë(Vendimi 32), firmosur nga  Berisha. Pra, e drejta e zhvillimit të tenderit, në kundërshtim me ligjin, i është hequr Ministrisë së Brendshme dhe i është kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Tjetër shkelje ligjore. Hapet tenderi pa vlerë monetare (fond) dhe në vend që të hapej tenderi për një vit, është hapur për 4 vite!? Pra, dopiogjashta i ngelet në dorë Kryeministrit të ri Edi Rama e Ministrit të Brendshëm, të cilët për katër vite, nuk mund të bëjnë asnjë tender për uniformat dhe policët do të veshin ato uniforma jashtë standardit që Flamuri i mbanë të magazinuara në Mullet.

Tjetër shkelje e rëndë. Në tender është bërë bashkimi i veshjeve të uniformës me këpucët e të gjitha llojeve, kur me ligj, duhen të ndara… Ky tender, nga personat që unë kam denoncuar para drejtësisë, i është dhënë një firme të paracaktuar dhe e afërt me qeverisjen aktuale…

Kush është firma që fitoi tenderin e Uniformave të Ushtrisë

-Fituese është firma “Gjergjefi” me një fond 2.176.579.968 lekë me kontratën Nr 23-4 të datës 20-6.2011 dhe është firmosur na Hysni Burgaj dhe Jani Gjergjefi. Është firmë e paracaktuar, pasi kontratat është bërë vetëm e në përputhje me kushtet që plotëson kjo firmë. Pra, janë kritere të diktuara. Këtu, duhet theksuar dhe shkelja tjetër flagrante, ku firmave nuk u janë kërkuar të specifikuar të gjithë artikujt e uniformës, por nga 101 artikuj që janë, u janë kërkuar vetëm 10 të tillë. Pra, është një abuzim i hapur me qëllim përfitimi. Skandali, bëhet tepër i qartë po tu referohemi artikujve të veshjes që janë blerë dy herë më shumë se sa vlera reale në treg apo se tenderi para ardhës…

Më konkretisht, disa nga abuzimet me çmimet?

-Po. Për shembull, kostumi blu i policisë (xhaketë, pantallona, kapelë) është blerë 21 mijë lekë, ndërkohë që i njëjti kostum, në tenderin  para ardhës, është blerë vetëm 11 mijë lekë. Dhe nuk bëhet fjalë për pak, por konkretisht për 9000 uniforma. Këpucët gjysmë, lustrafin, janë blerë 10 200 lekë kur këta mund të realizoheshin me 4800 lekë papa. Një palë pantallona polici janë blerë 4200 lekë nga 2 mijë lekë që është vlera aktuale e tregut. Bëhet fjalë për 25 mijë palë pantallona. Këmisha polici (mëngë të gjata e mëngë të shkurtra), një copë është blerë 2500 lekë, kur në treg blihet 930 lekë ose tri herë më pak. Bëhet fjalë për 40 mijë copë këmisha. Një kostum për policë qarkullimi (për motocikletë) me lëndë sintetike ka kushtuar 50400 lekë, kur më parë(dhe sot në treg), një kostum i tillë por me lëkurë natyrale(shumë më cilësor) e ka vlerën 30 mijë lekë. Një rrip pantallonash, kryepolici Burgaj e ka blerë me vlerën 2100 lekë, kur në treg, çmimi i tij është 7 mijë lekë.

 

Të kthehemi tek vlera financiare e abuzimit me këtë tender de personat e përfshirë në skandal?

-Në bazë të përllogaritjeve, abuzimi  financiar me këtë tender-skandal, është rreth 1.8 miliard lekë, një shumë e konsiderueshme kjo. Përgjegjësit e këtij skandali kanë hedhur firma, e bardha në të zezë, dhe unë i kam denoncuar. Ata janë Berisha, Nishani (në funksionin e ish-Ministrit të Brendshëm), Ministrit Flamur Noka, Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, titullari i Drejtorisë së Logjistikës Haxhi Bali e të tjerë pjesëtarë të mafies së uniformave në Policinë e Shtetit.

