Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane. Ata janë kapur në Bussolengo, ndërsa iu janë sekuestruar 12 kg marijuanë.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë lëvizje të dyshimta të shqiptarëve. Menjëherë policia ka nisur kontrollet.
Shqiptarët i ka arrestuar në një pyll të zonës, ndërsa ishin duke hapur një gropë. Pas ndërhyrjes policia ka gjetur 12 kg kanabis e fshehur nën tokë. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa janë sekuestruar edhe 2.000 euro. /tvklan.al
