Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 12 kërkesa të biznesit për programet elektorale të PS-së dhe PD-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > 12 kërkesa të biznesit për programet elektorale të PS-së dhe PD-së
EkonomiLajmi i fundit

12 kërkesa të biznesit për programet elektorale të PS-së dhe PD-së

editor
Published February 23, 2013
Share
SHARE

Sipërmarrjes private në Shqipëri i ka mbërritur “thika në palcë”. Kriza që po kalon biznesi, vështirësitë e përditshme për mbijetesën në këtë treg ku konsumi po ulet cdo ditë e më shumë, ka cuar në grupimin e sipërmarrësve në një zë të vetëm për të dalë me kërkesa të vecanta, duke e parë si të vetmen formë të mbijetesës së tyre. Këtë radhë pa pritjen në një rrjeshtim apo tjetër të kampit politik, sipërmarrja kërkon që kushdo qoftë ajo forcë politike që do të qeverisë vendin të marrë në konsideratë pretendimet e tyre, në të kundërt ecuria e biznesit do të jetë një pikpyetje e madhe mbijetese apo falimentimi. Kështu dje në mbledhjen e Kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset kërkuan përfshirjen në programet elektorale dhe zbatimin e tyre nga qeveria e ardhshme të shlyerjes së të gjitha detyrimeve që shteti ka ndaj sipërmarrësve, përfshirë rimbursimin e taksave brenda një afati tre mujor.  “Shlyerja e detyrimeve të qeverisë ndaj sipërmarrjes private në të gjitha fushat e ekonomisë ku ekziston kjo marrëdhënie. Rimbursimi i TVSH, akcizave si dhe të gjithë taksave të tjera që buxheti i shtetit mund t’i ketë sipërmarrjes private gjate ushtrimit te aktivitetit te saj brenda afatit 3 mujor. Kjo te realizohet duke bërë ndërhyrjet e nevojshme ligjore”. Këto ishin disa nga kërkesat e biznesit që erdhën të formësuara nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka.

 

 

Kërkesat për përfshirje në programet elektorale:

 

1.    Shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit

2.    Rimbursimi i TVSH brenda një afati prej 3 muajsh

3.    Ulje e barrierave për të rritur eksportet

4.    Heqja e referencave me të gjitha vendet e BE

5.    Heqja e referencave  në sistemin fiskal

6.    TVSH jo më e lartë për bujqësinë dhe shërbimet turistike

7.    Hapja e Bankës Ekonomike për kreditimin e biznesit

8.    Heqja e TVSH për të gjitha pajisjet që i shërbejnë biznesit

9.    Aplikimi i TVSH në qarkullimin tregtar duke hequr kufirin e ndarjes së bizneseve

10.  Platformë për trajtimin e kredive të këqija

11.  Heqja e TVSH për bileta dhe abone, heqja e akcizës së naftës etj

12. Heqja e TVSh-së për të gjithë artikujt që shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e plasmasit dhe produketeve të tjera që janë në shërbim të sektorit bujqësor

 

Sugjerimet për promovimin e biznesit:

 

1.    Përcaktim i sektorëve prioritarë të ekonomisë

2.    Rritja e partneritetit publik-privat

3.    Përjashtimi i sipërmarrjeve të reja nga tatim fitimi për tre vjet

4.    Përjashtimi i sipërmarrjeve të reja nga dividenti për tre vjet

5.    Ligje për mbrojtjen e biznesit

6.    Garantimi i infrastrukturës për bizneset e reja

7.    Matje e performancës së administratës tatimore dhe doganore duke u bazuar te vlerësimet e biznesit

8.    Strukturimi i sistemit tatimor në Qarkun e Tiranës

9.    Politika për punësimin e të rinjve

10.  Mundësimi për eksport i të gjithë produkteve ushqimore drejt vendeve të BE-së brenda një periudhë 12 mujore.

11.  Zbatimin e ligjit urbanistik lidhur me ndërtimet pa leje brenda vitit 2013.

12. Qeveria shqiptare që brenda vitit 2013 të miratohen të gjitha planet rregulluese të bashkive dhe komunave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

editor February 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?