 

Si është sot gjendja e uniformës në Policinë e Shtetit?

-Si mos më keq, e jashtë çdo standardi. Mafia e uniformave, sigurisht me bekimin e krye qeveritarit, janë përkujdesur deri në çdo detaj për të përfituar, duke e vendosur qeverinë e re para faktit të kryer, duke ja lidhur duart. Edi Rama, kryeministri që merr detyrën në shtator, do e gjejë Policinë e Shtetit me uniformën e re, por ajo është jashtë standardit. Për 4 vjet, policët e Edi Ramës janë të detyruar që të veshin këto uniforma, pa pasur mundësi që të gjejnë zgjidhje tjetër. Kjo, pasi fondet janë shpenzuar dhe për 4 vjet, ata nuk kanë asnjë qindarkë për uniformat e Policisë së Shtetit. Aktualisht bie fjala, të gjitha objektet e uniformës për vitin 2014 janë realizuar dhe firma është paguar.

Jo vetëm kaq, por firma prodhuese i ka marr lekët që në vitin 2013!?

Të gjitha këto objekte janë magazinuar në depot e Drejtorive të Policisë së Qarqeve dhe të atyre të komisariateve të policisë. Edhe shpërndarja e tyre nuk mund të bëhet, pasi ka një normë kohore për përfitimin e uniformave nga çdo punonjës i policisë.

Duke parë përmasat e skandalit dhe frikën nga pushteti që vjen (pasi dokumentet nuk mund të fshihen), mafia e uniformave në Ministrinë e Brendshme, veçanërisht drejtori Burgaj, ka nxituar që të ndërmarrin një sforcim për të ‘larë duart‘, pra ti shpëtojnë aq sa munden, përgjegjësisë së rëndë ligjore

 

Cila është kjo masë?

-Këto ditë, çuditërisht si asnjëherë tjetër në stinë vere, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxituar të bëj një kontroll (kuptohet që është kërkuar nga kupola e policisë së përfshirë në skandal) në Ministrinë e Brendshme. Programi i auditit të KLSH, të cilin ne e kemi siguruar, përfshinë pothuaj gjithë artikujt e uniformës. Por pa paragjykuar auditin e KLSH, jam i bindur se synimi është që të jepet ndonjë masë e lehtë, si vërejtje, qarkullim në detyra apo ndonjë gjobë, me synim të përpiqen të shmangin nesër përballjen e shkaktarëve me togat e zeza. Unë shpresoj se denoncimi do të vejë në lëvizje drejtësinë, ndonëse mafia e uniformave në polici, ndaj meje nisi ndëshkimin.

Për çfarë ndëshkimi bëhet fjalë?

-Me të bërë padinë, mua, si ekspert teknik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standartizimit për tekstile e prodhime tekstilesh, lëkurë e këpucë, në janar të vitit 2013, nuk më rinovohet licensa e plotë, por vetëm për plastikë…

Kjo është hakmarrje e mafies së uniformave në Ministrinë e Brendshme, e lidhur me qeverinë e segmente të tjerë të shtetit… Por përtej faktit tim personal, skandali i abuzimit me tenderin e uniformave të policisë, të cilin unë e kam denoncuar e pres që drejtësia ti zbardhë, nuk mund të fshihet.

Të kthehemi tek pohimi i përdorimit të parave të uniformave në fushatë elektorale nga PD?

-Kjo nuk është përfolje, por një gjë që e dinë jo pak njerëz. Për më tepër, janë dokumentet e faktet që nuk mund të fshihen për përfitimet e parave.

Të gjithë personat me funksione shtetërore të përfshirë në këtë tender-skandal, jo vetëm njihen si funksionarë shtetëror që e kanë vënë veten hapur në shërbim të PD, por kanë dhe firmat dhe faktet që i nxjerrin zbuluar. Të hapen kronikat filmike të fushatës elektorale, e këta njerëz do i shikosh në krye e mes strukturave të PD në mbështetje të kandidatëve të saj për deputetë. Ritheksoj një shembull. Ish-kryetari i bashkis së Kukësit, Ylber Zeneli, u thirr nga Flamur Noka dhe u vu drejtor i magazinave policore në Mullet ku u magazinuan dhe uniformat e reja të policisë.

Dy dit para zgjedhjeve, ai dha dorëheqjen për të qenë në krahë të Flamur Nokës (bashkë me drejtues të tjerë të policisë) në fushatën e PD në Has, Kukës, e Tropojë…

Pas fushatës, Flamuri e emëroj këshilltar të tij në Ministrinë e Brendshme. Një kontroll i qeverisë që fillon në punë në shtator e specialistëve të saj, jo vetëm do gjej në detaje abuzimin e plotë 1.8 miliard lekë, por dhe sasinë e përfolur të këtyre parave në fushatë…

Çfarë prisni nga denoncimi për skandalin e tenderit të uniformave?

-Shpresoj për drejtësi. Shpresoj që Edi Rama të mbajë premtimet e dhëna për drejtësi. Pres që vetë drejtësia të shkëputet na të qenit notere e pushtetit të Berishës dhe të vihet në shërbim të së drejtës. Bëhet fjalë për një abuzim jo më pak se 1.8 miliard lekë të taksapaguesve shqiptarë që janë përvetësuar na mafia në pushtet në një tender kryekëput në kundërshtim me ligjin… Për më tepër, është e pafalshme që kjo të rëndoj mbi efektivat blu, aktualisht me një uniformë të cunguar,jashtë standardit, si në asnjë vend tjetër të Europës.

 

Share This Article
12 Comments
  • Do me per Be-Lulin qeveria e ardheshme, apo te presim akoma qe ministri i drejtesise dhe kryetari i gjykates te jene serbe apo greke qe te shpresojme per drejetesi te vertete ne vendin tone. Nuk po kuptojme pse nuk u pret njeri duart dhe koken ketyre krimineleve,por le te shpresojme per shtatorin mbase premtimet do te vene ne vend.

  • Ky Sokrati, eshte nje palo sokrat qe nuk e ka shokun. Me keto qe thote ka filluar qe ne vitin 2004 dhe vazhdon me te njejten histori. Nuk la gje pa share e shkruar ne ate kohe. Flet si ekspert i Standarteve, por ka vetem 3 klase shkolle shkolle te bashkuar, flet per drejtesi por ne kohen kur e perjashtuan ka qene me i korruptuari dhe me hajduti i hajduteve, dhe si duket ky palo specialist e qan kohen kur vidhte vete, dhe kujton se edhe te gjithe te tjeret qe kane punuar pas tij bejne te njejten gje. Po ky vidhte dikur edhe leket e ushtareve ne Spaç por edhe ushqimin e te burgosurve. Ky eshte i teri i rrjedhur, nje pijanec i rendomte dhe duke e ditur qe gazeten e blejne te pakten 4000-5000 punonjes policie, ben pazare me gazetaret. Ne vend te te vije turp per cfare ke bere ne kohen tende, do te hiqesh me katolik se papa.

    • Nese ka vjedhur ju ta kishit fute ne burg. Tash qe ju denancon ai ju nuk keni te drejte ta akuzoni, po e gezofshi ju burgun e ati i lumte qe jua futi.

  • Ky rast eshte nje prej dhjeterave,per te cilat qeveria e re nuk duhet te jhesht. Shqiptaret presin qe akuzat per korrupsion te shndrohen ne praktike e perditeshme e punes se prokurorise dhe gjithshka te perfundoj ne gjykate per te marre secili ndeshkimin sipas fajit.

  • Kaq do mjaftonte qe ne Kroaci Bullgari e gjetke keta zyrtare te perfundonin ne burg. Me kete rast vendi yne do merrte dhe statusin 🙂

    He more katnaret e PD-se, po ke ky tender kush e ka prape fajin LSI-ja?

  • Lexoj nje koment qe shan Sokratin. Por per mua si dhe per te gjithe Shqiptaret nuk ka fare rendesi se si eshte Sokrati (ne rast se ai ka shkelur ligje etj. te denoncohet e mbaje pergjegjesi) por per artikullin si lexues ka rendesi ne se jane fakte te verteta apo jo. Por me qe ka qe ne vitin 2004 qe ai shkruan perr uniformen. Atehere kjo eshte turpi i shtetit dhe i Hysni Burgaj qe jane gati 10 vjet dhe nuk eshte mare asnje mase, nuk eshte pergjigjur askush per vjedhjen qe jane bere.Kur Policia ka detyre ligjore i zbuloj e jo me te therase KLSH-ne e Bujarit dhe tye kerkoj qe ti mbylle veprimet e saj.

  • E Dashur Gazeta Dita! Aty ne faqet e tua gjejme gjithmon lajmin e vertet,ndoshta na duket neve
    por duhet te jete keshtu. Vetem si une edhe shume shoke e miq te mite qe jemi miq te kesaje gazete kemi nje kerkese,per te cilen duhet t’jua. Ne faqet e gazete tone (neve keshtu e quajme) shkruan edhe nje fare” prof.dok.” ne ekonomi….Alqi Naqellari.,te cilin neve e njofim mire qe kur ka qene i vogel edhe tani qe eshte rritur. Do t’u lutemi shume qe te mos na e beni pis faqen e gazetes qe zini me budallalleqet e ati lloj profesori. Edhe juve duhet te merrni me shume te dhena per njerezit qe ju afrojne shkrime.Ju jap garanci te plote se ne 80 % e lexuesve te gazetes sa shikojne emrin e atij,ose nuk e blejne gazeten ose ate faqe nuk e hapin fare.Teorite fillozofike ne forme bejtesh te ketyre lloj-lloj “shkencetareve” ose me sakt
    mercenareve e sollen shoqerine Shqipetare ne ket fare terexheje.Guzhinat ku gatuhen teorit
    e ketyre lloj mercenareve jane shume te thella dhe era e gjelleve qe hane keta eshte shume e qelbur.Duke menduar se nuk ju bezdis dhe se mirekuptohemi duke mos e konsiderur
    komentin si tendecios,ju uroj suksese ne misionin tuaj.

    m

  • I nderuar Kujtim Borici para se te intervistonje Sokrat Bocin duhet ti benje vetem nje pytje,KUSH TA KUROVI GRUAN KUR AJO ISHTE ME KANCER(NDJES PASTE)?KUSH TI DHA LEKET?Kaq per momentin se kam dhe me shume.

  • Te shohim cdo te beje Prokuroria e A.Llalles.Te shohim cdo te bejne Ministri i Brendshem i ardhshem.Me ke do te zevendsohet H.Burgaj,qe penetroi mire deri tani.etj.etj

  • Trala-la zura nje gale. Berisha eshte si ajsbergu. Kjo eshte nje pjese e dukeshme.Po pjesa tjeter? Sa krime e pervetesaime, tjetersime, vrasje e kuta di une …?A ka bythe Llalla te hetoje kete kupole MAFIOZE ? Po qendrove ne vend o Llalle, as hirre per derrat, nuk do te mbetesh.

  • Intervista duhet te jete shume e sakte…..ne lidhje me kete [problem hajnishe por edhe per shume probleme te tjera qe lidhen me rendin, emerimet apo rrushfetet qe merreshin ne ate ministri dhe sidomos ne kohen e Nishanit minister, me vjedhjet qe beheshin dhe behen ne parkun e ministrise, me ka folur nje oficer qe atehere kryente detyren e inspektorit te pergjithshem per policine, garden dhe SHKBn, me shume shqetesim dhe qe per te gjitha keti informohej Berisha ne hollesi…..gjejeni dhe pyeteni se do te degjoni xhevahire per ministrine dhe policine e shtetit………gjendet lehte se ka qene i vetem ne ate detyre……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *